17.1 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 281

“EC Ma Ndryshe” aftëson të rinjtë për aktivizëm në trashëgiminë kulturore

0

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka njoftuar se me pjesëmarrjen e të rinjve ka realizuar “Shkollën e Aktivizmit për Trashëgimi Kulturore”.

Ky aktivitet tri ditor, sipas njoftimit, ka për qëllim fuqizimin e të rinjve me njohuri, aftësi dhe vetëbesim për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore të Kosovës.

“Kjo shkollë synon të krijojë një brez të ri aktivistësh që do të jenë më të informuar mbi rëndësinë e trashëgimisë kulturore, dhe gradualisht do të angazhohen për rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet për promovimin dhe ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore”, thuhet në komunikatë, raporton Telegrafi.

Aty sqarohet se shkolla në fjalë ka përfshirë sesione informuese rreth aktivizmit kulturor, sikurse edhe diskutime e ushtrime praktike rreth mundësive dhe sfidave në trashëgiminë kulturore të Kosovës, rëndësinë e ruajtjes si dhe prezantimit e interpretimit të trashëgimisë kulturore, dhe rolin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Për këto aspekte janë angazhuar ekspertë të ndryshëm të trashëgimisë kulturore, që kanë siguruar një bazë të fortë teorike, derisa me ushtrimet praktike pjesëmarrësit janë njohur me teknika dhe strategji për promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë”, ka njoftuar EC Ma Ndryshe, raporton Telegrafi.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Policia shqiptoi 1.473 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1.473 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 18 aksidente kanë qenë me lëndime e 34 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 10 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Malishevë: Një burrë u dërgua pa shenja jete në emergjencë

0
Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Malishevë.

Raportohet se një burrë u dërgua pa shenja jete në qendrën emergjente nga familjarët.

Siç njofton policia, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Kuçi deklarohet i pafajshëm në Hagë: Moment i errët për mua si njeri i drejtësisë

0

Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, bëri të hënën paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale në Hagë, ku po përballet me akuza për ndikim mbi dëshmitarët.

Kuçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

“Jam plotësisht i pafajshëm. Sot është në prej momenteve të errëta për mua si një njeri i drejtësisë, që e ka mision dhe profesion tërë jetën. Jam identifikuar me drejtësinë. Si profesor i drejtësisë për mbi 30 vite, si kryetar i komisionit kushtetues të Republikës së Kosovës, që Kushtetuta është ende në fuqi, si zëvendëskryeministër për rend dhe ligj për tri mandate dhe ministër i Drejtësisë për dy mandate, si anëtari i ekipit mbrojtës të kryetarit Veseli pranë kësaj gjykate.

Këtë aktakuzë e shoh si prekje të dinjitetit tim, njerëzor, profesionit por edhe të reputacionit tim”, ka thënë Kuçi.

Në të njëjtën aktakuzë përfshihen edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu.

Gjatë ditës së sotme pritet që Kilaj të paraqitet para gjykatës për të dhënë deklaratën e tij.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rabiot e fton Pogban t’i bashkohet Marseille-s

0
Mesfushori i Marsielle, Adrien Rabiot, pas fitores ndaj Saint-Etienne (0-2), e ka ftuar ish-bashkëlojtarin e tij, Paul Pogban që t’i bashkohet skuadrës së Marseille.

Pogba është i lidhur me transferimin tek Marselle.

Rabiot, i cili shënoi golin e parë në fitoren kundër Saint-Etienne, ka thënë se dëshiron të luajë më Pogban, i cili aktualisht është i lirë pas përfundimit të kontratës me Juventusin.

“Do të doja të luaja me Paul Pogban. Ne patëm mundësinë të njihemi shpejt te Juventusi, por nuk patëm shumë mundësi për të luajtur së bashku sepse ai kishte disa probleme fizike”, ka thënë Rabiot.

“E ftojmë të vijë dhe të luajë në OM. Ajo që ne po krijojmë është me të vërtetë shumë e rëndësishme. Ka një projekt serioz, gjithçka është shumë profesionale, nga lojtarët te trajneri e deri te menaxhmenti. Është vërtetë klub me ambicie. Nëse dëshiron të vijë, ne do e mirëpresim me shumë kënaqësi”, ka pohuar Rabiot.

Aktualisht Marseille është e dyta në Ligue 1 me 29 pikë, pesë me pak se lideri i tabelës, PSG.

Komuna e Suharekës pas raportimit të qytetarëve rregullon trotuarin në qendër të qytetit

0

Komuna e Suharekës dhe platforma Ndreqe.com kanë njoftuar rregullimin e një trotuari të dëmtuar, si pasojë e kontributit të qytetarëve aktivë.

“Pas raportimit të qytetarëve se është dëmtuar trotuari në këtë pjesë mjaft të frekuentuar të qytetit, Komuna e Suharekës është përgjigjur me ndreqje. Pas intervenimit, zyrtarët komunal kanë njoftuar edhe ekipin e platformës Ndreqe.com”, thuhet në njoftimin e platformës, që është publikuar edhe nga Komuna e Suharekës.

Me këtë rast platforma Ndreqe.com ka vlerësuar zyrtarët për bashkëpunimin, dhe në të njëjtën kohë ka inkurajuar qytetarët që të vazhdojnë edhe më tutje raportimin për problemet në lagjen përkatësisht qytetin ku jetojnë.

 

Qytetarët e komunave të ndryshme po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për parregullsitë në vendbanimet e tyre, teksa organet përkatëse konform mundësive po ndërmarrin veprime për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizrenasit shënojnë fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit

0

Proton Cable Prizreni shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit me shifrat 80:70 (17:21, 19:16, 24:16, 20:17), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.

Më të mirët te vendasit ishin Lenzelle Smith me 25 pikë, dhjetë kërcime e tetë asistime dhe Darryl Jordan me 19 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Trey Anderson me 16 pikë e 12 kërcime dhe Michael Nuga me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Proton Cable Prizreni ka tri fitore e tetë humbje, ndërsa Vëllaznimi katër fitore e shtatë humbje./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni merr fitoren e katërt radhazi, mposht Lepencin në Kaçanik

0

FC Prizreni ka vazhduar serinë e tij pozitive me një fitore të theksuar 1-0 si mysafir ndaj KF Lepencit në Kaçanik.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Valdet Demiri, i cili realizoi pas një asistimi të shkëlqyer nga Bekim Ferizi.

Ky rezultat i siguron FC Prizrenit një pozicion të fortë drejt ngjitjes në Ligën e Parë dhe tregon vazhdimësinë e formës së shkëlqyer të ekipit./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shukrije Berisha, kandidate e Nismës në Prizren për deputete në zgjedhjet e 2025

0

Nisma Socialdemokrate – Dega në Prizren ka njoftuar se asambleistja aktuale e Kuvendit të Prizrenit, profesoresha e ekonomisë, Shukrije Berisha, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Në njoftimin e Nismës Socialdemokrate thuhet se “Znj. Berisha është e njohur për angazhimin e saj të palodhur në fushën e arsimit dhe zhvillimit ekonomik. Ajo do të përfaqësojë interesat e qytetarëve të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Angazhimi i saj i vazhdueshëm në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale e bën atë një kandidate të fortë dhe të angazhuar për të sjellë ndryshime pozitive në nivel nacional”./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Darka e Lamës

0

Hajdar Mallaku

Shkas për ta publikuar këtë shkrim ishte lajmi që më 12 nëntor 2024 e bëri Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe…, zot. Faton Peci se më 2 dhjetor 2024 do ta shtrojë Darkën e Lamës dhe do të propozojë që kjo festë të bëhet festë kombëtare. Dhe vërtet më 2 dhjetor 2024 e organizoi Darkën e Lamës, ku mori pjesë dhe Kryeministri, zot. Albin Kurti dhe rrethi i tyre politik. Nuk mori pjesë Presidentja, zonj. Vjosa Osmani. Mirë është që kjo Darkë organizohet për çdo vjet, por organizimi i Darkës në data të ndryeshme dhe me ngjyrime politike është shqetësuese. Presidentja e Kosovës, zonj. Vjosa Osmani e organizoi më 26 tetor 2024 me fëmijët e fshatit SOS; Hasi e mbajti më 2 nëntor 2024 në Gjonaj; më 24 nëntor 2024 e organizoi Lluka e Deçanit; më 2 dhjetor 2024 e organizoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë… Le ta kujtojmë se më 24 tetor 2002 Presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, e organizoi për herë të parë. Të ngjajshme këtë festë e kanë dhe japonezët si darkë për arat e rrafshëta, kanadezët, gjermanët, amerikanët si Festë e Falenderimeve për të korrat dhe për bekimin e Zotit. Madje një zonjë, Sarah Jozepha Hale, redaktore e një reviste për gratë e kishte bindur presidentin Lincoln ta festonte këtë festë, se Festa e Falenderimeve do ta ndihmonte ta bashkonte vendin e dërmuar nga lufta. Një kumt shembull ky.

Emërtimi “Darka e Lamës” (lamë) mbetet vetëm nëse respektohet parimi tradicional i drejtshkrimit, për ndryshe fjalori e përdor fjalën lëmë.

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe fjala lëmë ka kuptimin e një sheshi, me një strumbullar (mullar) në mes ku shihen (shkundet me rrahje), të lashtat (elbi, gruri, thekra tërshëra, madje dikur edhe meli – egziston një vend në Has me emrin Arat e Melit (Vnelit) dhe një bokë me emrin Mulliri me Erë). Shiheshin këto të lashta me qe, me kuaj deri kur hyri në përdorim makina korrë e shirëse.

Për banorët Lëma ishte vendi ku zhvoshkej misri, shtypej fasuleja, mblidhen kungujt etj . Kjo fjalë ka madje me dhjetëra kuptime figurative e frazeologjike. Ajo (lëma) përdorej deri në fund të muajit tetor kur vileshin të gjitha drithërat, pemët dhe perimet, e më vonë jo. Lëmë kishte gati çdo shtëpi. Kush nuk kishte e improvizonte në arë, ose në lëndinë. Ishte një shesh me diametër afro 20m, shtruar me rrasa guri, me mullar në mes ku lidhej konopi i gjatë afro 10 m, sa ishte dhe rrezja e rrethit të lëmës.

Procesi i shirjes ishte ky. Në lëmë shtroheshin tri deri në pesë qerre me duaj gruri. Dy duaj të parë te mullari shtroheshin me kallinj poshtë. Të tjerët shtroheshin me radhë me kallinj lart si mbështillet shoka rreth brezit të njeriut. Duajtë zgjidheshin nga lektyra (kashta që i lidhte duajtë) dhe liroheshin. Secila shkelje më së paku zgjaste nga një orë. Shkilej me qe ose me kuaj duke i kthyer duajtë herë në njërën e herë në tjetrën anë.. Kthehej katër herë: dy herë jashtë e dy herë brënda. Pastaj hiqej kashta me tërfurq dhe futej në plemë ose grumbullohej në formë ure apo koni.

Gruri me byk lahej (i largoheshin kashtat) me lasa (lloj rrëfate e shkozës në formë fshese), rrotullohej me tërplote, rragavatej me qe ose kuaj që të shtypeshin dhe kallinjtë e mbetur, i hiqeshin kashtat e mbetura. Gruri me byk mblidhej në një vend ku e rrahte era. Njëri (zakonisht mashkull) e hudhte me tërplote bykun me grurë në ajër, ndërsa gratë me thes si kacurrece mbi kokë e lanin me fshesa derisa mbetej vetëm gruri.

Kur kishte baroja (elgjinëz, shejtan, rrodhëza, ngjitës,) gruri shoshitej në shoshë për t’i larguar poçingat, ndërsa kur kishte egjër dhe myk duhej larë (egjëra kishte peshë më të vogël dhe dilte në sipërfaqe të ujit. Ishte shumë helmues.Të vënte në gjumë sa kokën s’mund ta ngritje lart).

Kur shihej lëma e parë (më herët piqej elbi dhe dilej në bukë të re, se kishte krizë për bukë), bluhej një barrë. Gatuhej një bukë ndore (pogaqe). Nuk thehej e nxehtë derisa t’i shkonte shpirti në arë. U jepej së pari fëmijëve. Buka kurrë nuk quhej e zezë, por e vrugët. Respektohej në maksimum dhe familjet përbeheshin për të: “Pasha bukën dhe kripën!”, ose qortohej nëse dikush pahiri e shkelte një troshë: “Mos e shkel se buka t’i qorron sytë!”
Kur kryhej lëma e fundit dhe drithi çitej në hambar, pastrohej lëma. Strehoheshin avlimentet: tërfuqit, grabuja, tërplotja, shosha, lasat, litari, fshesat. Në maje të mullarit lidheshin dy fshesa me rrema lartë. Po t’i shikoje nga larg, të dukeshin si një statujë njeriu me duar të ngritura lart që lutej dhe falenderonte për begatinë e asaj vere. Di që gjyshja përshpëriste diçka si lutje dhe falenderim për atë bereqet. Atë mbrëmje e zonja e shtëpisë e gatuante një pite me miell të ri që quhej “Ndërpeta e të Fshineve”- ishte e lyer me tlyn (gjalpë), me mazë sa të pikonin gishtat, por nuk kishte ndërmjetëz. Ishte kjo atëherë Darka e Lamës. Krejt këto i shënova për të treguar se ky ritual ishte trashëguar që nga paganizmi dhe për ta njohur procesin e shirjes si bëhej dikur dhe cilat ishin emërtimet e veglave të punës që brezat e rinj nuk i njohin.

Nëse vërtet synohet që kjo Darkë e Lamës të bëhet festë shtetërore dhe kombëtare, duhet të pyetet populli, mendjet akademike, institucionet shtetërore, të të dy shteteve dhe banorët e viseve shqiptare jashtë kufijve; të definohet çfarë emri do të ketë (mirë është të ruhet emërtimi i Presidentit të ndjerë, Dr. I.Rugova “Darka e Lamës”), të definohet gatimi pikant si për Ditën e Verës – vezët dhe ballokumet; për Shëngjergj – përshesh me qumësht dhe me bukë misri; për Shën Mitër – gjel i therur si kurban i dimërit, në SHBA për Festën e Falenderimeve – gjeli i detit etj. Ndërsa hajet shtesë vetëm sa e begatojnë tryezën.
Mirë është që të caktohet data e saktë dhe muaji që ta festojë çdo familje me ato ushqime çka ka. Le të festojë së pari prodhuesi i drejpërdrejtë. Kjo do të sygjerojë për një kohezion familjar. Mendoj se është mirë prapë të ruhet data 24 tetor kur u organizua për herë të parë; ta organizojë Presidenti i shtetit si reprezentues jopolitik, pa marrë parasysh prej cilës parti vjen, e jo partitë politike. S’ka arsyetim të festohet në nëntor dhe dhjetor. Nuk është ky kalendar veror. Festoje Shën Gjergjin në Janar!? Çfarë lidhje do të kishte me emrin Lëmë. Natyra nuk pranon përdhunim. As organizimi nga Ministria e Bujqësisë… nuk është i mirë. Kur vjen në pushtet një parti tjetër politike, lakmojnë ta festojnë vetëm ata. Si duket ministrit Peci po i bëhen të lashtat edhe në dhjetor.

Imdovodë të shumtë gjatë luftës dhe pas saj nuk lanë gjë pa rrënuar kundër Presidentit Rugova e më vonë e ngjyen kafshatën në meritat e tij. Edhe këtë herë u përdor një skuthëri e rrëmbimit të meritave. M’u kujtua një thënie e Presidentit anglez Winston Churchill: “Burrshtetas mund të bëhët vetëm ai lider që mendon për gjeneratat e ardhme e jo për zgjedhjet e ardhshme”. Liderët tanë duket se punojnë të dalin prej historisë me xhepa plot e jo të hyjnë në histori me kokën lart.

Unë u gëzova dhe urova kur ministri deklaroi se është siguruar buka nga toka e Kosovës, por pyes ku kemi arritur sot me tokën e Kosovës? Asnjë qeveri nuk pati politikë të drejtë: Malet u shkatrruan sa nuk ka ku fshihet as lepuri; kodrat shkëmbore u zgrapën me dhegërmues nga dinosaurët modern; shtretërit e lumenjve u shkatrruan ose u ngulfatën, si krejt natyra, me mbeturina; lumenjtë u mbytën nga ujërat e zeza dhe helmet e fabrikave; toka rreth lumenjve u shfrytëzua pa mëshirë nga nxjerrja e zhavorit, u la si një relief i trishtueshëm, i veshur me shelg sa mund të lajmërohen dhe peshkaqejtë; toka e bukës mbeti djerrë, u mbush me shtëpi dhe punishte të ndryeshme sa nëse vazhdon ky trend një ditë Kosova nuk do të ketë tokë as për një lehë qepë. Bujqit nuk u stimuluan dhe nuk u ruajtën prodhimet vendore.

Toka ishte dhe është fabrikë e gatshme. E vërëjtët çka ndodhi në kohën e pndemisë. Alarm për miell… Kështu ndodhi dhe me blektori.

Dhasht Zoti që në vazhdim të kemi një kujdes më të madh për të. Po ashtu uroj që inisiativa për festimin e Darkës së Lamës të bëhet realitet. Nuk do të jetë kjo iniciativë për një ritual primitiv pagan si ishte shprehur një gojëtharë, por një falenderim për begatinë e verës dhe bukën tonë të përditshme. Do të jetë kjo edhe një lule në buqetën e trashëgimisë sonë kulturore.