12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 634

Vazhdon numërimi i votave

0

Ende po vazhdon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt në vendin tonë. Votat e kandidatëve për deputetë janë numëruar në rreth 80 për qind të vendvotimeve.

Zyrtarë të Komisionit Qendror Zgjedhor nuk kanë dhënë një datë të saktë se kur mund të përfundojë ky proces, por besojnë se do të përmbyllet brenda pak ditësh.

Ndërkohë, merret vesh se numri i zarfeve të votave me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, ndërkaq numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597./rtk

Moti sot: Gjatë ditës pritet shi dhe borë, temperaturat deri në 4 gradë Celsius

0
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.

 

Sipas IHMK-së, të mërkuren, moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës vranësirat do të denden dhe priten reshje lokale të shiut të përziera me borë.

 

Prokuroria mbyll hetimet kundër zyrtarit të ATK-së në Prizren, Safet Temaj

0

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka mbyllur hetimet kundër zyrtarit të Administratës së Tatimeve të Kosovës (ATK) në Prizren, Safet Temaj.

Avokati Blerim Mazreku tha se Temaj ishte arrestuar padrejtësisht.

“Safet Temaj padrejtësisht u arrestua. Sot u konfirmua pafajësia e tij”, shkruan Mazreku në Facebook.

Zëvendëskryeprokurorja Elza Bajrami-Kastrati ka mbyllur pjesërisht hetimet kundër biznesmenëve Feim Pulaj, Bedri Batatina dhe Besim Batatina, si dhe inspektorëve të ATK-së Adil Paçarizi, Agim Rama, Avdi Jakupi, Gazmend Gjocaj, Masar Zejnullahu, Milaim Berisha, Muhamed Rafuna, Murtez Zeqiri, Nesim Bajrami, Safet Temaj, Vllaznim Krasniqi, Xhemajl Hertica dhe Isen Lipovica, cilët u arrestuan vitin e kaluar.

Këta po hetoheshin për vepra që lidhen me shmangien e tatimeve./PrizrenPress.com/

——————————————————————————————————KLIKO linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/951142360419670

LDK në formë: Kandidatët e partisë që siguruan votat për një prezencë të fuqishme në Kuvend

0

Në zgjedhjet e fundit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur rezultate të shquara me kandidatë që kanë siguruar mbështetje të madhe nga qytetarët, të paktën sipas 60% të numrimit të votave deri tash, raporton GazetaBlic.

Lumir Abdixhiku ka marrë 87,051 vota, duke e konsoliduar pozitën e tij si një nga figurat kryesore të partisë. Po ashtu, Doarsa Kica Xhelili ka siguruar 34,965 vota, Hykmete Bajrami ka marrë 32,863, ndërsa Kujtim Shala ka arritur 29,166 vota.

 

 

Avdullah Hoti dhe Lutfi Haziri gjithashtu kanë bërë një paraqitje të fuqishme me 23,995 dhe 22,719 vota, respektivisht.

Lista e plotë:

 

 

Malisheva i kthehet fitores, mposht Ferizajn

0

Malisheva i është rikthyer fitores në Superligën e futbollit.

Skuadra e Bekim Isufit e ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të të ligës elitare.

Vendësit kanë fituar me rezultat 3:2 duke i dhënë fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore. Golat për mikpritësit i kanë shënuar Dreni Kryeziu, Laurent Xhylani dhe Drilon Hazrollaj.

Falë kësaj fitoreje, Malisheva e ka përforcuar pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë, tri më pak se Ballkani, i cili është i dyti. Ndërkohë, Ferizaj e lëshoi mundësinë që të ngritët në tabelë, ndërsa e sheh veten në një pozitë të rrezikshme, atë të tetë me 23 pikë.

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

0

Në 19 qendra komunale po vazhdon numri i votave të kandidatëve për deputetë.

KosovaPress ka siguruar listën me rezultatet e votave të grumbulluara për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza ka grumbulluar mbi 122 mijë vota, ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi me mbi 69 mijë vota.

Kandidati i tretë i cili renditet me numër më të madh të votave është Uran Ismaili me mbi 29 mijë vota. Ndërkaq, Vlora Çitaku ka grumbulluar mbi 28 mijë vota sipas listës së fundit të përditësuar me rezultatet.

Kandidatja për deputete, Sala Jashari nga Prekazi ka grumbulluar mbi 27 mijë vota. Kandidati i gjashtë i cili ka marrë më së shumti vota nga kjo parti është Enver Hoxhaj me mbi 22 mijë vota.

Katër kandidatë tjerë të PDK-së me më së shumti vota janë: Përparim Gruda, Ganimete Musliu, Rrahman Rama, Mergim Lushtaku.

Lista e përditësuar me votat e grumbulluara të kandidatëve për deputetë vijon me: Artan Behramin, Ferat Shalën, Nait Hasanin, Elmi Reçicën, Fadil Demakun, Altin Krasniqin e Xhevahir Gecin.

Mbi 15 mijë vota të qytetarëve ka marrë Blerta Deliu Kodra, e mbi 14 mijë sosh Abelard Tahiri.

FUNDI I IDIOTËSISË EUROPIANE

0

Nga Ben Blushi

Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë njëkohësisht kundër dy superfuqitë kryesore të botës, Amerikën dhe Rusinë.

As Korea e Veriut dhe as Irani nuk kanë shkuar kurrë kaq larg. Gjithmonë kanë qenë ose me njërën ose me tjetrën superfuqi dhe asnjëhëherë kundër të dyjave bashkë.

Europa nuk është ftuar në takimin e Arabisë Saudite, mes Trump dhe Putin dhe për këtë shkak po bën cmos për ta sabotuar atë, duke i kërkuar presidentit Zelensky të mos njohë asnjë vendim që e mbyll luftën.

E paimagjinueshme. Evropa nuk do që lufta të mbarojë edhe tani që të gjithë duan.

Është njëlloj si një njeri që i hedh benzinë zjarrit që po i djeg shtëpinë, ndërkohë që i ka kërkuar ujë dhe para gjithë komshinjve për shumë kohë. Kur ata i tregojnë si shuhet zjarri, ai nuk pranon dhe hedh edhe më shumë benzinë.

Për shkak të këtij veprimi zjarrnxitës, mesa duket Amerika dhe Rusia e kanë lënë Evropën jashtë bisedimeve të paqes.

Dhe kanë bërë mirë.

Europa nuk ka fituar asnjë luftë vetë, por vetëm ka shkaktuar luftëra duke vrarë miliona qytetarë europianë, cka e ka bërë atë kontinentin më luftënxitës dhe njëkohësisht më humbës në historinë e botës.

Shqipërinë nuk e ka pushtuar asnjëherë as Amerika as Rusia por vetëm Europa.

Napoleoni u mund nga Rusia por Rusia nuk erdhi ta pushtojë Francën megjithëse mund ta bënte. Hitleri u mund nga Rusia dhe nga Amerika bashkë, por asnjëra nuk e mbajti të pushtuar Gjermaninë e cila u nda mes dy ideologjive, por jo mes shteteve që fituan luftën duke lënë miliona ushtarë të vrarë për të cliruar Europën nga vetë Europa.

Prandaj të gjithë janë dakort se ka ardhur koha që europianët mos ngatërrohen më në punët e botës të cilat i kanë bërë gjithnjë keq ose shumë keq.

Ata kanë humbur me sukses fuqinë e tyre në Azi, në Afrikë dhe në Amerikën Latine sepse menduan se burimet që rrëmbyen nga kolonitë e dikurshme ishin të mjaftueshme përjetësisht.

Koha provoi të kundërtën.

Kursimet shterojnë nëse nuk investohen dhe Europa sot është më e varfër se para dy shekujsh në raport me kolonitë e veta, Amerikën, Kinën dhe Indinë dhe pas disa dekadash do jetë edhe më e dobët se Afrika e pasur.

Natyrisht dobësinë e saj e shohin të gjithë sepse ajo shkëlqen cdo ditë e më shumë, duke i detyruar njerëzit të ngrenë disa pyetje.

C’punë ka një kontinent që e ktheu urrejtjen për hebrenjtë e Biblës dhe antisemitizmin në doktrinë ushtarake, ti tregojë Izraelit si duhet të sillet në vendin e vet, apo c’punë ka Europa të vendosë cfarë ndodh në Gaza,ku shkojnë 2 milion palestinezë, sa rajone rusishtfolëse do kalojnë nga Ukraina në Rusi, kujt i takon Taiëani dhe sa respektohen të drejtat e njeriut në Kinë apo në Korenë e Veriut.

Këto nuk janë punët e europianëve sepse ata nuk kanë më as ushtritë që kishin dikur as paratë dhe as teknologjinë për t’iu imponuar të tjerëve.

Tani ka ardhur koha që Europa të merret me punët e veta që nuk janë pak. Ajo duhet të zgjerohet, të reformohet dhe të lindë më shumë fëmijë.

Sot në Europë lindin 10 mijë bebe në ditë, ndërsa vetëm në Nigeri lindin 20 mijë bebe në ditë dhe ky problem nuk zgjidhet duke i mësuar nigerianëve se cfarë është demokracia e pakicave, apo duke dhuruar kontraceptivë me ngjyra ylberi.

Europa duhet të merret me Ballkanin të cilin ka 100 vjet që e torturon duke e kthyer në një poligon ku ajo mëson pabesitë e artit të luftës.

Ukraina nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e Europës dhe meqë Europa nuk pranon që Rusia të ngatërrohet në Ballkan, duhet të bëjë të njëjtën gjë duke ruajtur neutralitetin reciprok.

Ukraina është Ballkani i Rusisë, prandaj Europa nuk duhet të merret me Ballkanin e të tjerëve.

Fatkeqësisht, për shkak të nxitjes që ju bë Ukrainës duke e përdorur si një mace që pickon një tigër, ajo e ka humbur luftën në mënyrë dëshpëruese dhe sot është një vend që nuk vendos më për veten e vet.

Bashkë me luftën Ukraina ka humbur autonominë.

Ndërkohë që 200 miliard euro armë u shitën kontrabandë nëpër vatrat e tjera të botës, administrata e këtij vendi u bë më e korruptuara në botë, zgjedhjet janë anulluar, më shumë se 200 mijë ushtarë janë vrarë, miliona dezertuan, shumica e tokave pjellore të Ukrainës janë minuar, 5 milion njerëz kanë emigruar dhe burimet e saj natyrore janë jashtë funksioni.

Ukraina kërkon më shumë se 500 miliard dollarë për tu rimëkëmbur dhe natyrisht Europa nuk do ta paguajë faturën, cka e kthen këtë vend në orbitën ruse aty ku dhe ka qenë historikisht para se ta mashtronin se do ta integronin në NATO dhe BE, për ta hedhur si mace në zjarrin e luftës.

Por në përfundim të kësaj lufte që nuk pati asnjë përfitim për askënd edhe Europa është më e dobët se kurrë.

Ajo ka humbur aleatin e vet kryesor, garantin e sigurisë së saj, Amerikën, ndërkohë që hoqi dorë me vullnet nga burimet e lira të energjisë që i vinin nga Rusia, rriti cmimet, rrënoi ekonominë e vet dhe u fut në konflikt me këtë fuqi e cila 80 vjet më parë e cliroi nga nazizmi dhe iku në shtëpinë e vet.

Por lufta në Ukrainë tregoi edhe anën komike të Europës si një fuqi e dalë nga komeditë e Molierit.

Shtetet europiane u futën në një garë histerike gjuetije mbi vilat dhe jahtet e pasanikëve rusë të cilat i sekuestruan me pretekstin se me taksat e tyre ata kishin ndihmuar makinën ushtarake të Putinit në Ukrainë.

Kjo është njëlloj sikur nesër, qeveritë e Europës të sekuestrojnë makinat Tesla të Elon Muskut, meqë mendojnë se ky po ndihmon diktatorin Donald Trump, ti japë fund luftës në Ukrainë, të mbyllë USAID dhe të aneksojë Groenlandën.

Është njëlloj sikur ditën që Gjermania Naziste humbi luftën, Amerika me Rusinë të sekuestronin fabrikat Mercedes Benz, meqë kjo kompani makinash e ndihmoi Hitlerin të pushtonte botën.

Edhe mund ta bënin por nuk e bënë, sepse përndryshe do ishte një plackitje e pastër dhe e paharrueshme.

Për të gjitha këto arsye europianët nuk janë ftuar në tryezën e paqes mes Amerikës dhe Rusisë sepse askush nuk beson se ata kanë më dëshirë për të bërë mirë.

Tani europianët e kanë të detyrueshme të mbajnë marrëdhënie të mira si me Amerikën ashtu edhe me Rusinë, duke imituar muzetë e mëdhenj, të cilët i mbajnë dyert hapur për të gjithë vizitorët qofshin të varfër, të pasur, qofshin nga lindja apo nga perëndimi.

Europa që kemi njohur ka humbur në gropën thithëse të burokracisë meskine, të vasalitetit servil, të përcarjes ideollogjike dhe të mungesës së ideve dhe ndoshta nuk do ta ketë më kurrë shkëlqimin që ka patur.

Demokracia e saj është e lodhur dhe demografia e saj është e plakur.

Tani, xhamat e kësaj ndërtese të mrekullueshme që dikur ishte zilia e botës,i fshijnë me rradhë emigrantët aziatikë dhe afrikanë të cilët mezi presin ti thyejnë dhe të futen brenda për të shkatërruar atë që ka mbetur.

Ata kanë urrejtje për kolonizatorin e dikurshëm dhe nëse Amerika me Rusinë nuk e ndihmojnë prapë Europën në këtë luftë me veten, emigrantët e paligjshëm me siguri do t’ia arrijnë.

Unë i shkruaj këto rreshta me pikëllim, si një europian i zhgënjyer që në pasqyrën e atyre xhamave të pluhurosur shikoj rrugën e mundimshme të Shqipërisë, të cilën europianët cinikë kanë 30 vjet që e lënë te dera duke e sorollatur pa stil, pa arsye dhe pa mëshirë.

Cfarë idiotësh të neveritshëm, por fatkeqësisht të domosdoshëm.

Nuk e fsheh dot, se më vjen mirë që Amerika dhe Rusia po i ndëshkon edhe në emrin tonë.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci shpallen heronj të Kosovës

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë ka ndarë dekorata për disa familje e personalitete që ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Pas urdhrit “Hero i Kosovës”, që iu nda Shabanit, kryefamiljarit të Jasharëve, ajo ka nderuar  veprën dhe sakrificën edhe të dy heronjve, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

“Me të njëjtin frymëzim, bazuar në vendimet paraprake, sot i dorëzojmë urdhrat ‘Hero i Kosovës’ edhe për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, dy bashkëluftëtarë dhe bashkëshortë që ranë ashtu siç jetuan – bashkë, me armët në duar dhe me idealin e lirisë së ngulitur në shpirt”, deklaroi Osmani.

Presidentja Osmani ndan urdhrin ‘‘Hero i Kosovës’’ për Shaban Jasharin

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë urdhrin post mortem ‘‘Hero i Kosovës’’, Shaban Jasharit, kryefamiljarit të familjes të komandantit legjendar Adem Jashari.

Në emër të familjes dekokratën e pranoi, Bekim Jashari.

Në fjalimin e saj, Osmani tha se familja Jashari është themeli mbi të cilën u ngrit liria e Kosovës.

“Një moment i gjallë i sakrificës dhe heroizmit të pashoq. Në historinë e njerëzimit rrallë herë ka ndodhur që një familje e tërë të flijohet për idealin e shenjtë të lirisë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i dinjitetit kombëtar, dhe motiv për mijëra ushtarë të UÇK-së. Nga plumbi i parë e deri tek qëndresa heroike e marsit 1998, Jasharët nuk u thyen asnjëherë, nuk u zmbrapsën asnjëherë, ata në fakt përqafuan pavdekësinë”, tha deklaroi ajo.

Dardanët po përgatiten intensivisht për sfidat e shkurtit

0

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet intensive për dy ndeshjet e muajit shkurt.

Dardanët më 20 shkurt do të ndeshen me Azerbajxhanin, derisa më 23 shkurt përballen me Zvicrën.

Kombëtarja jonë është duke u stërvitur intensivisht për këto dy sfida tejet të rëndësishme për skuadrën tonë.

Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, tashmë skuadrës i është bashkuar edhe basketbollisti Drilon Hajrizi.

“Drilon Hajrizi i është bashkuar skuadrës të hënën në mbrëmje. Atmosfera në kampin dardan është shumë e mirë dhe pozitive para dy ndeshjeve vendimtare”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.