19.7 C
Prizren
E shtunë, 21 Qershor, 2025
Home Blog Page 358

Rama jashtë “kornizës” së politikanit: Nuk fle shumë!

0

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dalë jashtë “kornizës” së politikanit, duke zbuluar më shumë nga vetja teksa fliste në podkastin e tij “Flasim”.

Kryeministri Rama u shpreh se konsumon më shumë se 10 kafe në ditë, por shtoi se nuk i shkakton shqetësime si dridhje.

Kreu i qeverisë zbuloi se fle shumë pak orë, ndërsa theksoi se sasia e kafesë së pi “atë pak gjumë nuk ma ngacmon”.

Por, Rama u shpreh i shqetësuar se “çfarë faturash të regjistron më vonë”, referuar problemeve në shëndet.

“Përballë keni njërin që pi më shumë se 10 kafe në ditë, nuk besoj se bën keq besoj. Shqetësime, dridhje, probleme nuk më krijon, madje unë nuk është se fle shumë gjumë, fle pak gjumë, por atë pak gjumë nuk ma ngacmon. Por ka një gjë, çfarë faturash të regjistron dhe kur të vijë fatura, aty është halli a ka ndonjë pasojë”, deklaroi Kryeministri.

Edi Rama foli edhe për arsyen pse ka zgjedhur të hapë podkast, teksa u shpreh: “Duket sikur këtu ka vetëm politikanë që zihen, gazetarë që shahen, vetëm kriminelë dhe krime që ndodhin, dhe ndërkohë jashtë kësaj vorbulle ka një Shqipëri që është braktisur masivisht, ku të gjithë janë pleq, ku nuk ka punë.

Podkast jep mundësinë që të shohin realitete që nuk i njohin, është edhe reklamë, por është free pa pagesë.”

Bekim Fehmiu dhe Irene Papas në L`Odissea

0

Rreth vitit 1967 në Itali pati nisur të shfaqej një mini-serial ku dy aktorët kryesorë ishin legjenda Bekim Fehmiu në rolin e Odiseut dhe aktorja greke me prejardhje shqiptare Irene Papas, në rolin e Penelopës.

Në RAI të Italisë asokohe u transmetuan vetëm 8 episode, por seriali u përkthye dhe më pas u transmetua në TVO në Ontario të Kanadasë, rreth viteve 1970.

Siç e ka vlerësuar shkrimtari dhe producenti i njohur italian, Francesko Scadarmaglia, Bekim Fehmiu ka qenë aktori i vetëm i hapësirës së vendeve ish socialiste, i cili me sukses ka luajtur më shumë se 20 vite në perëndim, duke e thyer perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbatchov-it dhe rënia e murit të Berlinit.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nesbitt i kthehet Yllit pas sezonit fantastik që pati edicionin e kaluar

0

Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli, ka njoftuar se skuadrës i është rikthyer basketbollisti, Jalen Nesbitt.

Ylli përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook” tha se Nesbitt është “gati për një tjetër sezon spektakolar”.

Nesbitt ishte lojtar i Yllit edicionin e kaluar, ku një kohë ka vuajtur një dëmtim, por që ka arritur ta prekë finalen e Play-Offit në Superligë.

Në finalen e Play-Offit, Ylli pati pësuar nga Trepça për vetëm një pikë në ndeshjen e pestë finale, në të cilën Nesbitt shënoi 11 pikë.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në 24 orë, policia shqipton 2 mijë e 224 tiketa trafiku

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shpërndarë 2 mijë e 224 tiketa trafiku.

Sipas forcave të rendit, u regjistruan edhe 46 aksidente trafiku me dëme materiale, 19 të tjera me të lënduar ndërsa një aksident me fatalitet.

Gjatë 24 orëve të fundit u arrestuan 21 persona ndërsa 13 u dërguan në mbajtje.

Kompleksi i ri sportiv në Rahovec gati për duelin Rahoveci-Liria

0

Kompleksi Sportiv i Rahovecit, investimi më i ri sportiv në komunë, është gati për t’u hapur me një sfidë të zjarrtë ndërmjet KF Rahoveci dhe KF Liria të Prizrenit këtë të diel, përcjell PrizrenPress.

Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, zhvilloi dje një vizitë në kompleks, duke u shprehur i kënaqur me përfundimin e pjesës më të madhe të punimeve dhe me gatishmërinë e infrastrukturës për të pritur ndeshjen e së dielës.

Ky projekt i rëndësishëm, i financuar nga Komuna e Rahovecit, është drejt përfundimit të plotë dhe pritet të përurohet brenda këtij muaji. Megjithatë, fusha tashmë është plotësisht e përgatitur për lojë dhe gati të presë ekipet dhe tifozët./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjykata e Prizrenit cakton masën e paraburgimit për 6 të arrestuarit për fajde dhe detyrim

0

Gjykata e Prizrenit ka caktuar më 01.11.2024 masën e paraburgimit prej një muaji ndaj gjashtë të dyshuarve të arrestuar për fajde dhe detyrim në kuadër të operacionit “Milioni”.

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com u.d. kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

“Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit për të gjithë të pandehurit” – tha Kryeziu.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot përballja e titanëve: Kampioni Trepça kundër Bashkimit të pamposhtur

0

Java e tetë e ProCredit Superligës do të sjellë përballjen më të zjarrtë të sezonit deri tani, derbin mes kampionit aktual Trepça dhe liderit të pamposhtur Bashkimi, përcjell PrizrenPress.

Kjo ndeshje e shumëpritur, që do të zhvillohet sot nga ora 17:00 në Mitrovicë, premton një atmosferë elektrizuese në prani të tifozëve të dy ekipeve.

Trepça vjen në këtë duel me pesë fitore dhe dy humbje, duke synuar të ndërpresë serinë e fitoreve të Bashkimit, i cili është i vetmi ekip pa humbje në Superligë, me shtatë fitore në shtatë ndeshje. Me një formë të tillë, Bashkimi mban vendin e parë dhe synon ta mbrojë me çdo kusht ndaj kampionit.

Ky takim jo vetëm që ka rëndësi për renditjen në tabelë, por përbën gjithashtu një provë force dhe prestigji për të dyja skuadrat, duke e shndërruar atë në ngjarjen kryesore të kësaj jave në basketbollin kosovar./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot me diell e vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 18 gradë Celsius

0
Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 15 deri 18 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-3m/s”, shkruan mes tjerash në njoftim.

Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore

0

Përderisa në shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren punimet kanë përfunduar, në dy asete të Kamenicës ka nisur restaurimi.

Kështu bëri të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një statusi në Facebook.

Lidhur me këtë, Çeku është shprehur se gjatë qeverisjes së tyre, buxheti për trashëgiminë kulturore është katërfishuar.

“Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgiminë kulturore. Për vetëm tri vjet e gjysmë kemi restauruar monumente e asete më shumë se në dekadën 2010-2020”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Çikat e Bashkimit gjunjëzojnë Penzën në Prizren

0

Bashkimi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzës me rezultat 72:67 (21:13, 19:19, 18:15, 14:20), në kuadër të Superligës Femra, xhiroja e katërt.

Skuadra vendase nisi më mirë, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 40:32.

Edhe pse çikat e Penzës luftuan deri në fund, ato nuk arritën t’ia shkaktonin humbjen vendaseve, të cilat zhvilluan një lojë të mirë.

Më të mirat nga Bashkimi ishin Caterrion Thompson me 21 pikë, 9 kërcime dhe 6 asistime, Aulona Muhadri me 16 pikë, 10 kërcime dhe 2 asistime.

Pas katër xhirove, Bashkimi mbetet i pamposhtur me 4 fitore, ndërsa Penza ka tri fitore dhe një humbje./PrizrenPress.com/