Bojkot për Oscar

Shtohen thirrjet për për bojkotimin e Çmimeve Oscar. Spike Lee, Lupita Nyong’o, Jada Pinkett Smith, e së fundi George Clooney, janë të pakënaqur.

Mes thirrjeve në rritje për bojkotimin e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit, Spike Lee dhe Jada Pinkett Smith njoftuan të hënën se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e sivjetshme.

Për të dytin vit rresht, mes të nominuarve nuk ka aktorë me ngjyrë, arsye e mjaftueshme kjo për të ngjallur irritim.

Debatit që po shkakton mungesa e diversitetit në katër kategoritë e aktrimit të çmimeve më të rëndësishme të kinematografise, i është bashkuar së fundi edhe George Clooney, dy herë fitues i statuetës së artë.

“Akademia po lëviz në drejtimin e gabuar. Ne duhet ta bëjmë më të mirë këtë garë. Ne kemi qenë më të mirë”, ishte komenti i aktorit të famshëm e tepër popullor.

Lupita Nyong’o, fituese e çmimit Oscar për rol dytësor në filmin “12 vjet skllav”, po ashtu shkroi në Instagram se rreshtohet në krah të atyre që kërkojnë ndryshimin dhe se çmimet duhet të jenë “një reflektim ndryshe i më të mirës që arti ynë ka sot për të ofruar”.

Regjisori Spike Lee nuk ka shumë që mori një Oscar honorifik, e sërish ka zgjedhur ta bojkotojë ceremoninë me argumentin se nuk do t’i ofrojë mbështetjen e tij “zambakëve të bardhë” të Oscarëve.

Jada Pinkett Smith ka refuzuar dhe ajo të marrë pjesë në mbrëmjen e madhe të filmit pikërisht për shkak të nominimeve jashtë të cilave mbeti edhe bashkëshorti i saj, Will Smith, dhe përmes një video-mesazh në Facebook tha se njerëzit me ngjyrë duhet t’i shpërfillin çmimet e këtij viti.

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit