24.2 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 266

Kërkohet 26-vjeçari i zhdukur nga Prizreni, Arban Hisari

0

Me datë 24 Dhjetor 2024, nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Personi Arban (Dashnor) Hisari, i lindur më 05.06.1998 nga Prizreni, është larguar nga shtëpia më 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se ku gjendet.

“Policia, në bashkëpunim edhe me familjen e tij, kanë kërkuar personin e zhdukur në vende dhe lokacione të ndryshme, megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri më sot nuk është gjetur. Andaj, kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që, nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij, të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Veteranët e UÇK-së, themeluesit e shtetësisë së Kosovës” – mesazhi i kryetarit të Malishevës në Ditën e Veteranit

0

Në organizim të degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të UÇK-së në Malishevë, sot u shënua 30 Dhjetori – Dita e Veteranit, një ngjarje e veçantë për nderimin e kontributit dhe sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, të cilët dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Tubimi i shënimit të kësaj dite u hap nga kryetari i OVL-së të Malishevës, Metush Kryeziu, i cili theksoi se, megjithëse shumë veteranë jetojnë në kushte të vështira, krenaria dhe sakrifica e tyre mbeten të pashlyeshme.

“Asnjë situatë nuk mund të mohojë kontributin tuaj të jashtëzakonshëm,” tha ai, duke vënë në pah se sakrifica e veteranëve është e pashlyeshme dhe do të kujtohet brez pas brezi.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i drejtohej të pranishmëve me fjalë plot vlerësim.

“Secili prej jush jeni kapitull i shtetësisë dhe pavarësisë. Kjo vlerë është forca më e madhe për të ruajtur shtetësinë”, theksoi ai.

Kastrati shtoi se trashëgimia e veteranëve do të mbahet mend dhe do të kujtohet me krenari, duke e cilësuar atë si bazamentin e pashlyeshëm të shtetësisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, ai ndau gjithashtu një moment personal, duke kujtuar periudhën kur ishte i burgosur gjatë luftës dhe shprehu mirënjohje të përhershme ndaj veteranëve të UÇK-së për sakrificën e tyre, që ndikoi edhe në lirimin e tij të parakohshëm nga burgu.

Në përfundim të ceremonisë, dega e OVL të UÇK-së në Malishevë ndau 130 mirënjohje për veteranët e luftës nga Komuna e Malishevës dhe për ata që kanë kontribuar në luftimet brenda territorit të kësaj komune, duke nderuar kështu kujtimin dhe respektin për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe kontributin e jashtëzakonshëm të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Brittany Byrd i bashkohet KBF Bashkimit

0

KBF Bashkimi ka kënaqësinë të njoftojë përforcimin më të ri në skuadër, Brittany Byrd.

Si një lojtare me përvojë të madhe dhe kampione në disa shtete, Byrd sjell aftësi të jashtëzakonshme dhe energji të re për ekipin portokalli e zi.

“Jemi të lumtur të mirëpresim Brittany Byrd në familjen e KBF Bashkimi! Ajo është një lojtare me përvojë të madhe dhe kampione në disa shtete. Brittany do të jetë një aset i çmuar për ekipin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Smith i Prizrenit shpallet MVP i Javës

0

Amerikani i Proton Cable Prizrenit, Lenzelle Smith është zgjedhur basketbollisti më i mirë për xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës që u zhvillua në fundjavë dhe ishte e fundit për vitin 2024.

FBK-ja, ka bërë të ditur të hënën se Lenzelle Smith është shpallur “MVP i Javës”, çmim ky që ndahet për lojtarin me paraqitjen më të mirë pas çdo xhiroje.

Smith pati indeksin më të lartë – 38 – pati udhëhoqi Proton Cable Prizrenin drejt fitores së madhe ndaj Golden Eagle Yllit, duke e mbyllur ndeshjen me 22 pikë, 12 kërcime e 12 asistime.

Si “MVP i Javës”, Smith ka zënë vend është në pesëshen më të mirë të xhiros, pjesë e së cilës janë edhe Jason Jitoboh, Jericole Hellems, Tekele Cotton dhe Arti Hajdari.

Jitoboh pati 20 pikë e 6 kërcime, ndërsa Hellems shtoi 20 pikë e 7 kërcime në fitoren e Vëllaznimit ndaj Sigal Prishtinës.

Cotton debutoi te Trepça me 16 pikë, 5 kërcime e 2 asistime në triumfin ndaj Borës kurse Hajdari me 19 pikë e 4 kërcime ndihmoi Pejën ta mposht Bashkimin.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

‘Zoom Club’ në Prizren shkrumb e hi 2 ditë pas hapjes, pronari: Kurrë probleme s’kom pasë, 200 mijë € dëmi

0

Diskoteka Zoom Club te Tranziti i Ri në Prizren mëngjesin e sotëm ishte cak i një incidenti që shkaktoi zjarr të madh dhe për pasojë objekti u u dogj tërësisht. Të lënduar nuk pati, por dëmet janë të mëdha – për çka tashmë ka nisur hetimi nga Policia dhe Prokurori i Shtetit. Akoma nuk dihet se kush fshihet prapa këtij rasti dhe cili është motivi i personave të përfshirë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga Policia Rajonale në Prizren e kanë konfirmuar që rasti po hetohet dhe tashmë pronari i diskotekës ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve policorë.

Sinjali ka kontaktuar pronarin Burim Sedolli, i cili ka në pronësi edhe një diskotekë tjetër në Suharekë, ‘Infinit Club’, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij për incidentin që i ndodhi në diskotekë vetëm pak disa pasi e hapi.

Sedolli ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim se kush mund të jetë i përfshirë në këtë rast, pasi siç tha ai, nuk ka probleme e as mosmarrëveshje me askënd.

Ai bëri të ditur se objektin e kishte marrë me qira para dy muajsh dhe pas mbrëmjes së parë që u organizua më 27 dhjetor, ndodhi sulmi i mbrëmshëm.

“Me dyshu nuk dyshoj te askush sepse nuk kom pasë asnjë incident me kërkond. Arsyen pse nuk pe di…na kemi pase mbrëmje mbramë në Suharekë, në Infinit. E këtu [Zoom Club] e kemi pasë për sonte, por fatkeqësisht. Një mbramje e kena majtë më 27 dhjetor edhe sonte u konë mbrëmja e dytë që kemi pasë me mbajtë. Unë jom qiramarrësi i atij objekti. Në nëntor e kom marrë me qira, një muaj e kom përgatitë edhe tash veç ndodhi kjo.” – tha Sedolli për Sinjalin.

Sedolli tutje u shpreh se prej kur kanë vendosur që të hapin diskotekën në Prizren, tentativa të tilla siç ndodhi mbrëmë, ka pasur edhe te diskoteka në Suharekë.

Teksa njoftoi që ka dhënë dëshminë e tij për rastin, Sedolli po ashtu tregoi se dëmi i shkaktuar në objekt është deri në 800 mijë euro, ndërsa investimi i tij kap vlerën e rreth 200 mijë eurove.

“Prej që e kemi marrë në Prizren, edhe në Suharekë kane tentu, a është lloj xhelozie prej një qyteti tjetër punojna në një qytet tjetër nuk e di…por s’mundemi me thanë që e kemi një dyshim ma të vogël me dikon që kemi pasë mosmarrëveshje a diçka.

Vlera e dëmit është diku rreth 700-800 mijë euro si objekt, e vlera e dëmit të investimit prej kur e kam marrë me qira janë rreth 200 mijë euro.

Ndodhi çka ndodhi, nuk kom naj dyshim naj diçka, kurrë s’kom pasë probleme, as në Suharekë që e kemi.” – përfundoi ai.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi e shkarkon Raduloviqin

0

Bashkimi e ka shkarkuar trajnerin maqedonas, Darko Raduloviq.

Prizrenasit kanë ndërprerë bashkëpunimin me të, pas rezultateve të fundit të ekipit e humbja me Pejën ka kulmuar me vendimin e tillë.

“Me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugën e bashkëpunimit. Falënderojmë trajnerin Raduloviq për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë këtyre katër muajve. Trajnerit Raduloviq i dëshirojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme. Zëvendësimi i tij do të bëhet i ditur në ditët në vijim”, shkruan në njotimin e klubit.

Raduloviq mori drejtimin e skuadrës në fillim të këtij stinori duke u eliminuar nga Kupa që në ndeshjen e parë, por në Superligë pati seri fillestare prej 7 fitoreve rradhazi, megjithatë më pas erdhi edhe seria negative me disa humbje të papritura dhe palët vendosën për ndërprerjen e bashkëpunimit./PrizrenaPress.com/

Komuna e Mamushës përfiton mbi 52 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

0

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniç ka njoftuar se kjo komunë ka përfituar mbi 52 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale.

“Bazuar në Raportin e Performancës për Komunat e Kosovës 2023, të publikuar nga Departamenti për Performancë dhe Transparencë të Komunave në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Komuna jonë ka përfituar një shumë shtesë prej 52,333.66 euro”, ka bërë të ditur ai, raporton Telegrafi.

Kryetari Krasniç ka vlerësuar se kjo shumë është përfituar si rezultat i angazhimeve dhe përkushtimit për të ofruar shërbime cilësore, duke respektuar standardet e qeverisjes së mirë.

“Fondi i përfituar do të përdoret për të realizuar projekte që do t’i shërbejnë qytetarëve të Mamushës”, është shprehur ai.

Sipas tij, Komuna e Mamushës do të vazhdojë përpjekjet për përmbushjen e kritereve të grantit të performancës, me qeverisje të mirë dhe transparente, dhe në bashkëpunim me qytetarët. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni shënon Ditën e Veteranëve të UÇK-së, homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

0

Sot, më 30 dhjetor, në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qyteti i Prizrenit ka organizuar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë për të nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë komunalë, familje të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë të pranishëm, kanë shprehur respekt dhe nderim për ata që kontribuan në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

“Dita e Veteranëve është moment i rëndësishëm për ta rikujtuar mundin e të gjithë atyre që u flijuan dhe luftuan lavdishëm për të drejtën e popullit të Kosovës. Ata do të mbeten përjetë në zemrat dhe kujtesën tonë kombëtare. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë”, tha Totaj në fjalën e tij./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Komuna e Dragashit dhe MMPHI nënshkruajnë memorandum për banimin social adekuat

0

Komuna e Dragashit, e përfaqësuar nga Kryetari Bexhet Xheladini, dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), e udhëhequr nga Ministri Liburn Aliu, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për realizimin e projektit të Banimit Social Adekuat.

Në letrën për shprehje të interesit, dërguar më 11 dhjetor 2024, kryetari Xheladini shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të plotë në çdo fazë të realizimit të këtij projekti.

“Kryetari Xheladini qartësisht është shprehur i gatshëm për bashkëpunim në çdo hap, sa i përket realizimit të projektit të Banimit Social Adekuat”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohen katër persona për tentativë vrasjeje në Prizren

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur arrestimin e katër personave të dyshuar për një rast të tentativës për vrasje, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së dielë, në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell PrizrenPress.

Si provë materiale, është sekuestruar një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje,” sqaroi Policia, duke shtuar se hetimet mbi rastin po vazhdojnë./PrizrenPress.com/