Në Rogovë të Hasit organizohet aksion për dhurimin e gjakut

Në Rogovë të Hasit është organizuar një aksion për dhurimin e gjakut në prag të Epopesë së UÇK-së. Dhuruesit e gjakut thonë se do t’u përgjigjen këtyre aksioneve sa herë që të jetë e nevojshme.

Në prag të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe kujtimit të 30 dëshmorëve të rënë për liri, në Rogovë të Hasit është organizuar aksion për dhurimin e gjakut.

“Në datat 27, 28 dhe 29 janar ‘99 ka ndodhur një masakër këtu në fshatin tonë, dhe për hir të dëshmorëve dhe martirëve, ne çdo vit dhurojmë gjak. Kjo është më e pakta që bëjmë ne për dëshmorët dhe martirët e vendit tonë”, tha Nuhi Berisha, dhurues dhe organizator.

“Është një ditë e veçantë. Sot është vlerë, e nderon gjakun e dëshmorëve fshatin e Rogovës dhe rrethinën. Edhe juve ju falënderojmë shumë që po na përkrahni çdo herë,” tha Masar Bytyqi, dhurues.

“Shumë mirë po e ndiej veten. Jam i lumtur që iu kam përgjigjur kësaj thirrjeje, sidomos kur gjaku im shkon në një adresë. Lutem që të shkoj në vendin e duhur dhe të shëroj një pacient,” tha Haki Berisha, dhurues.

Edhe Ali Sadiku, mjek i QMF-së në Rogovë, i është bashkuar aksionit për dhurimin e gjakut.

“Siç e thatë edhe ju, unë jam mjek i kësaj Qendre, por gjithashtu jam edhe dhurues si qytetar i Republikës së Kosovës. Normalisht sot është një ditë e veçantë, sepse dhurimi i gjakut është i mirë edhe për shëndetin, por gjithashtu na kujton edhe sakrificat e mëdha të dëshmorëve të Rogovës dhe rrethinës, të cilët dhanë jetën për liri”, tha Sadiku.

Ky aksion është përkrahur nga aktivistë dhe të rinj të Rogovës, si dhe nga Organizata e Familjeve të Dëshmorëve në Gjakovë./rtk/

Marketing

 

Më Shumë

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit