Sherifi: S’kemi arsye ta nderojmë Ibrahim Rugovën

Në 10 vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, jemi mësuar të shohim homazhe të shumta tek varri i tij nga liderë partiak e fytyra publike. Mirëpo disa parti refuzojnë të bëjnë homazhe tek varri i ish- presidentit Rugova.

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për televizionin Rrokum se Kryesia e Nismës për Kosovën nuk e sheh të arsyeshme të bëjë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Sipas tij, Rugova ka qenë kryetar i LDK-së dhe nuk ka përse ta kujtojmë duke i bërë homazhe. Madje Sherifi thotë se as partitë tjera, pos LDK-së nuk kanë nevojë ta bëjnë një gjë të tillë.

Partia e dytë e opozitës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se do ta vazhdojë traditën e homazheve në kujtim të Presidentit.

Ndërkaq përkundër insistimit të televizionit Rrokum, askush nga zëdhënësit e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë pranuar të deklarohen rreth kësaj çështje.

As Kuvendi i Kosovës nuk ka organizuar ndonjë aktivitet në kujtim të veprës së Rugovës, ndoshta duke pasur parasysh se këtë nismë e ka marrë presidentja e vendit Atifete Jahjaga.

Më Shumë

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit