27.7 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 264

Policia me detaje për shpërthimin e fishekzjarreve në Prizren: Dy persona u lënduan, njëri në gjendje më të rëndë

0

Policia ka dhënë detaje për rastin e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitje në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, të martën.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të lënduar janë dy persona, dhe njëri prej tyre për shkak të gjendjes më të rëndë është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 31.12.2024-21:30. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim i zjarrit nga ndezja e mjeteve piroteknikë në një pikë-shitje në trotuar dhe si pasojë është përhap zjarri edhe në lokalet dhe ndërtesat për rreth kësaj pikë-shitjeje. Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar në Emergjencë në Prizren dhe më pas njëri prej të lënduarve për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë shkaktuar dëme materiale në objekte si banesa, lokale dhe automjete. Njësiti i zjarrfikësve ka dalë në vend ngjarje dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin”.

Totaj viziton policët, zjarrfikësit dhe punonjësit e urgjencës në fillim të vitit 2025

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar policët, zjarrfikësit dhe punonjësit e urgjencës në orën e parë të vitit 2025.

Ai i ka shprehur mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të palodhur në shërbim të qytetarëve, duke qenë gjithmonë në vijën e parë të frontit përgjatë 24 orëve, gjatë 365 ditëve të vitit.

“Këto vizita nuk janë vetëm për ta vlerësuar kontributin e këtyre profesionistëve, por edhe për të reflektuar mbi rëndësinë e rolit të tyre në mbrojtjen dhe sigurinë e komunitetit”, ka thënë Totaj./PrizrenPress.com/

24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike mbrëmë në Kosovë, rasti më i rëndë i Prizrenit

0

Një incident i rëndë ka ndodhur pak para ndërrimit të moteve mbrëmë në qytetin e Prizrenit.

Një sasi fishekzjarresh ka shpërthyer. Si pasojë një persona ka pësuar lëndime dhe është nisur për trajtim drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike. Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se shpërthimi ka shkuar në mënyrë të pakontrolluar.

“Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, tha Gashi, duke shtuar se situata tashmë është nën kontroll dhe që njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë plot 24 raste janë trajtuar në Klinikën Emergjente si shkak i lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike

Shefi i Emergjencës, Agron Çitaku bën të ditur se këto raste janë të moshës mesatare, ndërkaq dy prej tyre janë të moshës së shtyrë.

“Për momentin deri më tani kemi 24 të lajmëruar, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike. Prej tyre një ka qenë në gjendje më të rëndë që ka ardhur nga Prizreni, është duke u punuar në sallë ende, tre i kemi me lëndime në regjionin e syrit, ndërsa të tjerët janë kryesisht janë në ekstremitete”, deklaroi ai.

Para gazetarëve, ai foli edhe për gjendjen e një të lënduari nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren. Sipas tij, gjendja e tij është e rëndë.

“Gjendje shumë e rëndë dhe është pikëpyetje, por megjithatë po mundohemi të bëjmë diçka. Ai fatkeqësisht është gjeneratë e re e vitit 1999. Si duket ka qenë një eksplodim shumë i madh, megjithatë sipas informatave që kemi janë shtatë-tetë raste qe janë ndalur në Prizren. Lëndimet kanë qenë të mëdha praktikisht të krejt trupit, shumë të rënda, sidomos të ekstremiteteve, të kokës dhe fytyrës”, shtoi ai.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Për 12 muaj, afër 22 mijë aksidente dhe mbi 711 mijë gjoba nga policia

0

Në periudhën nga 1 janari deri më 23 dhjetor 2024, aksidentet fatale në Kosovë kanë rënë me 7.37 për qind duke shënuar 88 raste, krahasuar me 95 aksidente fatale në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Numri i personave të vdekur ka rënë me 8.57%, duke shënuar 96 viktima në vitin 2024, krahasuar me 105 në 2023-ën.

Po ashtu, aksidentet me lëndime janë ulur me 7.20%, nga 8 mijë e 509 në 7 mijë e 896 aksidente.

Aksidentet me dëme materiale kanë pësuar një ulje të vogël prej 2.53%, nga 14 mijë e 214 aksidente në vitin 2023 në 13 mijë e 854 aksidente në vitin 2024.

Gjithsej, aksidentet kanë rënë me 4.29%, nga 22 mijë e 818 aksidente në 2023 në 21 mijë e 838 aksidente në 2024.

Ndërkohë, gjobat e shqiptuara nga Policia e Kosovës janë rritur me 12.86%, nga 630 mijë e 847 gjoba në vitin 2023 në 711 mijë e 953 gjoba në vitin 2024.

Policia e Kosovës, ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për qytetarët e Kosovës dhe për të ruajtur besimin dhe transparencën, duke respektuar ligjet dhe garantuar të drejtat e njeriut.

 

Tërmet në zonën Prizren-Kukës

0

(I plotësuar) Një tërmet 3.2 ballë Rihter ka dridhur Prizrenin. Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik Kosovës, Shemsi Mustafa , tha se tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës dhe se sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 01/01/2025 n’ora 00:15 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës dhe i Shqipërisë (zona Jugperëndimore e Kosovës dhe zona VeriLindore e Shqipërisë)  është goditur me një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit  Thellësia hipoqendrore ishte 14 km”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.151,  20.561)

“16.5 km në Jugperëndim JP të Prizrenit
13.5 km në VeriLindje VL të Kukësit
Epiqendra ishte në fshatin Vërmicë.Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët,  njëherësh këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha ai.


2025-ta dyshohet se nisi me tërmet në Prizren

Dyshohet se ka ndodhur një tërmet në Kosovë.

 

Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren

0

Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët disa lokale dhe banesa që kanë qenë përreth.

“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike”, ka thënë për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”.

“Kjo punë ka shkuar në mënyrë të pakontrolluar. Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Gashi tha që situata tashmë është nën kontroll dhe që njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj e vlerëson të suksesshëm vitin 2024

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka vlerësuar vitin 2024 si një vit të suksesshëm.

Ai tregoi se shuma e përgjithshme e shpenzimit të buxhetit për vitin 2024  ka qenë  rreth 96 %, ndërsa ajo e investimeve kapitale arrin në 92 %.

“Kjo është një indikator relevant i performancës solide të komunës”, tha Totaj.

Ai u zotua se në vitin 2025 do të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, “duke thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin e frytshëm për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, gjithmonë në dobi të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni, qyteti që tërheq vizitorë të huaj e shqiptarë edhe në ditën e fundit të vitit

0

Numri i turistëve që vizitojnë qytetin e Prizrenit gjatë stinës së dimrit është rritur dukshëm këtë fundvit. Vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme të botës ndjehen të befasuar pozitivisht, si nga shërbimi, kultura dhe historia që e karakterizon këtë qytet të bukur.

Oliver Dias me familjen e tij nga Filipinet kanë zgjedhur që ditët e fundit të vitit 2024 t’i kalojnë në Prizren, duke e vlerësuar qytetin me përshtypje tejet pozitive, bashkë me qytetarët e tij.

Vizitorë të shumtë gjatë ditëve të fundit kanë qenë qytetarë të Shqipërisë, veçanërisht nga Elbasani, Lushnja, por edhe nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut, të cilët prisnin me padurim të eksploronin qytetin piktoresk dhe historik.

Ndryshe, festat e fundvitit kanë mbledhur vizitorë jo vetëm nga hapësirat mbarëshqiptare, por edhe nga vende të tjera, për të kaluar dhe kremtuar ndërrimin e moteve në një atmosferë të këndshme dhe miqësore./tv prizreni

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri