Komisioni për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Malishevës mban mbledhjen e parë

Komisioni për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës së Malishevës ka mbajtur sot mbledhjen e parë, ku është bërë konstituimi i tij dhe zgjedhja e kryesuesit.

Në njoftim thuhet se gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit zgjodhën kryesuesin e tij, Argjend Thaçin, i cili njëkohësisht është edhe kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, përcjell PrizrenPress.

Po ashtu, komisioni, i përbërë nga përfaqësues të subjekteve politike në Kuvendin e Komunës, Zyra e Kryetarit të Komunës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ka nisur punën për hartimin e planit të punës.

“Në vijim, komisioni ka shqyrtuar planin e punës dhe ka hartuar draftin fillestar. Ky draft do të kalojë në procedurat e nevojshme ligjore para se të miratohet nga Kuvendi i Komunës”, theksohet në njoftim.

Plani i punës që do të miratohet do të përcaktojë drejtimet dhe organizimin e punës së Kuvendit për vitin 2025./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Shkurte Fejza takon ish-presidentin Clinton: Mirënjohje nga zemra në emër të popullit të Kosovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka takuar në SHBA ish-presidentin Bill Clinton. Lajmin e ka bërë me dije vet këngëtarja në rrjetet sociale. Shkurte Fejza...

Lajmet e Fundit