Nait Hasani: PDK-ja nuk ka kandidat për president të Kosovës

Deputeti i PDK-së Nait Hasani thotë se subjekti i tij politik, nuk ka kandidat për postin e presidentit të Kosovës. Sipas tij, koalicioni PDK-LDK, në marrëveshjen e arritur për bashkëqeverisje, nuk ka përcaktuar asnjë emër të përveçëm, i cili do të jetë kandidat për president të Kosovës.

“Në marrëveshje shkruan se LDK-së i takon posti i kryeministrit, kurse PDK-së ai i Presidentit”, tregon Hasani për “PrizrenPress”.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi ditëve të fundit ka promovuar vetveten se do të jetë president i Kosovës. Ai, madje ka thënë se i ka votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë.

“Zyrtarisht PDK-ja nuk ka asnjë kandidat për President të Kosovës. Ju e dini se për arritur deri në votim,kandidati duhet të kalojë nëpër disa procedura”, thotë Hasani.

Ai nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen e “PrizrenPress”-it, se a do të votojë Hashim Thaçin për president të Kosovës, nëse edhe zyrtarisht do të jetë kandidat nga PDK-ja.

“Kjo nuk është pyetje. Nuk mundem me dhënë përgjigje për dëshirat e të tjerëve. Ndoshta deri në kohën e votimit do të kemi edhe ndonjë dëshirë tjetër. Kur do të zyrtarizohet kandidati, unë do të përgjigjem”, shprehet Hasani./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rezultatet preliminare: VV i humb 9 deputetë, PDK i shton 2, LDK i shton 5, AAK i shton 2

9 deputetë është bilanci i humbjes në mandate për partinë Vetëvendosje. Kjo pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato jashtë vendit. Deri më tash...

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit