15 C
Prizren
E shtunë, 24 Maj, 2025
Home Blog Page 300

Komuna e Dragashit reagon ndaj akuzave për ngrohje dhe furnizim me lëndë djegëse në shkolla

0

Komuna e Dragashit ka reaguar ndaj akuzave  lidhur me mosaktivizimin e sistemeve të ngrohjes dhe furnizimin me lëndë djegëse në shkolla.

“Pas shqyrtimit të situatës në terren, mund të konfirmojmë se në shumicën e shkollave, ngrohja është aktivizuar dhe procesi mësimor vazhdon normalisht”, tha nënkryetari i Komunës,  Faton Lajçi, i cili, së bashku me drejtorin e DKA-së,  Besim Hoxha, ka vizituar shkollat e rajonit të Opojës për të vlerësuar gjendjen.

Gjatë inspektimeve, të dy zyrtarët kanë vizituar shkollat amë dhe paralelet e ndara, ku janë takuar me drejtorët e shkollave, mësuesit dhe nxënësit. Ata kanë kontrolluar ngrohjen, depot e lëndëve djegëse dhe kalldajat, duke siguruar që çdo shkollë të ketë kushte të përshtatshme për zhvillimin e mësimit.

“Në të gjitha shkollat e komunës, ngrohja është aktivizuar dhe ambientet janë të ngrohta. Po ashtu, kemi sasi të mjaftueshme të lëndëve djegëse për t’i siguruar shkollat me ngrohje të vazhdueshme” theksoi Lajçi, duke shtuar se Komuna është angazhuar për të marrë masa të menjëhershme që çdo shkollë të jetë e furnizuar në kohë me lëndë djegëse.

Një përjashtim ka qenë ShFMU “Fetah Sylejmani” në fshatin Bajkaj, ku sistemi i ngrohjes ka pësuar një avari për shkak të rrjedhjes së ujit, duke e lënë kalldajën jashtë funksionit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Megjithatë, pas riparimit të defektit, ngrohja është aktivizuar dhe është duke funksionuar normalisht. Për të parandaluar probleme të tilla në të ardhmen, Zyra e Prokurimit ka shpallur një tender për blerjen e një kaldaje të re që do të përdorë dru dhe pelet.

“Edhe pse kemi pasur disa pengesa teknike në një shkollë të vetme, mësimi është zhvilluar normalisht dhe ne kemi siguruar ngrohje me metoda alternative,” njoftoi drejtoresha e ShFMU “Fetah Sylejmani”, Drita Lleshi.

Komuna e Dragashit ka reaguar gjithashtu ndaj kritikave të pabazuara që po qarkullojnë lidhur me mungesën e ngrohjes.

“Kritikat që thonë se shkollat janë të ftohta dhe pa furnizim me lëndë djegëse janë të pabazuara dhe tendencioze. Komuna është e angazhuar që të gjitha shkollat të kenë kushte të duhura për mësim”./pp/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mot me pak vranësira e me intervale me diell

0

Moti sot parashihet të jetë me pak vranësira dhe me intervale me diell, dhe vende-vende me mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 9-11 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Vetura godet dy këmbësorë në Suharekë

0

Sipas informacioneve të para, të lënduarit janë dërguar menjëherë në Emergjencën e Suharekës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, konkretisht Njësia Rajonale e Trafikut në Prizren, për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për SuharekaOnline se një aksident i tillë ka ndodhur dhe se policia është duke hetuar rastin.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta.

Policia po apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të ngasin me kujdes dhe të jenë të veçanërisht të kujdesshëm ndaj këmbësorëve, sidomos në zonat e banuara dhe në orët e mbrëmjes.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ambasada Japoneze i dhuroi Spitalit Rajonal të Prizrenit pajisje moderne për fizioterapi

0

Keisuke Yamanaka, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, të enjten ka bërë dorëzimin e pajisjeve të fizioterapisë për Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Pranimi është bërë nga drejtoresha ekzekutive e spitalit, Narqize Arënliu Hoxhaj, ndërsa e pranishme ishte edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, përcjell PrizrenPress.

Keisuke Yamanaka e vlerësoi këtë dorëzim si të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve për pacientët dhe forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Japonisë dhe Kosovës: “Kam kënaqësinë të jem me ju për dorëzimin e pajisjeve për fizioterapi. Kam dëgjuar se në këtë spital brenda vitit shërbime të fizioterapisë kërkohen deri nga 3 mijë pacientë, por për shkak të pajisjeve të vjetra është dashur të presin për marrjen e këtyre shërbimeve. Me këto pajisje të reja, pacientët nuk kanë nevojë të bëjnë termine dhe të udhëtojnë në Prishtinë për shërbimet e fizioterapisë. Kujdesi shëndetësor është nga fushat kryesore të ndihmës zhvillimore që Japonia ofron për Kosovën, duke iu përgjigjur nevojave themelore të njerëzve në jetën e tyre të përditshme. Dëshira ime është që bashkëpunimi përmes këtij projekti dhe projekteve të tjera të vazhdojë për të forcuar marrëdhëniet e ngushta të miqësisë midis Kosovës dhe Japonisë,” tha Yamanaka.

Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministrja e Shëndetësisë, ka falënderuar Ambasadën e Japonisë për donacionin e pajisjeve për fizioterapi, të cilat do të lehtësojnë punën e stafit dhe do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve të fizioterapisë: “Falënderojmë Ambasadën e Japonisë për donacionin e pajisjeve për fizioterapi. Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po bëhet gjithnjë e më shumë model për spitalet e tjera, duke kombinuar investimet nga Qeveria e Kosovës dhe donatorët, si Ambasada e Japonisë dhe Qeveria e Luksemburgut, e cila gjithashtu ka bërë investime në Spitalin e Prizrenit,” tha Gexha Bunjaku, duke shtuar se me këto pajisje të reja është rritur cilësia e shërbimeve, dhe pacientët nuk kanë më nevojë të udhëtojnë në Prishtinë apo spitalet e tjera për marrjen e shërbimeve të fizioterapisë.

Drejtoresha e Spitalit, Narqize Arënliu Hoxhaj, ka falënderuar Ambasadën e Japonisë për donacionin e pajisjeve mjekësore, të cilat janë shumë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të fizioterapisë për pacientët: “Në emrin tim, të menaxhmentit dhe të punonjësve të spitalit, veçanërisht të personelit të fizioterapisë, e falënderoj Ambasadën e Japonisë për donacionin e pajisjeve moderne për fizioterapi, që kanë lehtësuar punën e stafit dhe kanë përmirësuar shërbimet për pacientët,” tha Arënliu Hoxhaj, duke shtuar se këto pajisje ishin shumë të nevojshme për ofrimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve të fizioterapisë.

Pas dorëzimit të pajisjeve për fizioterapi, janë kryer edhe disa vizita në repartet e spitalit./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mbi 10 nxënës përfshihen në një rrahje në Malishevë, përdorët armë me gaz

0
Mbi 10 nxënës të shkollave të mesme janë rrahur në mes vete në qytetin e Malishevës.

Lajmin për Teve1.info e ka konfirmuar drejtori i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili tha se gjatë rrahjes është përdorur një armë me gaz.

Tutje, ai ka thënë se katër nga nxënësit e përfshirë në rrahje janë duke u intervistuar dhe të tjerët janë duke u kërkuar.

“Diku një grup prej 10-12 nxënës të shkollave të mesme janë rrahur në mes veti në qytet. Katër nga ta janë duke u intervistuar dhe të tjerët janë duke u kërkuar. Janë të gjithë të mitur diku 14-15 vjeçar. Është përdorur një armë me gazë”, ka thënë ai.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje”, mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

0

Rilind Thaqi, 21-vjeçar nga Kosova, ka humbur jetën në një aksident trafiku derisa kthehej nga Jesolo, Venedik, me kushëririn e tij 24-vjeçar.

BMW-ja e drejtuar nga kushëriri humbi kontrollin në një kthesë dhe u përplas me një shtyllë, Rilindi, që ndodhej në vendin e pasagjerit, humbi jetën në vend.

Ky aksident vjen në një moment të vështirë për familjen e Rilindit, i cili priste me padurim të kthehej në shtëpi pas një viti për të kaluar Krishtlindjet me prindërit e tij në Kosovë.

Siç shkruan mediumi italian, Corriere, Rilindi kishte planifikuar të ndërtonte një jetë të re në Itali, duke arritur të sigurojë një punë të mirë si kopshtar në kampingun Union Lido në Ca’ di Valle dhe po punonte për të marrë lejen e drejtimit të makinës, si dhe për të blerë një shtëpi në Ca’ Savio.

Të afërmit dhe miqtë e përshkruajnë Rilindin si një djalë të dashur dhe me zemër të madhe, gjithmonë të buzëqeshur dhe të gatshëm për të ndihmuar, përcjell telegrafi.

“Një copë bukë. Gjithmonë me një buzëqeshje,” thotë kushëriri i tij Dini Paçarizi.

Rilindi ishte pasionant për futbollin dhe çdo fundjavë luante në Jesolo me miqtë e tij të rinj, një hobi që e mbante të lidhur me komunitetin.

Komuniteti shqiptar në Cavallino-Treporti, i cili përbëhet nga rreth 100 shqiptarë, është në zi për humbjen e tij.

Kryetarja e Bashkisë, Roberta Nesto, shprehu ngushëllime për familjen e tij, duke vlerësuar të rinjtë si Rilindi dhe kushëriri i tij për integrimin dhe kontributin që kanë dhënë në zonë.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gjendet dhe identifikohet trupi i pajetë i profesorit Gani Rudaj

0

Është gjetur dhe identifikuar trupi i pajetë i profesorit Gani Rudaj nga Prizreni.

Lajmin e ka konfirmuar për “PrizrenPress” familja e tij.

Trupi i pajetë i profesorit Rudaj u gjet një muaj më parë në Prishtinë, ndërkohë që identifikimi i tij është bërë sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Profesori Rudaj kishte humbur kontaktet me familjen që nga data 27 gusht 2024, pas një trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dy persona rrahin një të mitur në Prizren

0

Dy persona kanë rrahur një të mitur në Prizren.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili njoftoi se rasti është duke u hetuar.

“Lidhur me rastin dje është inicuar rasti “Lëndim trupor”. Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke u marrë me hetimin e rastit”, thuhet në konfirmim.

Ndërkaq, në polici i mituri është deklaruar që nuk i njeh personat e dyshuar dhe mosha e tyre ende nuk dihet.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

21 vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Itali

0

Një 21 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në Itali në mesnatën e së mërkurës.

Lidhur me rastin e rëndë kanë shkruar edhe mediat italiane.

Gazeta “Corriere del Vento” ka shkruar se Rilind Thaqi, ka mbetur në vend si paosjë e këtij aksidenti.

Ai po udhëtonte bashkë edhe me një kushëri të tij, kur ky i fundit po e drejtonte veturën e tipit BMW.

Vetura doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën nga ana e pasagjerit ku ndodhej tanimë viktima, transmeton Klankosova.tv

Të dy po ktheheshin nga Jesolo në zonën e Venedikut.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni prezantohet në Stamboll: Drejtori Tarashaj synon rritjen e vizitave përmes rrjetit ndërkombëtar të turizmit

0

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Ramadan Tarashaj, mori pjesë në Samitin e Turizmit në Stamboll, i organizuar nga Unioni i Turizmit të Kosovës dhe agjencia “TURSAB” e Republikës së Turqisë.

Gjatë këtij samiti, ai pati mundësinë të prezantojë potencialet turistike dhe kulturore të Kosovës, duke veçuar pasuritë natyrore dhe historike të Prizrenit.

Për më tepër, siç bëhet e ditur në njoftimin e komunës, ai shfrytëzoi këtë mundësi për të krijuar rrugë për zhvillimin e një rrjeti bashkëpunimi ndërkombëtar, me qëllim promovimin e turizmit të qëndrueshëm dhe rritjen e vizitave në qytetin e Prizrenit./PrizrenPress.com/