Kurti nga Suhareka premton rritje të pagës minimale 500 euro

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral me qytetarët e Suharekës. Para tyre, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, foli për të arriturat gjatë qeverisjes së tij në të gjithë fushat, në këtë komunë.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, gjatë shpalosjes së programit premtoi rritje të pagës minimale 500 euro, vende të reja të punës si dhe rritje të buxhetit për barna esenciale.

“Me programin Superpuna për Gratë, që do të vazhdojë në mandatin e radhës dhe pagën minimale që do ta bëjmë mbi 500 euro, kemi patur mbi 13 milionë euro investime në infrastrukturë për Therandën. Kjo komunë do të bëhet edhe me autostradë të re edhe me digë të re, që sigurojnë edhe qëndrueshmëri edhe zhvillim”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurti, po ashtu, premtoi se do të ketë investime edhe në Suharekë, por edhe në gjithë Kosovën, duke shtuar se do të ketë rritje të buxhetit për shumë kategori shoqërore, edhe  për ushtrinë, deri 1 miliard euro.

Albin Kurti, kandidat për kryeministër, foli edhe për buxhetin në ushtri dhe energji.

“Kemi shtuar zhvillimin ekonomik edhe sovranitetin, ne kemi zhvilluar edhe dialog të suksesshëm në Bruksel. Me qeverinë tonë do të kemi Kosovë stabile”, ka thënë Kurti.

Ai ka premtuar se do të investojë edhe ne infrastrukturë, në ndërtimin e autostradës, por edhe në rrugët regjionale, si dhe investime të tjera që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Suharekës, por edhe në të gjithë vendin.

Ndërsa, Arbërie Nagavci, para qytetarëve tha se nuk ka kategori shoqërore, familje që s’e ka ndjerë dorën e qeverisë, ndërsa është investuar edhe në sferën e arsimit.

Marketing

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit