2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 38

Derbi Bashkimi–Trepça nesër në Prizren

0

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë vikend me përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës.

Dy skuadrat do të përballen nesër nga ora 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në një duel mes nënkampionit dhe kampionit aktual, njëherësh edhe mes vendit të dytë dhe liderit të tabelës, raporton PrizrenPress.

Në kampionat, prizrenasit renditen në vendin e dytë me 16 fitore dhe shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kryesojnë bindshëm me 21 fitore dhe vetëm tri humbje, duke regjistruar gjithashtu 15 fitore radhazi. Këto dy skuadra janë përballur edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, ku triumfues dolën “Xehetarët”.

Ndërkohë, Bashkimi ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje nesër nga ora 13:00 te biletorja para palestrës “Sezai Surroi”. Sipas klubit, maksimumi i lejuar është katër bileta për person, ndërsa një biletë vlen vetëm për një hyrje. Çmimi i biletave për tribunë është 3 euro, ndërsa për VIP 15 euro.

Kjo ndeshje pritet të jetë një test i rëndësishëm për të dy skuadrat para fazës së “play-off”-it, që këtë sezon pritet të jetë shumë e fortë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

0

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën për pikë të rëndësishme.

Kryendeshja e kësaj xhiro do të luhet në Suharekë, ku përballen dy rivalët për titull, Ballkani dhe Drita, në një duel që mund të ketë ndikim të madh në garën për kreun e tabelës.

Kjo xhiro nis sot pasdite me tri takime interesante. Gjilani do të përballet me Drenicën, me synimin për të vazhduar serinë pozitive të rezultateve. Ndërkohë, në Prishtinë zhvillohet derbi lokal mes Prishtina dhe Prishtina e Re, ndërsa Malisheva pret në shtëpi Ferizaj.

Dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje luhen nesër. Krahas sfidës së madhe mes Ballkanit dhe Dritës, Dukagjini do të jetë nikoqir i Llapi.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 24-të të Superligës fillojnë në orën 13:00.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

0

Policia bëri të ditur se ekstradimet u realizuan nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë tjera të policisë dhe institucionet e drejtësisë, ndërsa të dyshuarit ishin me letër rreshtim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Sipas policisë, më 12 mars është ekstraduar i dyshuari me inicialet A.B., i cili kërkohej për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Ndërsa më 13 mars është ekstraduar i dyshuari Xh.K., i cili kërkohej për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Italiane. Pas ekstradimit, të dyshuarit u dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit përkatësisht Mitrovicës”, thotë Policia.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

14 Marsi, “Dita e Verës” dhe historia e festës

0

Dita e Verës është një nga festat më të bukura dhe më të lashta shqiptare, e cila simbolizon ringjalljen e natyrës, ardhjen e pranverës dhe fuqinë e diellit mbi tokë. 

Ajo festohet çdo vit më 14 Mars, duke shënuar fundin e dimrit dhe nisjen e një periudhe të re plot gjallëri, gëzim dhe shpresë. 

Kjo festë ka origjinë pagane dhe rrënjët e saj lidhen ngushtë me besimet e hershme ilire për ciklin e jetës dhe natyrës. Historia dhe Origjina e Ditës së Verës Dita e Verës ka burimin e saj në besimet e lashta ilire, ku natyra adhurohej si burimi i jetës.

 Kjo festë besohet se është ruajtur brez pas brezi në qytetin e Elbasanit, ku edhe sot e kësaj dite organizohen festime të mëdha dhe aktivitete tradicionale. Sipas gojëdhënave, kjo ditë lidhet me kultin e Zana e Malit , një figurë mitologjike që simbolizonte pranverën dhe ringjalljen e jetës.

Në kohët e lashta, shqiptarët e festonin Ditën e Verës duke bërë flijime për perënditë e natyrës, duke ndezur zjarre dhe duke zhvilluar rituale të ndryshme për të larguar të keqen dhe për të ftuar begatinë në jetën e tyre. 

Në këtë kontekst, Dita e Verës përfaqësonte një moment të rëndësishëm kalendarik, ku njerëzit i linin pas vështirësitë e dimrit dhe hynin në një stinë të re plot me ngrohtësi dhe frymëzim. 

Traditat dhe simbolet kryesore të Ditës së Verës

1. Ballokumja – Ëmbëlsira Tradicionale e Festës Një nga elementët më të spikatur të Ditës së Verës është ballokumja , një ëmbëlsirë tradicionale që përgatitet kryesisht në Elbasan dhe është kthyer në një simbol të kësaj feste. Ballokumja bëhet me miell misri, sheqer, gjalpë dhe vezë, duke dhënë një shije unike dhe të veçantë. Amvisat shqiptare e përgatisin me përkushtim dhe e ndajnë me familjarët dhe miqtë, si një simbol i ëmbëlsisë dhe begatisë për vitin që vjen.

 2. Veroret – Fillesa e Fatit dhe Lumturisë Një tjetër simbol i rëndësishëm i Ditës së Verës është verorja, një byzylyk i thurur me fije të bardha dhe të kuqe, të cilat përfaqësojnë dritën dhe zjarrin e diellit. 

Sipas traditës, ky byzylyk lidhet në dorë në mëngjesin e 14 Marsit dhe mbahet derisa të shihen dallëndyshet apo të lulëzojë një pemë, moment në të cilin hiqet dhe vendoset mbi degët e pemëve për të sjellë fat dhe mirëqenie. 

3. Festa dhe Gëzimi në Natyrë Në këtë ditë, njerëzit dalin jashtë, festojnë në natyrë dhe organizojnë pikniqe me familjet e tyre. 

Festimet përfshijnë këngë, valle popullore dhe lojëra tradicionale, të cilat krijojnë një atmosferë të veçantë gëzimi dhe bashkimi. 

Në një kohë kur bota po përballet me sfida të shumta ekologjike, Dita e Verës na mëson që duhet të kujdesemi për mjedisin, ta mbrojmë atë dhe ta respektojmë natyrën, ashtu siç bënin të parët tanë.

Gjithashtu, kjo ditë na bashkon me njëri-tjetrin, duke na bërë të reflektojmë mbi vlerën e familjes, miqësisë dhe solidaritetit. 

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Rilind Çoçaj promovon në Zagreb monografinë për arkitektonikën e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës

0

Më 13 mars 2026, në Bibliotekën e Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU) në Zagreb, u mbajt promovimi i monografisë “Arkitektonika e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, me autor dr. sc. Rilind Çoçaj. Aktiviteti u organizua nga Muzeu Kroat i Arkitekturës pranë Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve.

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

0

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 15 deri në 18 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–3 metra në sekondë.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Edhe të dielën më 15 mars pritet mot kryesisht me diell, me temperatura minimale nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.

Ndërkohë, në Shqipëri, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), dita e shtunë (14 mars) parashikohet relativisht e paqëndrueshme. Paradite priten kthjellime, ndërsa nga mesdita deri pasdite do të ketë alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Reshje të dobëta shiu dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra në zonat malore mund të shfaqen nga mesdita deri në pasdite, veçanërisht në ultësirën perëndimore dhe në relievet malore. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga juglindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa deti pritet të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në përgjithësi, fundjava pritet të sjellë mot relativisht të këndshëm pranveror në të dy vendet, me temperatura të buta dhe intervale me diell.

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

P.C Prizreni mposht Istogun, mbetet lider

0

Proton Cable Prizreni ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Parë të basketbollit, duke mposhtur Istogun me rezultat 89:75.

Skuadra prizrenase zhvilloi një ndeshje të mirë dhe arriti të mbajë epërsinë në pjesën më të madhe të takimit, duke siguruar në fund një fitore të merituar para tifozëve të saj, raporton PrizrenPress.

Me këtë triumf, Proton Cable Prizreni vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit. Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, prizrenasit kanë regjistruar 13 fitore dhe kanë grumbulluar 27 pikë, duke mbajtur vendin e parë në tabelë.

Pas tyre renditet New Basket me 26 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Keku me 22 pikë.

Forma e mirë e P.C Prizrenit e mban skuadrën në krye të tabelës dhe e konfirmon si një nga pretendentët kryesorë për titullin në Ligën e Parë./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

0

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Prokuroria thotë se të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligji.

“Nga koha e pa përcaktuar e deri më datë 12.03.2026, rreth orës 21:00 në Malishevë, saktësisht në lokalin e afarist “D…” i pandehuri E.B., në cilësinë e pronarit të lojërave, duke vepruar në bashkëkryerje edhe me të pandehurit A.B., N.H., J.M., dhe Z.P., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, organizojnë dhe marrin pjesë në organizimin e lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me Ligjin Nr.06/L-155 për ndalimin e lojërave të fatit, në atë mënyrë që të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme dhe të fshehtë në lokalin afarist e përdorin për lojëra të fatit”, thuhet në njoftimine Prokurorisë në Gjakovë.

Tutje, kanë treguar se pas urdhrit për kontrollimin e lokalit nga zyrtarët policorë, të pandehurit kanë tentuar të arratisen duke kërcyer nga një dritare e objektit, por janë ndaluar nga policia.

Prokuroria ka treguar se cka ëhstë gjetur gjatë kontrollit.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Janë gjetur pesë aparate të lojërave të fatit në funksion, ku në aparatin nr. 3 (Kajot) janë gjetur 20 €, në aparatin nr. 4 (Apex) 150 €, dhe në aparatin nr. 5 (Kajot) 70 €. Po ashtu, në çantën e pronarit E.B., janë gjetur 2,000 €, të gjitha të sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor”, thuhet  në njoftim.

Me këto veprime, sipas prokurorisë në Gjakovë, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Të pandehurit që nga data 12 mars, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.