Shqiptari ngacmoi 19-vjeçaren në tren, dëbohet nga Britania

Një 21-vjeçar me kombësi shqiptare do të dëbohet në Shqipëri pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual.

Besnik Ferizolli, u arrestua nga polica e transportit pasi ngacmoi një femër në një stacion treni në Londër.

Sipas policisë, Ferizolli i ka kërkuar një 19-vjeçareje që të ulej pranë tij.

Më pas ai e ka puthur atë dhe i e ka përfaquar atë para se të hipnin në tren.

Më pas ai është ulur krah saj duke e puthur sërish në qafë. Shqiptari pretendon se vajza i ka dhënë atij dhe numrin e telefonit.

Gjatë udhëtimit, Ferizolli ka vazhduar ta ngacmojë vajzën dhe intimiduar atë deri sa ai ka zbritur nga treni.

Hetuesit thonë se Ferizolli ka bërë që 19-vjeçarja të ndihet e frikësuar, e kërcënuar dhe në kushte jo të rehatshme.

“Askush nuk duhet të ndihet në këtë mënyrë dhe çdo kush ka të drejtë të udhëtojë pa frikë në rrjetin e transportit. Inkurajojmë qytetarët që të raportojnë sjelljet e padëshiruara seksuale”, u shpreh hetuesi i çështjes./Shqiptarja.com

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Lajmet e Fundit