16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 253

Kurti nga Suhareka premton rritje të pagës minimale 500 euro

0

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral me qytetarët e Suharekës. Para tyre, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, foli për të arriturat gjatë qeverisjes së tij në të gjithë fushat, në këtë komunë.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, gjatë shpalosjes së programit premtoi rritje të pagës minimale 500 euro, vende të reja të punës si dhe rritje të buxhetit për barna esenciale.

“Me programin Superpuna për Gratë, që do të vazhdojë në mandatin e radhës dhe pagën minimale që do ta bëjmë mbi 500 euro, kemi patur mbi 13 milionë euro investime në infrastrukturë për Therandën. Kjo komunë do të bëhet edhe me autostradë të re edhe me digë të re, që sigurojnë edhe qëndrueshmëri edhe zhvillim”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurti, po ashtu, premtoi se do të ketë investime edhe në Suharekë, por edhe në gjithë Kosovën, duke shtuar se do të ketë rritje të buxhetit për shumë kategori shoqërore, edhe  për ushtrinë, deri 1 miliard euro.

Albin Kurti, kandidat për kryeministër, foli edhe për buxhetin në ushtri dhe energji.

“Kemi shtuar zhvillimin ekonomik edhe sovranitetin, ne kemi zhvilluar edhe dialog të suksesshëm në Bruksel. Me qeverinë tonë do të kemi Kosovë stabile”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar se do të investojë edhe ne infrastrukturë, në ndërtimin e autostradës, por edhe në rrugët regjionale, si dhe investime të tjera që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Suharekës, por edhe në të gjithë vendin.

Ndërsa, Arbërie Nagavci, para qytetarëve tha se nuk ka kategori shoqërore, familje që s’e ka ndjerë dorën e qeverisë, ndërsa është investuar edhe në sferën e arsimit.

Marketing

Në Rogovë të Hasit organizohet aksion për dhurimin e gjakut

0

Në Rogovë të Hasit është organizuar një aksion për dhurimin e gjakut në prag të Epopesë së UÇK-së. Dhuruesit e gjakut thonë se do t’u përgjigjen këtyre aksioneve sa herë që të jetë e nevojshme.

Në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe kujtimit të 30 dëshmorëve të rënë për liri, në Rogovë të Hasit është organizuar aksion për dhurimin e gjakut.

“Në datat 27, 28 dhe 29 janar ‘99 ka ndodhur një masakër këtu në fshatin tonë, dhe për hir të dëshmorëve dhe martirëve, ne çdo vit dhurojmë gjak. Kjo është më e pakta që bëjmë ne për dëshmorët dhe martirët e vendit tonë”, tha Nuhi Berisha, dhurues dhe organizator.

“Është një ditë e veçantë. Sot është vlerë, e nderon gjakun e dëshmorëve fshatin e Rogovës dhe rrethinën. Edhe juve ju falënderojmë shumë që po na përkrahni çdo herë,” tha Masar Bytyqi, dhurues.

“Shumë mirë po e ndiej veten. Jam i lumtur që iu kam përgjigjur kësaj thirrjeje, sidomos kur gjaku im shkon në një adresë. Lutem që të shkoj në vendin e duhur dhe të shëroj një pacient,” tha Haki Berisha, dhurues.

Edhe Ali Sadiku, mjek i QMF-së në Rogovë, i është bashkuar aksionit për dhurimin e gjakut.

“Siç e thatë edhe ju, unë jam mjek i kësaj Qendre, por gjithashtu jam edhe dhurues si qytetar i Republikës së Kosovës. Normalisht sot është një ditë e veçantë, sepse dhurimi i gjakut është i mirë edhe për shëndetin, por gjithashtu na kujton edhe sakrificat e mëdha të dëshmorëve të Rogovës dhe rrethinës, të cilët dhanë jetën për liri”, tha Sadiku.

Ky aksion është përkrahur nga aktivistë dhe të rinj të Rogovës, si dhe nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve në Gjakovë./rtk/

Marketing

 

QKMF-ja në Prizren aktivizon shërbimin e informimit për qytetarët

0

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhip Berisha” në Prizren ka aktivizuar shërbimin e informacionit.

Sipas njoftimit të QKMF-së ky shërbim është vënë në dispozicion “për të ndihmuar dhe udhëzuar çdo qytetar që kërkon të dijë ku mund të drejtohet për shërbimet mjekësore që i nevojiten”.

“Nëpërmjet këtij shërbimi, qytetarët do të mund të marrin informacione të sakta dhe të shpejta për orarin dhe lokacionin e shërbimeve specifike; procedurat e regjistrimit; ndihmën mjekësore urgjente dhe rutinë; shërbimet e mjekëve specialist”, thuhet në njoftim.

Aty gjithashtu theksohet se pacientët “do të pajisen me kartela, të cilat do të përdoren për t’u drejtuar tek mjeku kujdestar”.

“Këto kartela do të shërbejnë që çdo qytetar të marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase”, thuhet në njoftim.

Marketing

 

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Liria e Prizrenit do të rikthehet në majën e futbollit

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka premtuar se Klubi Futbollistik ‘Liria’ i Prizrenit do të rikthehet në vendin e merituar.

“Patëm kënaqësinë të takojmë Kryetarin Valon Osmani dhe Drejtorin Valon Bytyqi të klubit të futbollit Liria, të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për rikthimin e këtij klubi të qytetit në Superligë”,  shkruan Ukaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 97.

“Liria, një klub me traditë të madhe dhe histori të pasur, është krenaria e qytetit tonë. Me përkushtimin dhe vizionin e drejtuesve të saj, jemi të bindur se ky ekip do të rikthehet aty ku e ka vendin – në majat e futbollit tonë! Suksese në këtë rrugëtim!”.

Marketing

 

Në pesëvjetorin e rënies u përkujtua Heroi i Kosovës, Sami Thaçi

0

Sot, në pesëvjetorin e rënies, është përkujtuar Heroi i Kosovës, Sami Thaçi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i luftës së UÇK-së, i cili dha jetën heroikisht në krye të detyrës.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, zyrtarë policorë, veteranë të luftës së UÇK-së dhe shumë qytetarë kanë bërë nderime dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të tij në fshatin Shkarashnik të Malishevës.

“Samiu ka rënë heroikisht në krye të detyrës, duke mbrojtur rendin, ligjshmërinë dhe jetën e qytetarëve të vendit tonë. Ju, familje e Samiut, duhet të jeni krenarë për të kaluarën, veprat dhe heroizmin e tij,” ka theksuar kryetari Kastrati.

Ai gjithashtu ka vlerësuar lartë kontributin e tërë familjes Thaçi në luftën çlirimtare.

Marketing

Rahoveci me nëntë përforcime synon mbijetesën në Ligën e Parë

0

Pas emërimit të trajnerit Liridon Leci, Rahoveci ka bërë 9 përforcime për pjesën pranverore të sezonit.

Skuadra ka përmirësuar sulmin me Erduan Ibrahimin, Henry Chibuezen dhe Zenel Gavazajn, mesfushën me Arianit Krasniqin, Arbnor Halitjahën, Planet Veselin dhe Lavdim Graincën, mbrojtjen me Bind Maxhunin dhe portën me Entoni Shkozën.

Ekipi, që përfundoi vjeshtën në vendin e parafundit me vetëm 7 pikë nga 14 ndeshje, po përgatitet intensivisht për të shmangur rënien nga Liga e Parë – Grupi A. Me formatin e ri që pritet në sezonin 2025/26, ku Liga e Parë do të ketë një grup të vetëm me 18 ekipe, Rahoveci synon të sigurojë mbijetesën këtë sezon./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Prizren, shtyhet rigjykimi për vrasje në tentativë

0

Në Gjykatën Themelore në Prizren, me kërkesën e të akuzuarit Agron Sopaj, është shtyrë seanca e ditës së martë, për arsye se i njëjti deklaroi se nuk ishte në gjendje të përcjellë seancën për shkak të problemeve shëndetësore.

Gjatë seancës, avokati i të akuzuarit Sopaj, Nazmi Mustafi, ka dorëzuar gjykatës raportin mjekësor në lidhje me shëndetin e të mbrojturit të tij, duke shtuar se në bazë të raporteve mjekësore, ai nuk është në gjendje të mirë psikike për të përcjellë gjykimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e trupit gjykues Ajsere Skenderi ka pyetur të akuzuarin nëse është i gatshëm që të jetë i pranishëm në seancë, por ai deklaroi se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për të përcjellë gjykimin dhe kërkoi që seanca e sotme të shtyhet.

Kryetarja e trupit gjykues, Skenderi, ka aprovuar kërkesën e të akuzuarit Sopaj duke e shtyrë seancën në afat të pacaktuar.

Në këtë rast, i akuzuar për pjesëmarrje në rrahje ka qenë edhe Bekim Xhaferi, por në rigjykim Prokuroria ka hequr dora nga akuza ndaj të njëjtit.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, në tetor të vitit 2018, kishte shpallur aktgjykimin për këtë rast, e ku i akuzuari Rinor Xhaferi, ishte shpallur fajtor për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe e ishte dënuar me 15 muaj burgim. Gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues kishte rikulifikuar veprën penale nga “Vrasje në tentativë” nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal, në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189, par.1.1 të Kodit Penal.

Kurse, Bekim Xhaferi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” dhe të ishte dënuar me tre muaj burgim.

Ndërsa, Agron Sopaj ishte shpallur fajtor për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Për lëndim të rëndë trupor, Sopaj ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, kurse për lëndim të lehtë trupor ishte dënuar me tre muaj burgim. Dënimi unik i shqiptuar ndaj tij kishte qenë tetë muaj burgim efektiv.

Apeli kishte kthyer lëndën në rigjykim me arsyetimin se aktgjykimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384, par.1, nënpar. 1.12 lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 16 gusht 2018, Rinor Xhaferi, akuzohet se me dashje ndërmerr veprime për vrasje të personit tjetër, por vepra nuk është realizuar.

Sipas Prokurorisë, vepra ishte kryer në atë mënyrë që në rrugën e shtëpisë së tij, në fshatin Korishë, për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme lidhur me rrugën dhe largimit të cungave prej rrugës nga ana e të dëmtuarit Agron Sopaj, i akuzuari Rinor Xhaferi së bashku me babanë e tij, shkon në drejtim të të dëmtuarit Sopaj, ku fillimisht përleshen me grushte, e pastaj në një moment me thikë dy herë e godet të dëmtuarin në regjionin e kafazit të majtë të kraharorit afër zemrës dhe një herë në regjionin e abdomenit.

Për këto veprime, Rinor Xhaferi akuzohet nga prokuroria ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

Ndërsa, Bekim Xhaferi akuzohej se merr pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndime të rënda trupore për personin tjetër, ashtu që së bashku me të birin e tij, të akuzuarin Rinor Xhaferin me grushte e pastaj me një shkop e godet nëpër pjesë të ndryshme të trupit të dëmtuarin Agron Sopaj.

Me këto veprime, Bekim Xhaferi po akuzohet se ka kryer veprën penale, pjesëmarrja në rrahje.

Kurse, Agron Sopaj akuzohet se i shkakton lëndim të rëndë trupor personit tjetër, deri në masën e tillë sa që mund të rezultojë me dëmtimin e përkohshëm të shëndetit, në atë mënyrë që gjatë përleshjes, me grushte e godet të dëmtuarin Bekim Xhaferin, të cilit i shkakton lëndime të buta të hundës, nën gjurit të majtë dhe lëndime të tjera.

Po ashtu, ai akuzohet se gjatë përleshjes, Rinor Xhaferin e godet me grushte nëpër trup dhe fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë dhe në pjesën e majtë të fytyrës.

Me këto veprime, ai akuzohet nga Prokuroria se ka kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” si dhe “Lëndim i lehtë trupor”. /BetimipërDrejtësi

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare në partneritet me ITP Prizren ofron dy pako të shërbimeve për bizneset

0

Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare ka njoftuar se ofron dy pako të shërbimeve për bizneset.

Në njoftimin e kësaj ode thuhet se në vitin 2024 janë bashkuar forcat me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren për të ofruar mbështetje të personalizuar për bizneset brenda ITP-së që synojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun gjerman, si dhe për investitorët gjermanë të interesuar për të hyrë në tregun kosovar duke u bërë pjesë e ITP-së.

“Me një fokus të veçantë në rritjen ekonomike dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar, ne po ofrojmë dy pako shërbimesh që drejtojnë biznesin tuaj drejt suksesit”, thuhet në njoftim.

Pakoja Soft-Landing, sipas OEGjK siguron një hyrje më të lehtë në tregun e Kosovës, duke filluar nga regjistrimi i biznesit dhe hapja e llogarisë bankare deri te mbështetja për rekrutim dhe njohuritë mbi të bërit biznes në Kosovë, me ç’rast mbulon të gjitha elementet esenciale për një investim të suksesshëm.

Në këtë pako gjithashtu përfshihen asistimi në vendosjen, ndërmjetësimin për krijimin e partneriteteve lokale dhe integrimin në komunitetin lokal të biznesit, duke i ndihmuar ato të ndërtojnë një bazë të qëndrueshme për rritje afatgjatë.

Ndërkaq Shërbimi GoGlobal, sipas OEGjK, ndihmon bizneset të zgjerohen në Gjermani, duke u ofruar njohuri kulturore dhe të tregut, mundësi të personalizuara të rrjetëzimit përmes B2B, dhe mbështetje për regjistrimin e biznesit. Ky shërbim përfshin gjithashtu promovimin në medie digjitale, si publikimin e artikujve në rrjete biznesi gjermane, dhe qasje në udhëtime delegacionesh dhe evente, duke ofruar rrjetëzim dhe dukshmëri në tregun gjerman.

“Duke përfituar nga këto shërbime, bizneset mund të orientohen lehtësisht në tregje të reja, të ndërtojnë partneritete kuptimplota dhe të arrijnë rritje të qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë theksohet se Kosova ofron një vendndodhje strategjike në zemër të Europës Juglindore, normë tatimore 10% në të ardhurat e korporatave, procese të thjeshtuara të regjistrimit dhe një fuqi punëtore të re dhe dinamike, duke e bërë atë një destinacion ideal për investime dhe inovacion.

Marketing

 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon përmirësim në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë të ditur se në janar 2025 është renditur 1,864 vende më lart në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics.

“Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke shënuar rritje për 1,864 vende më lart në ranglistën ndërkombëtare Webometrics, krahasuar me korrikun e vitit 2024. Ky progres i rëndësishëm reflekton përkushtimin e universitetit për të rritur cilësinë në arsim, hulumtim shkencor dhe shërbime akademike”, thuhet në njoftimin e këtij Universiteti.

Aty nënvizohet se ky avancim tregon një përpjekje të vazhdueshme për të fuqizuar pozitën e universitetit në arenën globale, duke ofruar mundësi më të mira për studentët dhe stafin akademik.

“Përmirësimi në këtë ranglistë është dëshmi e reformave dhe zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani lidhur me këtë arritje ka theksuar se “ky sukses është një motivim i mëtejshëm për të vazhduar përmirësimin e standardeve akademike dhe për të përgatitur më mirë studentët për tregun global të punës”.

Sipas komunikatës, kjo ngritje në ranglistën Webometrics, jo vetëm që e bën Universitetin “Ukshin Hoti” më konkurrues në rajon, por gjithashtu kontribuon në përmirësimin e imazhit të arsimit të lartë në Kosovë.

Marketing

Hidhet shorti për 5 Përfaqësueset e Kosovës

0

Në Munih të Gjermanisë është hedhur shorti për garat ndërkombëtare që do të organizohen gjatë verës së këtij viti.

Kosova do të paraqitet me pesë Përfaqësuese të reja, derisa në short kanë marrë pjesë edhe Adriatik Rraci, Drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Zëvendës Sekretar i FBK-së dhe Artina Hasani, Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3×3 në FBK.

Federata e Basketbollit të Kosovës do të organizojë FIBA U-16 Women’s EuroBasket 2025 Divizioni C, që do të mbahet nga 8 deri 13 korrik 2025. Ky Evropian do të mbahet në Pejë.(Shorti)/PrizrenPress.com/

Marketing