24.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025
Home Blog Page 353

Ballkani dhe Malisheva në krye të tabelës pas fitoreve të sotme

0

Ballkani dhe Malisheva kanë arritur fitore të rëndësishme në ditën e fundit të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.

Kampioni në fuqi fitoi si mysafir i Ferronikelit me rezultat 1:4.

Autogoli i Bujar Shabanit në minutën e 15-të dhe goli i Sunday Adetunjit dy minuta më vonë, ia dhanë epërsinë e dyfishtë klubit portokall e zi.
Feronikeli u mundua të kthehej në lojë në pjesën e dytë, dhe arriti të shënojë për 1:2 përmes Suad Sahitit i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 51-të.

Mirëpo, ylli brazilian i suharekasave, Queven, e rikuperoi avantazhin e dyfishtë për mysafirët në minutën e 72-të, teksa Bernard Karrica e dha golin e katërt për Ballkanin në lojën shtesë.

Në anën tjetër, Malisheva ka triumfuar 2:1 ndaj Llapit, falë dy golave të Valmir Berishës në minutat 8’ dhe 29’.

Llapi ngulmoi në pjesën e dytë dhe arriti ta ngushtojë epërsinë e Tornadove në minutën e 68-të përmes Mërgim Cernavernit, por me kaq mbaruan golat.

Me këto tri pikë, Ballkani ngjitet në vendin e parë e Malisheva në të dytin me pikë të njëjta, gjithsej 22.

Prizren, aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.B., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 dhe lidhur me nenin 275 par. 1 pika 1.7,  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari B.B., nga muaji Korrik 2024, e në vazhdim deri me datë 20.08.2024 në Prizren, pa autorizim, blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik, substanca, psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri, blen substanca narkotike të llojit “marihuanë”, pasi e siguron substancën narkotike të njëjtën e ndan në sasi të vogla për shitje duke i ftuar blerësit përmes rrjetit social “Snap Chat”.

I njëjti, me këtë rrjet social komunikon me përdorues të këtyre substancave narkotike, ku dakordohet për çmim dhe më pas kërkon nga të njëjtit që narkotikët të vijnë t’i marrin në lagjen ”Ortakoll” në oborrin e njërës prej shkollave fillore në Prizren, ku edhe kryen shitjen dhe shpërndarjen e marihuanës në sasi prej 5-10 dozash.

I njëjti, me datë 20.08.2024 rreth orës 12:15 arrestohet nga policia në flagrancë, me ç’ rast policia tek ai gjen dhe sekuestron substancë narkotike të llojit “marihuanë” në peshë prej 1.12 gram të sistemuara në tri (3) qese najloni.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Hapet ura e madhe e Kukësit|Video

0
Është hapur ura madhe e Kukësit. Në hapje mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka thënë se ua është një vepër mbresëlënëse.

“Hapet ura e madhe e Kukësit, një vepër mbresëlënëse, e cila çliron përfundimisht qarkullimin e ngërçosur prej vitesh dhe i jep një përgjigje kuptimplotë të gjitha qyqeve që mbushën rrjetet sociale me vrer lajmesh të rreme, ndërkohë që po siguroheshin edhe akseset e komuniteteve përreth”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ura e varur në 310 metra gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, është një element prej çeliku special, me hapësirë 270m dhe lartësi 50 metra. Ajo zëvendëson urën ekzistuese mbi lumin Drin e zhvendosur rreth 100 metra skiç në anën lindore të saj.

Ura është një vepër arti arkitekturore, me dy bazamentet prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa gjatësia e saj do të jetë konstruksion metalik me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ura ekzistuese do të kthehet në një relike që ka shërbyer për më shumë se 45 vitesh dhe nuk do të ketë lidhje as me autostradën as me rrugë dytësore.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fillon pilotimi i skemës së reformuar të asistencës sociale, rreth 2 mijë familje në nevojë do të përfitojnë

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ka filluar pilotimi i skemës së reformuar së asistencës sociale.

Sipas tij, nga grupi i parë janë një mijë e 824 familje në nevojë që do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale.

“Nga grupi i parë, janë 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë mbështetje financiare si pjesë e pilotimit të reformës së skemës së asistencës sociale.  Përveç heqjes së kritereve diskriminuese, një gjë tjetër me rëndësi që po bëhet në kuadër të reformës është edhe kërkesa për të gjithë anëtarët e aftë për punë që të regjistrohen në Agjencinë e Punës si punëkërkues.  Përmes këtij veprimi, do të sigurohemi që t’i mbështesim ata që të aktivizohen në tregun e punës, dhe familja të krijojë vetëqëndrueshmëri financiare në afatgjatë”, ka shkruar Murati në Facebook.

Tri drejtori përfitojnë nga vendimi i Kuvendit të Prizrenit për ridestinimin e 1.2 milionë eurove

0

Rreth 1.2 milionë euro të pashpenzuara brenda kategorisë së investimeve kapitale të buxhetit të Komunës së Prizrenit janë bartur në tri drejtori komunale për nevojat në projektet e caktuara. Vendimi në fjalë është miratuar në seancën e fundit të Kuvendit të Komunës, përkundër vërejtjeve të adresuara nga opozitarët.

Drejtori i Financave në Komunën e Prizrenit, Sulltan Badallaj ka sqaruar se mjetet në vlerën prej 1 milionë e 162 mijë euro janë kursyer nëpër projekte të ndryshme dhe se me propozim të kryetarit e vendim të Kuvendit mund të ridestinohen në projektet tjera, raporton Telegrafi.

“Ky vendim bazohet në Ligj mbi menaxhaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, që i jep të drejtë kryetarit që 5% të vlerës të ridestinohen, normalisht me vendimin e Kuvendit”, ka thënë ai, teksa para kuvendarëve ka sqaruar se mjetet në vlerë prej 918 mijë euro do të ridestinohen te Drejtoria e Shërbimeve Publike, 144 mijë euro te Drejtoria e Arsimit dhe 100 mijë te Drejtoria e Shëndetësisë.

“Kjo vjen si pasojë që nuk ka rishikim të buxhetit si më herët”, ka shpjeguar Badallaj.

Pjesa dërrmuese e grupeve të kuvendarëve kanë shprehur qëndrimin në favor të bartjes së këtyre mjeteve.

Por opozitarët nga LVV kanë shprehur pakënaqësinë në këtë aspekt. Kuvendarja e LVV-së, Dafina Alishani ka theksuar se planifikimi i buxhetit ka qenë  një listë me fontanë dëshirash për vota, dhe se tani për shkak të mos planifikimit të duhur mjetet duhet të ridestinohen.

Ilir Gashi (LVV) ka theksuar se kjo është dëshmi për mos menaxhimin e mirë të buxhetit, respektivisht për suficitin.

“Sërish 100 mijë euro për trotuarin në rrugën unazore, pra nuk ju kanë mjaftuar 1.5 milionë euro”, ka thënë Gashi, duke shtuar se është kundër këtij propozimi, raporton Telegrafi.

Kryetari Shaqir Totaj ka theksuar se i kupton shqetësimet e kuvendarëve, por se kjo bartje e mjeteve që është lejuar nga ligjvënësi bëhet me qëllim të zvogëlimit të suficitit dhe për shfrytëzim më efikas të mjeteve të buxhetit komunal.

Ndërsa drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka kundërshtuar pretendimet e kuvendarit Gashi.

“Unaza e qytetit është brenda kontratës, ka pas mungesë mjeteve se unaza është duke përfunduar, me këto mjete edhe përfundon projekti . S’është e vërtetë që 1.5 milionë euro dhe tash shtesat tjera, nuk ka shtesa”, është shprehur ai.

Pavarësisht kundërshtimeve vendimi për bartjen e mjeteve në seancën e fundit është miratuar me 23 vota për dhe vetëm një votë kundër.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

COVID-19 dhe gripi sezonal, IKSHPK apelon për kujdes të shtuar

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka apeluar për kujdes të shtuar për personat me sëmundje kronike, sidomos ata mbi moshën 65 vjeç, duke paralajmëruar se kjo kategori është më e rrezikuar nga komplikimet e mundshme të COVID-19 dhe gripit sezonal.

Në një deklaratë të fundit, IKSHPK ka bërë thirrje për ndjekjen e masave të thjeshta mbrojtëse për të parandaluar sëmundjet respiratore dhe për të ruajtur shëndetin e individëve të cenueshëm.

Instituti rekomandon këto masa:

-Vaksinohuni sapo të keni mundësi.

-Qëndroni në shtëpi nëse ndiheni të sëmurë.

-Mbani maskë në vendet e mbushura me njerëz.

-Lani duart shpesh.

-Ajrosni ambientet e mbyllura.

Mesazhi i IKSHPK-së, nën sloganin #SiVetëmTiMundesh, vjen në kuadër të kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin publik pas pandemisë, me qëllim të mbrojtjes së grupeve të rrezikuara nga sëmundjet e stinës dhe COVID-19.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndryshon mënyra e procedurës së aplikimit për shtesat për fëmijë

0

Ka ndryshuar mënyra e procedurës së aplikimit për shtesat për fëmijë.

Kjo u bë e ditur nga platforma e shërbimeve elektronike “e – Kosova”, pas vendimit të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve.

“Afati për aplikim është i hapur nga data 1 deri më 10 të çdo muaji; Aplikimi për shtesa për fëmijë duhet të realizohet në tre muajt e pare të lindjes së fëmiut. Nëse nuk aplikoni brenda këtij afati, fillimisht duhet të kaloni në proces të verifikimit dhe aplikimi mund të realizohet vetëm pasi të përfundojë me sukses procesi verifikimit; Për detaje shtesë ju lutem referojuni vendimit! Ju lutem të respektoni këto afate për të siguruar përpunimin e aplikimit tuaj në kohë!”, shkruan në njoftim.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot Malisheva-Llapi, mysafirët kërkojnë të gjejnë e vendësit të rigjejnë formën

0

Malisheva pret sot Llapin në xhiron e 12-të të Superligës së Kosovës.

Malishevasit që pak javë më parë kryesonin tabelën, nuk njohin fitore që tri xhiro, pas një humbjeje dhe dy barazimeve radhazi.

Në anën tjetër, Llapi nuk ka fituar që katër xhiro, pasi njeh dy barazime dhe dy humbje.

Shtatë përballjet e tyre të fundit në Superligë kanë nxjerrë fitues – pesë herë ka fituar Malisheva, dy herë kanë triumfur llapjanët. Prandaj, mbetet të shihet nëse njëra prej tyre do t’u kthehet fitoreve sot.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Asnjë fitore në Superligë, 18 ndeshje pa fitore ndaj Ballkanit, drama e largimit – Feronikeli synon rilindjen

0

Pak ditë më parë, Feronikeli 74  vendosi të tërhiqej nga të gjitha garat, por më pas u zmraps nga ky vendim.

Ndërkaq sot, ekipi që zë vendin e fundit në tabelë pret kampionin në fuqi, Ballkanin.

Edhe pas 11 xhirosh, klubi nga Drenasi po orvatet të sigurojë fitoren e parë.

Sidoqoftë, në letër këtë javë e ka edhe më vështirë pasi që luan kundër suharekasve të cilët nuk kanë humbur që pesë xhiro.

Ende më të pakalueshme këtë sfidë e bën fakti që Feronikeli nuk e ka fituar asnjërën prej 18 ndeshjeve të fundit në të gjitha garat kundër Xhebrailave të cilët i kanë fituar 13 prej tyre.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë

0
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1817 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 14 aksidente kanë qenë me lëndime e 27 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 11 persona, ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në mbajtje.