Home Blog Page 690

Vetëvendosje mban tubim në Bresanë: Nuk ka më komuna paralele në Sharr e në Kosovë

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral në Bresanë të Sharrit me simpatizantët e këtij subjekti politik.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti ka thënë se fitorja e tyre do të jetë fitore për zhvillim, mirëqenie, drejtësi dhe siguri.

Ndërkaq Arbërie Nagavci veçoi politikat qeveritare për gratë dhe vajzat.

Kandidati për deputet, Jetmir Ajdini tha se nuk ka më komuna paralele as në Sharr e as në Kosovë, teksa bëri thirrje për votim të Vetëvendosjes.

Marketing

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj viziton fabrikën e njohur “Gerti Foods”

0

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka vizituar fabrikën e njohur “Gerti Foods”.

Ai është shprehur i kënaqur me suksesin e kësaj fabrike.

“Sot kishim nderin të vizitojmë Gerti Foods, fabrikën e njohur të brumit, e cila punëson 50 punëtorë të angazhuar dhe të përkushtuar. Kjo fabrikë është një shembull i suksesit në industrinë e ushqimit  dhe është krenaria e rajonit për cilësinë e lartë të produkteve të saj. Gerti Foods ka arritur të eksportojë produkte të brumit në shumë vende të Europës, duke fituar besimin e tregjeve ndërkombëtare”, shkruan Ukaj.

Ne patëm mundësinë të shohim nga afër procesin e prodhimit dhe menaxhimin e një fabrike që vazhdon të rritet dhe të sjellë mundësi pune për shumë familje. Jemi të inkurajuar nga ky sukses dhe angazhimi i vazhdueshëm për cilësinë dhe zhvillimin”.

Kandidati për deputet, Xhavit Ukaj, i cili garon me numrin 97, vazhdon fushatën e tij zgjedhore me përkushtim dhe energji, duke synuar të fitojë besimin e qytetarëve dhe të kontribuojë në përmirësimin e jetës në Kosovë.

Marketing

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aulona Muhadri shkëlqen me double-double në fitoren e Bashkimit

0

Kapitenia e Bashkimit dhe MVP për vitin 2024 në basketbollin kosovar, Aulona Muhadri, ka dhuruar një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e skuadrës së saj kundër Prishtinës, duke kontribuar me një double-double mbresëlënës.

Muhadri realizoi 18 pikë, kapi 15 kërcime dhe shtoi 4 asiste, duke qenë lojtare kyçe në triumfin 79-72 të Bashkimit, në ndeshjen e zhvilluar dje në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Bashkimi vazhdon të kryesojë tabelën e Superligës me 10 fitore dhe vetëm 1 humbje./PrizrenPress.com/

Marketing

Bilanci i Spitalit të Prizrenit në 2024: 19,274 hospitalizime, 4,719 operacione dhe 2,416 lindje

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka përmbyllur vitin 2024 me një bilanc të suksesshëm, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh shëndetësore dhe duke rritur cilësinë e kujdesit për pacientët. Sipas raportit vjetor, gjatë vitit të kaluar janë hospitalizuar gjithsej 19,274 pacientë, të cilët shfrytëzuan 66,790 ditë shërimi. Po ashtu, u kryen 4,719 operacione të ndryshme dhe 30,172 dializa, ndërsa spitali ofroi 297,684 vizita ambulatore dhe regjistroi 2,416 lindje.

Sipas njoftimit të spitalit, një nga arritjet më të mëdha të vitit 2024 ishte funksionalizimi i tri shërbimeve të reja:

1. Shërbimi i MRI-së ka startuar në shkurt dhe ka realizuar 1,505 MRI.

2. Laboratori i kardiologjisë invazive ka nisur punën në qershor dhe ka realizuar 311 koronografi.

3. Kirurgjia maksillofaciale ka filluar në korrik, ka hospitalizuar 150 pacientë, ka kryer 49 operacione dhe ka ofruar 1,407 vizita ambulatore.

Në përfundim të njoftimit thuhet se ky progres tregon angazhimin e menaxhmentit dhe të gjithë punonjësve të spitalit për të ofruar shërbime më të avancuara dhe për të përmbushur nevojat e popullatës./PrizrenPress.com/

Marketing

Komuna e Prizrenit nis procedurat e prokurimit për finalizimin e ndërtesës së Bibliotekës, vlera e parashikuar 1.5 milion euro

0

Komuna e Prizrenit ka iniciuar procedurat e prokurimit për punimet e nevojshme për finalizimin e ndërtesës së Bibliotekës. Ky projekt i nisur para afër një dekade, nuk është kompletuar ende, përkundër zotimeve të qeverive të ndryshme komunale.

Njoftimi për kontratë është publikuar gjatë kësaj jave.

“Autoriteti Kontraktues synon të bëj renovimin final të objektit të bibliotekës dhe me këtë rast do të kryhen këto veprime: punët ndërtuese, elektrika, mekanika, kanalizim dhe ujësjellës, fikja automatike e zjarrit”, shkruan në këtë njoftim, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se vlera e parashikuar e kontratës është 1.5 milionë euro, derisa afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 25 shkurt 2025.

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Adem Morina ka theksuar se projekti është planifikuar si trevjeçar, por se synimi është që punimet të realizohen në afatin sa më të shpejt kohor.

“Tashmë është iniciuar procedura e prokurimit për këtë projekt dhe shpresoj që tenderimi të kryhet brenda afateve të caktuara ligjore dhe që punimet të nisin dhe të realizohen sa më shpejtë”, ka thënë Morina për Telegrafin.

Sipas tij, me këtë projekt parashihet rregullimi i tërësishëm i objektit dhe funksionalizimi i tij për veprimtarinë e Bibliotekës dhe zyrat përcjellëse sipas nevojave të kohës.

Aktualisht Biblioteka e Qytetit veprimtarinë e zhvillon në qendër të qytetit përkatësisht në Sheshin e Lidhjes.

Ndërtesa e re e Bibliotekës në Prizren në lagjen “Tabakhane” ka filluar të ndërtohet para afër një dekade. Mirëpo pas realizimit të punimeve të vrazhda, nuk ka pasur intervenime tjera. Në distancë prej disa metrash ndodhet edhe ish-shkolla e Ryzhdijes, që është pronë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore.

Aktivistët e shoqërisë civile, muaj më parë, patën bërë thirrje që autoritetet të intervenojnë në të dyja objektet, me qëllim që ato të vihen në funksion të komunitetit për realizimin e aktiviteteve kulturore dhe edukative.

“Prizreni ka nevojë për objekte kulturore pasi është qytet kulturor edhe për këtë arsye duhet sa më parë të bëhen intervenimet e nevojshme, pra të funksionalizohet Biblioteka e paraparë nga qeveria lokale dhe po ashtu të restaurohet në tërësi edhe objekti i Ryzhdijes pra shkolla e mesme e parë në Prizren”, pat thënë Edin Gështenja nga OJQ “EC Ma Ndryshe”.

Asokohe drejtori Morina pat sqaruar se për çështjen e restaurimit të Ryzhdijes, Komuna e Prizrenit nuk ka ndonjë plan meqë nevojitet bashkërendimi i hapave edhe me autoritetet e trashëgimisë kulturore. /Telegrafi/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

557 vjet nga vdekja e Skënderbeut!

0

Sot mbushen plot 557 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Skënderbeu vdiq më 17 janar të 1468-ës, në Lezhë.

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, lindi në vitin 1403. I përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e ëma ishte Vojsava.

Gjergj Kastriot Skënderbeu vdiq në moshën 63-vjeçare. Ai konsiderohet nga shumë vende të Evropës Perëndimore si heroi që pengoi Perandorinë Osmane të pushtonte Perëndimin e Evropës. Gjergj Kastriot Skënderbeu mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa prijësin e saj.

Skënderbeu vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues në shekullin e 15-të dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.

Marketing

Prizren/ Arrestohet një person për organizim të bixhozit

0

Një person  është arrestuar në Prizren nën dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

“Prizren 09.01.2025- NN. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është duke organizuar dhe shpërnda baste online. Me date 16.01.2025 i dyshuari është arrestuar dhe nga ai  në cilësinë e provave materiale   është sekuestruar një telefon mobil. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim

Marketing

Arrestohet i kërkuari në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vite

0

Policia e Prizrenit sot ka arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tre (3) vitesh burgim një 22-vjeçar të kërkuar.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale “Tentim vrasje”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet tutje në njoftimin e policisë në Facebook.

Marketing

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra penale

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për një sërë veprash penale, përfshirë kanosjen, vjedhjen e shërbimeve dhe ndërtimin pa leje.

4 aktakuza kundër 4 personave për veprën penale “Kanosja”;

  • 3 aktakuza kundër 3 personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Mashtrimi”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Vjedhja”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
  • 1 aktakuzë kundër 1 personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
  • Marketing

Policia shqiptoi 1801 gjoba trafiku për 24 orë

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1801 gjoba në trafik.

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 11 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 31 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Marketing