18.4 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025
Home Blog Page 362

Mot me pak vranësira e me intervale të gjata me diell

0
Moti sot pritet të jetë me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Fund dramatik, Ferizaj dhe Malisheva ndajnë pikët

0

Në katër ndeshje ka shkuar ecuria pa humbje e Ferizajit në Superligë. Pas tri fitoreve radhazi, sot Ferizaji ka shpëtuar nga humbja në fund ndaj Malishevës, në një takim që dhuroi një përfundim tejet dramatik.

Në fund, Ferizaji dhe Malisheva barazuan 1-1 (Drilon Hazrollaj 90+1’ / Albion Kurtaj (P) 90+12’).

Përkundër rasteve të shfaqura për shënim, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat të bardhë.

Gjërat për Ferizajin u vështirësuan në minutën e 61’, kur kapiteni Edon Sadriu u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë, gjë që ndikoi që mysafirët ta shtonin presionin dhe të sulmonin dukshëm më tepër.

Mundi i Malishevës u shpagua, me golin që erdhi në minutën e 90+1’. Topin në rrjetë nga afërsia e çoi Drilon Hazrollaj, i shërbyer nga Edis Malikji. Ky gol fillimisht u anulua nga gjyqtari anësor për shkak të pozitës jashtë loje, por pastaj u konfirmua si i rregullt nga VAR-i.

Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Malishevës, Arlind Veliu i kësaj skuadre shkaktoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga zëvendësuesi Albion Kurtaj, që ia siguroi skuadrës së tij një pikë mjaft të vlefshme në luftën për mbijetesë. Edhe vendimi për këtë penallti u rikonfirmua pas rishikimit me VAR.

Rezultati i sotëm e mban Ferizajin në vendin e shtatë, kurse Malisheva ka pikë të barabarta me Ballkanin lider.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vijojnë përplasjet opozitë-Ekzekutiv në Kuvendin e Prizrenit, Totaj refuzon pyetjet e LVV-së

0
Mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Prizrenit është karakterizuar me mos pajtime ndërmjet kuvendarëve opozitarë dhe zyrtarëve të lartë të Ekzekutivit.
Përplasjet mes tyre janë intensifikuar gjatë pjesës se pyetjeve të kuvendarëve.

Kryetari i Komunës, Shaqir Totaj ka dhënë përgjigje në disa pyetje, por jo edhe në ato që janë paraqitur nga kuvendarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për ata që nuk e votojnë buxhetin nuk ka përgjigje”, ka thënë Totaj.

Lidhur me këtë ka reaguar kuvendarja nga radhët e LVV-së, Dafina Alishani.

“Kuvendarët kanë të drejtë pwr pyetje. Po më vjen keq në çfarë gjendje e keni sjellë këtë Kuvend”, ka thënë ajo duke shprehur mos pajtimin me qasjen e kryetarit Totaj.

Por ky i fundit ka kërkuar respektim të vlerave demokratike.

“Demokracia ka shumë vlera. Njëra prej vlerave të demokracisë është që secili person ka të drejtë me fol dhe me thënë atë që e mendon. Mënyra se si secili prej nesh e shfrytëzon atë të drejtë, si sillet, cka flet, tregon se sa vlen ose sa nuk vlen. Kaq.”, ka thënë Totaj.

Por Alishani ka shprehur qëndrimin se vlerësimin e kuvendarëve e kanë dhënë qytetarët.

“Juve ju mbetet që të na respektoni sepse jemi në këto ulëse”, ka thënë ajo.

Mirëpo Totaj është përgjigjur se respekti duhet të meritohet.

Reagime të ngjashme ka pasur edhe lidhur me mos ofrimin e përgjigjes nga njëri prej drejtorëve të Ekzekutivit.

Shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së, Karanfil Haxhillari ka theksuar se qasja e Ekzekutivit komunal cenon vlerat e demokracisë, ngase kuvendarët adresojnë brengat e qytetarëve.

Kryesuesja e Kuvendit, Antigona Berisha – Bytyqi ka kërkuar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj që nëse ka informata për çështjet e adresuara të ofrojë përgjigje.

“Mua më duhet të marrë informata në drejtori, dhe përgjigjet do t’i japim me shkrim”, ka thënë Lamaj.

Përplasjet ndërmjet opozitarëve dhe Ekzkekutivit në pjesën e parë të seancave të Kuvendit të Prizrenit kanë qenë të shpeshta gjatë këtij mandati. /Telegrafi/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Komuna e Rahovecit një shembull i menaxhimit të mirë të mbeturinave

0

Komuna e Rahovecit është bërë një shembull i mirë në menaxhimin e mbeturinave. Hapësirat që dikur shërbenin si deponi ilegale tashmë janë pastruar, dhe rreth tyre janë mbjellur drunjë dekorativ, duke kontribuar në përmirësimin e ambientit.

Përveç kësaj, komuna ka krijuar një deponi për mbeturina vëllimore, ku këto mbeturina përpunohen dhe i dhurohen familjeve në nevojë. Kjo iniciativë ndihmon në reduktimin e mbetjeve dhe mbështet ata që kanë nevojë.

“Faleminderit projektit DEMOS për mbështetje të vazhdueshme në përmirësimin e performancës së komunave në fusha të ndryshme,” thuhet në njoftimin e komunës (Shih pamjet)/PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mësimdhënësit e arsimit fillor në Malishevë ndjekin trajnimin për karrierë

0

44 mësimdhënës të arsimit fillor (klasat 1-5) po ndjekin një trajnim të organizuar nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, i cili ka filluar dje. Ky trajnim fokusohet në zhvillimin e kurrikulës për karrierë arsimore dhe pedagogjike.

Sabit Berisha, shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, shprehu angazhimin e institucionit për të mbështetur avancimin e njohurive të mësimdhënësve, veçanërisht atyre që nuk e kanë përfunduar këtë trajnim. Ai theksoi se qëllimi është për të arritur një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.

Trajnimi po fasilitohet nga Skender Gashi, trajner i kurrikulës, dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, duke ofruar mundësi për zhvillimin profesional të mësimdhënësve të arsimit fillor./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Memorandum Mirëkuptimi për aktivizmin qytetar te të rinjtë në Prizren

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Teach For Kosova për bashkëpunim në zbatimin e programit të kësaj organizate në Prizren.

Projekti “Promovimi i të menduarit kritik dhe qytetarisë aktive te të rinjtë” do të realizohet në kuadër të fushës së demokracisë dhe shoqërisë civile, me mbështetje financiare nga National Endowment for Democracy.

Ky memorandum përfshin krijimin e grupit të “Aktivizmit qytetar” brenda një shkolle të mesme në Komunë, si dhe asistimin nga ana e Komunës për realizimin e projektit në mënyrë sa më cilësore.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksion kundër fajdesë në Prizren dhe Suharekë, gjashtë të arrestuar

0

Gjashtë persona janë arrestuar sot nga policia në një aksion të zhvilluar kundër fajdes dhe detyrimit në Prizren dhe Suharekë.

Aksioni i zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

Në këtë operacion të koduar “Milioni”, janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, dokumentacione, si: kontrata, para-kontrata, para të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogaritë bankare të personave të dyshuar.

Në njoftimin përbashkët të lëshuar nga Policia dhe Prokuroria, të dyshuarit në këtë rast, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm joproporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.

“Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro. Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Të bashkangjitura mund t’i gjeni pamjet nga aksioni në fjalë:

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Publikohet në muajin nëntor fjalori më i madh i gjuhës shqipe – përmban rreth 120 mijë fjalë

0

Fjalori më i madh i gjuhës shqipe, që do të mbajë rreth 120 mijë fjalë do të jetë gati për t’u publikuar në muajin nëntor. Ky fjalor fillimisht do të vijë në formatin online në internet, ndërsa në vitin 2025 do të vijohet edhe me procesin e printimit.

Sakaq, Prof. Dr. Shezai Rrokaj shprehet se: “Ky fjalor është dorëzuar. Do të ketë nevojë për modifikime të vogla teknike. Ndërkohë do të jetë i hapur fillimisht në qarqet akademike për të marrë mendime, korrigjime ose ide. Me një sasi faqesh të tillë normalisht për përdorim mund të shkojë deri në tri vëllime!”

“Qëllimi i këtij fjalori është që të ngrihet mbi fjalorët ekzistues, që janë të Akademisë së Shkencave – kam parasysh fjalorët e viteve 1980, 1984, 2002, 2006, 2020 – dhe të ketë një areal shumë të gjerë, që i përgjigjet në mënyrë të drejtë hapjes së hapësirës shqiptare brenda trojeve etnike”, tha Rrokaj, transmeton ‘oranews’.

Fjalori i ri i gjuhës shqipe është një punë në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademisë së Shkencave të Kosovës si edhe gjuhëtarëve nga Maqedonia e Veriut.

Malisheva synon rikthimin te fitorja ndaj Ferizajt

0

Xhiro e 11-të e Superligës së Kosovës në futboll do të kompletohet sot me dy ndeshjet tejet interesante që do të zhvillohen nga ora 13:00.

Malisheva që po vazhdon të qëndrojnë në vendet e kreut të tabelës, do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas një humbje dhe një barazimi dhe sot do të ketë punë me Ferizajn e vendit të tetë, skuadër kjo që ka regjistruar tri fitore radhazi në tri ndeshjet e fundit.

Kjo statistikë tregon se skuadra e Bekim Isufit nuk do ta ketë aspak të lehtë të marrë pikë në Ferizaj.

Sfida tjetër do të zhvillohet në Gjilani, aty ku përballen rivalët e vjetër të futbollit kosovar, Drita dhe Prishtina. Këto dy skuadra renditen në pozitat katër dhe pesë me Prishtinën që ka 16 pikë ndërsa Drita 15 sosh.

Derisa Drita barazoi me Malishevën 0-0 në xhiron e kaluar, Prishtina u mposht nga Suhareka me rezultat 2-1.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Aksident me fatalitet në Malishevë, vdes pasagjeri i një motoçiklete

0

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në Fshatin Lozicë të Malishevës.

Atje një motoçiklistë ka bërë vetaksident dhe lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri.

motoçiklisti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fsh. Lozicë, Malishevë 30.10.2024 – 13:45. I dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës,  ku si pasojë viktima mashkull kosovar – pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin  e ngjarjes. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.