3.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Dhjetor, 2024

Ambasada Japoneze i dhuroi Spitalit Rajonal të Prizrenit pajisje moderne për fizioterapi

Keisuke Yamanaka, i ngarkuari me punë i Ambasadës së Japonisë në Kosovë, të enjten ka bërë dorëzimin e pajisjeve të fizioterapisë për Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Pranimi është bërë nga drejtoresha ekzekutive e spitalit, Narqize Arënliu Hoxhaj, ndërsa e pranishme ishte edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, përcjell PrizrenPress.

Keisuke Yamanaka e vlerësoi këtë dorëzim si të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve për pacientët dhe forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes Japonisë dhe Kosovës: “Kam kënaqësinë të jem me ju për dorëzimin e pajisjeve për fizioterapi. Kam dëgjuar se në këtë spital brenda vitit shërbime të fizioterapisë kërkohen deri nga 3 mijë pacientë, por për shkak të pajisjeve të vjetra është dashur të presin për marrjen e këtyre shërbimeve. Me këto pajisje të reja, pacientët nuk kanë nevojë të bëjnë termine dhe të udhëtojnë në Prishtinë për shërbimet e fizioterapisë. Kujdesi shëndetësor është nga fushat kryesore të ndihmës zhvillimore që Japonia ofron për Kosovën, duke iu përgjigjur nevojave themelore të njerëzve në jetën e tyre të përditshme. Dëshira ime është që bashkëpunimi përmes këtij projekti dhe projekteve të tjera të vazhdojë për të forcuar marrëdhëniet e ngushta të miqësisë midis Kosovës dhe Japonisë,” tha Yamanaka.

Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministrja e Shëndetësisë, ka falënderuar Ambasadën e Japonisë për donacionin e pajisjeve për fizioterapi, të cilat do të lehtësojnë punën e stafit dhe do të përmirësojnë cilësinë e shërbimeve të fizioterapisë: “Falënderojmë Ambasadën e Japonisë për donacionin e pajisjeve për fizioterapi. Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po bëhet gjithnjë e më shumë model për spitalet e tjera, duke kombinuar investimet nga Qeveria e Kosovës dhe donatorët, si Ambasada e Japonisë dhe Qeveria e Luksemburgut, e cila gjithashtu ka bërë investime në Spitalin e Prizrenit,” tha Gexha Bunjaku, duke shtuar se me këto pajisje të reja është rritur cilësia e shërbimeve, dhe pacientët nuk kanë më nevojë të udhëtojnë në Prishtinë apo spitalet e tjera për marrjen e shërbimeve të fizioterapisë.

Drejtoresha e Spitalit, Narqize Arënliu Hoxhaj, ka falënderuar Ambasadën e Japonisë për donacionin e pajisjeve mjekësore, të cilat janë shumë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve të fizioterapisë për pacientët: “Në emrin tim, të menaxhmentit dhe të punonjësve të spitalit, veçanërisht të personelit të fizioterapisë, e falënderoj Ambasadën e Japonisë për donacionin e pajisjeve moderne për fizioterapi, që kanë lehtësuar punën e stafit dhe kanë përmirësuar shërbimet për pacientët,” tha Arënliu Hoxhaj, duke shtuar se këto pajisje ishin shumë të nevojshme për ofrimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve të fizioterapisë.

Pas dorëzimit të pajisjeve për fizioterapi, janë kryer edhe disa vizita në repartet e spitalit./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Shpërndahen mekanizma bujqësorë për fermerët e Prizrenit në kuadër të projektit të bashkëfinancimit

Komuna e Prizrenit, përmes Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka përmbyllur sot projektin “Furnizimi me mekanizëm bujqësor – me bashkëfinancim”, duke shpërndarë mekanizma...

Luljeta Veselaj-Gutaj zbulon arsyet pse nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Nuk do të garojë për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Mungesa e emrit në listën e PDK-së ka “shqetësuar” mbështetësit e saj. Drejtoresha e...

Lajmet e Fundit