14.4 C
Prizren
E shtunë, 5 Prill, 2025

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nën dyshimet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar e në vazhdimësi deri më datë 28.03.2024 pas mesnatës, në Prizren, Xërxe dhe Gjakovë, të akuzuarit duke vepruar në grup, pa autorizim blejnë, shpërndajnë dhe shesin në sasi të mëdha substanca narkotike të llojit “kokainë” të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë të ndaluar, në atë mënyrë që i akuzuari S.F., blenë substanca narkotike të llojit “kokainë” nga persona të panjohur dhe në pajtim me të akuzuarin E.Sh., i lë në ruajtje në shtëpinë e E.Sh., në Gjakovë”.

Më pas i akuzuari S.F., me qëllim të barazimit të borxhit, me kërkesë të akuzuarit K.B., ofron “kokainë” për shitje në sasi prej 50.35 gram, ku i akuzuari K.B., me datë 02.10.2023 pas mesnate pas pranimit të kokainës në fshatin Xërxe, me automjetin e tij, kthehet në lokalin i tij “S….”rreth orës 01:14 min., dhe sasinë e pranuar të kokainës nga i akuzuari S.F., ia shet personit tjetër në shumë prej 2000€ (dy mijë euro) , i cili ia ka bërë pagesën K.B., 1900 € (një mijë e nëntëqind euro) derisa pagesa prej 100€ (njëqind euro) është dashtë të bëhet në takimin e radhës për porosinë për 1 kg “kokainë”.

Lidhur me këtë rast, më 28 mars ishte  kryer bastisje në shtëpinë e të akuzuarit E.Sh., në Gjakovë, ku ishte gjetur dhe konfiskuar drogë të llojit kokainë e marihuanë, peshore, foli plastike, shirita ngjitës etj

Gjithashtu, bëhet e ditur se në këtë çështje, paralel me hetimet penale prokurori i shtetit ka zhvilluar edhe hetime financiare sipas Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit të Pasurisë, ashtu që për pasuritë të cilave nuk u dihet prejardhja, që janë një shtëpi me sipërfaqe 250m2  dhe  trualli në sipërfaqe 421m2 e cila gjendet në Prizren, dhe një automjet i markës “Mercedes”, pronë e të pandehurit K.B.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Më Shumë

Prishtina shënon fitore ndaj Junior 06

Prishtina triumfon ndaj Junior 06 Moni Bau në javën e 20-të të Superligës së Femrave me rezultat 73:32 (21:9, 29:8, 10:6, 13:9). Bardhekaltret sigurojnë fitore...

Aksident në Suharekë, Mercedesi futet në oborrin e një shtëpie (FOTO)

Një aksident ka ndodhur në orët e vona të së hënës në Suharekë.   Nuk dihet nëse nga ky rast ka edhe ndonjë person të lënduar...

Lajmet e Fundit