22.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Çka është demokracia ?

Shkruan: Shaban OSMANOLLAJ

Sigurisht se me zhvillimin e njerëzimit dhe shkencës sistemet kane evoluar dhe ndryshuar në shumë vende sipas kohës dhe mënyrës së veprimit,duke filluar nga Greqia e Lashtë e deri më sot dhe filozofët politikë të kohës së shekullit V dhe IV para p.e.s sikurse Soloni,Pisistratit,Klistenit dhe idealistet demokratik që e perfeksionuan si Efialti dhe Perikliu.Po në të vërtet ç’ka është Demokracia?.

Deri me sot janë dhëne shumë versione mbi demokracinë edhe pse nga fjala greke ka këtë kuptim demo-popull dhe kraci-rendi në kuptim sundues. Njerëz të shquar të jetës janë munduar të japin versione të ndryshme mbi demokracinë dhe elementët e saj.

Disa nga ne mendojmë se demokracia është vendi i vlerave,rendit ligjor dhe demokratik,i disiplinës, zhvillimit të ekonomisë,rritjes së prodhimit në industri,kultura bujqësore, zhvillimi i agroteknikës,demokracia është liria e shprehjes,e drejta për zgjedhje të lira dhe demokratike,e drejta për t’u zgjedhur në mënyrë të drejtë për të votuar pa u anuar dhe ndikuar nga askush, e drejta për ujë,e drejta për punë,e drejta për sigurim social, e drejta për të gëzuar ç’do aktivitet që nuk bie ndesh me ligjin.

Pra, me kuptimin e demokracisë ne kuptojmë se njerëzit duhet të ndërtojnë vlera në vendin ku jetojnë. Në zhvillimet e fundit në vendin tonë u fol shumë për demokracinë, u ligjërua në universitete, vende publike në kuvende,në parlament,gjithkush thirrej në emër të demokracisë,madje edhe në ndeja gazmore apo mortore flitej,thuhej se demokracia është liria e sjelljes dhe veprimit,thuhej se nëse fiton demokracia ne do te jemi të lumtur, dhe në këtë kontest edhe partitë politike apo institucionet emërtoheshin demokratike .Po mirë të paktën te thirremi në demokraci,ani pse dikush që mendonte se e njihte demokracinë thoshte:”Demokracia nuk është bahçe me lule”!-ashtu qysh po mendoni ju. Sepse demokracia kërkon punë,rend dhe disiplinë,demokracia kërkon që sjelljet të jenë në harmoni me ligjet,ata që e shkelin ligjin të dënohen,korrupsioni dhe nepotizmi të mos ketë vend në shoqëri,organizatat dhe shoqëria të jenë të përgjegjshme për detyrat dhe misionet e tyre.

Demokracia nuk nënkupton feudalizmin,që një pozite apo pushtet të jetë feudal,të konsideroj se prona shoqërore është e tij,por përderisa të jetë në krye të saj të shërbej me nder dhe të ndërtoj vlera shoqërore.

Dhe si do të mendojmë ne sot,a është ajo demokracia që në mendonim për shembull kur ishim në vitet e 90-ta si nxënës dhe për herë të parë dëgjonim në shkolla dhe tubime rinore. Ne po kalonim nga socializmi në fillet e para të demokracisë në atë kohë,ani pse mund të ketë pasur më herët demokraci,ose se socializmi ishte më liberal dhe më human për njerëzimin.

Ndoshta për ne ishte ngazëllimi për një jetë të re të ndërtuar mbi vlera,pasi edhe pse në kushte të vështira dhe shkollim joadekuat duke u munduar të mësojmë në shkolla të improvizuara,apo të konsiderojmë si një gjeneratë e podrumeve sepse klasat mësimore ishin podrumet e objekteve të shtëpive private pa biblioteka,profesorët e nderuar pa kabinete e salla dhe pa kushte elementare duke u munduar te japin gjithçka për rininë dhe të mësohen gjerat e mirëfillta.
Të gjitha orientimet ishin për ndërtimin e demokracisë,për lirinë,për shëndetësinë,për shkollimin,për ekonominë,për punësimin,për ruajtjen ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

E kemi thënë edhe më herët se degradimi i vendit nuk nënkupton demokracinë,shkretërimi i hapësirave,mos sundimi i ligjit,krimi ekonomike,mosluftimi i informalitetit,moskrijimi i kushteve për qarkullim dhe tregti të lire nuk e nënkupton demokracionë dhe shumë elemente tjera.
Sot në shumë vende të botës mbahen manifestime në ditën e demokracisë pasi i është kushtuar një datë e veçante,ani pse ajo ndoshta është dita më pak demokratike.

Zhvillimet e fundit po duken sikur janë demokratike,por fakti tregon ndryshe,kriza sociale,varfëri,largime të dhunshme,zhvillohen luftëra të reja në vende të botës sigurisht për arsye ekonomike dhe interesa te ndryshme,për globalizim dhe sundim të kastave të ndryshme.

Dhe ne pyesim tani:”A është vallë kj demokraci që po e kërkon bota,apo si do ta quajmë?”.Unë do ta ilustroj me një tregim kur ashtu siq e thash ne vitet e mëparshme rrinin burrat në oda dhe kuvendonin,pasi deri vonë odat ishin vende ku zhvilloheshin tubime,ndeja,pajtime,shkolla etj dhe nga aty merreshin mësimet e para familjare dhe derisa bisedonin pleqtë e tregonin pothuajse një legjendë se :Në vendin e quajtur “Kodra e Kalemit”,kishte “dreqen” në literaturën fetare “djalli apo shejtani” dhe ata herë pas here paraqiteshin para njerëzve,paraqiteshin sikur kafshë,psh dhi,mace etj,madje deri vonë tregonin se ata në mbrëmje me rënien e territ fillonin edhe muzikën e tyre që banorët i dëgjonin,por me zhvillimin e vendit dhe thuhet se pas ardhjes së dritave “rrymës” dhe lëvizjeve të shumta ata u zhduken.

Njerëzit tregonin se gjatë kalimit të kësaj rruge ata shpesh i paraqiteshin por nuk merrnin ndonjë veprim apo dyshohej se mund të jetë ndonjë halunacion pasi për gjeneratat e sotme mund të dukej si një përrallë.

Dhe në këto biseda pleqtë e lagjes shpesh diskutonin për veprimet e tyre,por pasi kishte kohë që nuk ishin paraqitur një ditë përderisa ishin një grup burrash dhe kuvendonin,Baca Jakup një plak i vjetër i lagjes e pyeti Bacën Avdyl,plak që shquhej për mençuri dhe mendje me të zhvilluar dhe i tha:”Avdyl ku shkun bre qata dreqnat e Kalemit,moti nuk janë paraqit dhe nuk po fol ma kush për ata”,atëhere baca Avdyl ju përgjigj:”O Jakup po ata dreqna sot do kanë hi në shpi tanë e do ne shpi teme,a nuk po e sheh kurgja nuk po shkon mbarë a!”Atëherë aty plasi nje e qeshur nga burrat tjerë dhe të gjithë e pohuan se vërtet ashtu është,s’ka ma “dreqën” ne “Kodër të Kalemit”,por janë shpërndarë nëpër shtëpi në ato shtëpi që nuk ishin përparimtare mendohej.

Andaj duke u kthyer në kohë dhe bisedat e pleqve po duket se po ata “dreqnat e kalemit” si duket janë përhapur dhe po e zhvillojnë dreçokracinë në vend të demokracisë!

(Autori është Jurist i diplomuar. Ai është duke ndjekur studimet postdiplomike-Master në drejtimin Kushtetues-Administrativ në Fakultetin Juridik,Universiteti “Hasan PRISHTINA” në Prishtinë.)

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes të ketë kohë pas kohe...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 960 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit