25.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 270

Premtoi stadium modern por Kurti nuk e ftoi askënd nga “Liria” në Prizren

0

Të enjten kryeministri Albin Kurti, vizitoi Qendrën Spitalore Rajonale në Prizren dhe Hidroregjionin Jugor.

Por gjatë vizitës në Prizren, Kurti, shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku rishpalosën projektin e stadiumit të qytetit, ku u premtuan 13 milionë euro investime.

Për çudi Kurti e Çeku nuk u takuan as me kryetarin e klubit “Liria” e as dikë nga komuna e Prizrenit. Aty s’kishte as përfaqësues të FFK-së apo LRF-së.

Kurti zhvilloi  një takim në kafene me Skënder Shengylin një figurë e njohur, pjesë  e plejadës së gjeneratës së artë, por që s’është në asnjë post në klubin Liria.

Gjatë vizitës në Prizren, Kurtin e shoqëroi edhe trajneri Bylbyl Sokoli i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e përgjithshme./klankosova.tv/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kanosi policin, arrestohet suharekasi

0

Është arrestuar një burrë, mëngjesin e djeshëm, në rrugën Brigada 123 në Suharekë, pasi ka sulmuar zyrtarin policor.

I dyshuari kishte kanosur policin, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje pas intervistimit, thuhet në raportin policor.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rahoveci bëhet me shërbim të hemodializës

0
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se kanë përuruar Shërbimin e Hemodializës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Ai ka thënë se ky projekt tani po jetësohet si një shërbim i domosdoshëm për pacientët e Rahovecit.

“Tani e tutje ky shërbim jetik është shumë më afër, duke shmangur udhëtimet e lodhshme, disaorëshe dhe disa herë në javë drejt qyteteve të tjera për trajtim. Falënderojmë SHSKUK-në dhe Komunën e Rahovecit për kontributin. Stafit shëndetësor i urojmë punë të mbarë, ndërsa pacientëve trajtim të suksesshëm”, ka thënë Vitia.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Banorët e disa fshatrave protestojnë para KEDS-it në Prizren, kërkojnë furnizim të rregullt e cilësor me energji elektrike

0

Banorët e disa fshatrave të Prizrenit, të premten, kanë protestuar në hyrjen e ndërtesës së KEDS-it në Prizren, duke shprehur pakënaqësinë për furnizimin e parregullt me energji elektrike.

Sipas protestuesve nga fshatrat Grazhdanik, Kobaj, Muradem, Vlashnje, Poslisht e Hoqë e Qytetit ndërprerjet e rrymës janë të shpeshta dhe shkojnë edhe deri në disa ditë.

Drejtoresha e shkollës “Naim Frashëri” në Vlashnje, Luljeta Gavazaj ka theksuar se komuniteti është i mllefosur pasi katër ditë nuk kanë pas furnizim me energji elektrike.

“Qe dy vjet e kanë vënë një trafo, ende nuk kanë ardhë me na lidh. Edhe ne nuk dimë ndryshe si të ankohemi më”, ka thënë ajo, raporton Telegrafi.

Seadin Gavazaj nga fshati Vlashnje ka theksuar se ky problem ekziston me vite dhe se asnjë përgjegjës i KEDS-it nuk jep sqarime për banorët e kësaj ane.

Nue Kalaj nga fshati Grazhdanik ka thënë se zyrtarët e KEDS-it duhet të ofrojnë shpjegime për këtë situatë.

“Duhet të na tregojnë se ku qëndron problemi, te KEDS-i apo te Qeveria. Nëse këta nuk bëjnë zgjidhje atëherë të shkojmë te Qeveria. A rrihet kështu në terr?”, është shprehur ai.

Organizatori i kësaj proteste, Andrian Boçaj ka theksuar se banorët e këtyre fshatrave kanë ardhur në Prizren për të protestuar pasi janë përballur me mungesë të energjisë elektrike për katër ditë, ndërkohë që institucionet përgjegjëse nuk janë marrë me këtë çështje.

“Për festë, për Krishtlindje kemi qenë pa rrymë. Është dashur të festojmë me qirinj”, ka thënë ai.

“Rryma është pjesë e jetesës, është obligim, shërbim që duhet të ofrohet”, ka shtuar ai.

Në të njëjtën kohë ka theksuar se protestat do të vijojnë derisa të ketë zotime nga KEDS-i për investime të duhura në rrjet ashtu që mos të ketë më ndërprerje të energjisë elektrike.

Edhe Qamil Sadikaj nga fshati Poslisht ka përshkruar si të mjerë gjendjen e furnizimit me energji elektrike. Sipas tij, Qeveria ka subvencionuar qytetarët për pajisje më efiçiente, ndërkohë që në këtë situatë ato janë të papërdorshme.

“Ne do të vazhdojmë me protesta”, ka thënë ai, raporton Telegrafi.

Adem Krasniqi nga fshati Hoqë e Qytetit ka theksuar se i gjithë vendbanimi ka telashe në këtë aspekt.

“Prej këtij organi kërkojmë të na ofroj një plan se si do të ofrojë shërbimin në të ardhmen. Tani për tani nuk po funksionon. Furnizimi është i parregullt dhe i pamjaftueshëm me energji elektrike. Prandaj kërkojmë që një përgjegjës të del dhe të na jep sqarime se si do të rregullohet kjo”, ka thënë ai.

Gjatë qëndrimit të protestuesve në hyrje të ndërtesës, të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Ata kanë sugjeruar që një grup i vogël të takohet me zyrtarët e KEDS-it.

Por protestuesit kanë kërkuar që këto diskutime të bëhen në mënyrë transparente.

Ata nuk janë takuar me zyrtarët e KEDS-it. Por në mes vete janë dakorduar që me mjete bujqësore me 30 dhjetor 2024 të protestojnë sërish para ndërtesës së KEDS-it në Prizren.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Murati: Sot dalin pagat e sektorit publik dhe shtesat prej 100 eurosh

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.

Ai në fjalën e tij para mediave u shpreh se gjatë ditës së sotme pritet të bëhet shpërndarja e pagave për sektorin publik dhe shtesat prej 100 eurosh.

“Tashmë është bërë e ditur se sot gjatë ditës do të bëhet procesimi i pagave për sektorin publik e po ashtu do të procesohen shtesat në vlerë prej 100 eurosh për të gjithë pensionistët dhe fëmijët deri në moshën 16-vjeçare”, ka thënë Murati.

Ky vendim erdhi pasi në mbledhjen e fundit për vitin 2024 të qeverisë, është miratuar propozimvendimi për ndarjen e shtesave të njëhershme me vlerë prej 100 eurosh për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nën dyshimet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi deri më datë 28.03.2024 pas mesnatës, në Prizren, Xërxe dhe Gjakovë, të akuzuarit duke vepruar në grup, pa autorizim blejnë, shpërndajnë dhe shesin në sasi të mëdha substanca narkotike të llojit “kokainë” të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë të ndaluar, në atë mënyrë që i akuzuari S.F., blenë substanca narkotike të llojit “kokainë” nga persona të panjohur dhe në pajtim me të akuzuarin E.Sh., i lë në ruajtje në shtëpinë e E.Sh., në Gjakovë”.

Më pas i akuzuari S.F., me qëllim të barazimit të borxhit, me kërkesë të akuzuarit K.B., ofron “kokainë” për shitje në sasi prej 50.35 gram, ku i akuzuari K.B., me datë 02.10.2023 pas mesnate pas pranimit të kokainës në fshatin Xërxe, me automjetin e tij, kthehet në lokalin i tij “S….”rreth orës 01:14 min., dhe sasinë e pranuar të kokainës nga i akuzuari S.F., ia shet personit tjetër në shumë prej 2000€ (dy mijë euro) , i cili ia ka bërë pagesën K.B., 1900 € (një mijë e nëntëqind euro) derisa pagesa prej 100€ (njëqind euro) është dashtë të bëhet në takimin e radhës për porosinë për 1 kg “kokainë”.

Lidhur me këtë rast, më 28 mars ishte  kryer bastisje në shtëpinë e të akuzuarit E.Sh., në Gjakovë, ku ishte gjetur dhe konfiskuar drogë të llojit kokainë e marihuanë, peshore, foli plastike, shirita ngjitës etj

Gjithashtu, bëhet e ditur se në këtë çështje, paralel me hetimet penale prokurori i shtetit ka zhvilluar edhe hetime financiare sipas Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit të Pasurisë, ashtu që për pasuritë të cilave nuk u dihet prejardhja, që janë një shtëpi me sipërfaqe 250m2  dhe  trualli në sipërfaqe 421m2 e cila gjendet në Prizren, dhe një automjet i markës “Mercedes”, pronë e të pandehurit K.B.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Tri femra lëndohen nga një mjet piroteknik në Suharekë

0

Tri femra janë lënduar nga një mjet piroteknik që ishte ndezur nga një mashkull mbrëmë në Suharekë.

Policia ka njoftuar se tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Tri femra kosovare, kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike që ishin ndezur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar. I dyshuari është sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Si sot, më 27 dhjetor 1923, Fan Noli u zgjodh deputet i Korçës

0
Jeta parlamentare e Nolit nisi me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921, kur mori detyrën si deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921-30 shtator 1923). Në vijim ai shërbeu për pak kohë si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit. Ishte kryetar i Partisë Popullore.

Qe figura kryesore e Lëvizjes së Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit, u dënua me vdekje në mungesë. Sipas vetë Nolit, programi i tij prej njëzet pikash (dokumenti më poshtë) për modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, çalonte tek theksi që i vinte reformës agrare.

Në shumatoren e angazhimit të tij të dendur pikëtakoheshin veprimtari të larmishme, siç qenë: poezia, filozofia, historia, politika dhe feja, të cilat priheshin në ansambël nga qëllimi i ngutshëm i konsolidimit të shtetit të ri shqiptar. Megjithëkëtë, vokacioni i tij i njëmendtë qe priftëria. / KultPlus.com

Suhareka përfiton 1 milion euro nga Granti i Performancës

0

Komuna e Suharekës ka siguruar një shumë prej 931,381.23 euro si rezultat i performancës së lartë të saj gjatë vitit 2023.

“Ky sukses është fryt i punës së mirë në të gjitha drejtoritë komunale dhe sektorët tjerë,” u shpreh kryetari Bali Muharremaj, duke theksuar rëndësinë e këtij granti për investimet që do të realizohen në vitin 2025.

Kryetari po ashtu falënderoi kordinatorin e performancës, Rinor Zyrapi, dhe gjithë ekipin komunal për angazhimin e tyre.

“Shuma e përfituar do të shkojë në shërbim të qytetarëve,” tha ai./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Bashkimi mbyll gjysmën e parë të sezonit ndaj Pejës në Prizren, pa tifozë

0

Ekipi i Bashkimit do të përballet me Pejën në ndeshjen e fundit të gjysmës së parë të sezonit në ProCredit Superligë.

Takimi do të zhvillohet këtë të shtunë, më 28 dhjetor, në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, por për shkak të masave të caktuara, ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve.

“Ndeshja e radhës, që shënon xhiron e fundit të gjysmës së parë të sezonit, do të zhvillohet ndaj Pejës. Kjo ndeshje zhvillohet pa prezencën e shikuesve”, theksohet në njoftimin e klubit./PrizrenPress.com/