37.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025
Home Blog Page 7031

Këngët e përshtatshme për të fjetur gjumë

0

Kanali i muzikës Spotify analizoi 2.8 milionë këngë, në mënyrë që të krijonte një listë prej 20 këngësh me të cilat njerëzit i ze gjumi më lehtë.

Në krye të kësaj renditje, qëndron këngëtari Ed Sheeran, ndërsa ajo që bie në sy është se këngët e tij rezultojnë të jenë “çelësi” kundër pagjumësisë, kjo pasi ai shfaqet 7 herë në këtë listë.

Edhe Sam Smith nuk ngelet prapa, me plot 4 këngë “gjumi”.

Lista u publikua në gazetën britanike Independent.co.uk.

Thinking Out Loud – Ed Sheeran
Stay With Me – Sam Smith
Love Me Like You Do (from Fifty Shades of Grey) – Ellie Goulding
I See Fire – Ed Sheeran
I’m Not the Only One – Sam Smith
Rain for Sleep – Rain Sounds
All of Me – John Legend
Earned It (from Fifty Shades of Grey) – The Weeknd
Let Her Go – Passenger
Skinny Love – Birdy
Say Something – A Great Big World, Christina Aguilera
FourFiveSeconds – Rihanna, Paul McCartney, Kanye West
The A Team – Ed Sheeran
Tenerife Sea – Ed Sheeran
Give Me Love – Ed Sheeran
Lay Me Down – Sam Smith
Fix You – Coldplay
Photograph – Ed Sheeran
Kiss Me – Ed Sheeran
Latch (Acoustic) – Sam Smith

Maya Jane pëlqen sportet e rënda

0

Maya Jane, është një modele amerikane dhe konsiderohet si artileri e rëndë në rrjetet sociale.

Jane është ndër të paktat modele që i dashuron sportet e rënda. Kujdes! Nëse i afrohesh pa stil, mund të marresh jo një perkedhelje, por një grusht.

Kjo bukuroshe amerikane është e stervitur në boks dhe e adhuron sportin burrëror.

Ka bërë tatuazh fytyrën e Simon Cowell në kofshë (Foto)

0

Amanda Holden tregoi një tatuazh të ri gjatë një emisioni në BBC One.

Panelistja e “Britain’s Got Talent” kishte bërë tatuazh fytyrën e shefit të saj, Simon Cowell, në kofshën e majtë.

Por i shoqi i 44- vjeçares nuk duhet të trembet.

Ishte një shaka.

Amanda Holden tatuazh Simon Cowell

Lulzim Guhelli, kryetari i ri i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës

0

Në mbledhjen e rregullt të kuvendit të UAFK-së të mbajtur dje, kryetari Lirak Çelaj dhe sekretari (anëtar i kryesisë) Kushtrim Sheremeti, për shkak të angazhimeve të tyre në postet e tyre politike të emëruar ditë më parë, dhanë dorëheqje nga funksionet e tyre në këtë union por që vazhdojnë të jenë anëtarë të rregullt në UAFK.

Në po këtë mbledhje kuvendi i UAFK-së bëri zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë së re si vijon: kryetar Lulzim Guhelli, anëtarë të kryesisë Luan Kryeziu, Hazir Haziri, Kastriot Abdyli dhe Selatin Ademi.

Kjo kryesi do të ketë mandatin 4 vjeçar. Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës – UAFK është organizatë jo qeveritare që funksionon si organ i pavaruar detyrë e të cilit është mbrojtja e film punuesve në Kosovë.

UAFK fillimisht ka ekzistuar si shoqatë e puntorëve të filmit në Kosovës, është themeluar në vitin 1978 nga Abdurrahman Shala që në të njejtën kohe ka udhëhequr edhe KosovaFilm-in. Nga viti 1980 deri më 1990 kjo shoqatë ka ndihmuar jashtëzakonisht në plasimin e filmit Kosovar. Ka deleguar pothuajse të gjithë produksionin e Kosovafilm-it nëpër festivale të ish Jugosllavisë. /KultPlus.com/

“Rama kërcënoi BE-në për shkak të eksodit”

0

Ndërkohë që largimet e shqiptarëve vazhdojnë të jenë lajm në shumë media gjermane, ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka folur për këtë çështje.

“Nuk duhet të flasim për azilkërkuesit nga Afrika, ne po na vijnë emigrantët nga Ballkani. Europa është fajtore për këtë,” tha ai.

“Duhet të ketë aktivitete europiane se si ta zgjidhim këtë problem,” theksoi ai.

“Fakti që dhjetë vende të BE nuk marrin asnjë azilkërkues, ndërkohë që të tjerët janë të tejmbushur, është i papranueshëm,” tha zyrtari i lartë gjerman.

Ndërkohë eksodi nga Shqipëria vazhdon.

Sipas Panoramës, banorët e Kukësit po largohen pasi kanë marrë një premtim për 400 euro asistencë në kampet e azilit.

Nga ana tjetër, në një shkrim të botuar në portalin e njohur të Brukselit, EUObserver, për herë të parë bëhet një lidhje mes deklaratave të kryeministrit Edi Rama për bashkim me Kosovën, me eksodin aktual.

“Kriticizmi i Ramës nuk është vetëm një përpjekje për shantazh ndaj BE, por edhe një reagim në panik ndaj sfidave në rritje, manifesuar nga vala e emigracionit masiv nga Shqipëria dhe Kosova,” shkruan Fedja Pavlovic.

“Nëse dëshira e Ramës dhe Thaçit do bëhet realitet dhe kufijtë e BE hapen plotësisht, imagjinoni se sa do të zbrazet territori i Shqipërisë së Madhe”.

“Siç ka thënë dikur Walter Benjamin, “prapa çdo fashizmi qëndron një revolucion i dështuar”.

Në Shqipëri, rënia e diktaturës totalitare në vitin 1991 dhe vitet që pasuan sollën tranzicion me rezultate të ngjashme si në shumë vende të tjera të Europës juglindore- institucione të brishta, krim galopant, qeveri joliberale dhe zgjedhje të manipuluara.

Ndërkohë sot, një qytetar mesatar në Shqipëri jeton me më pak se 400 euro në muaj”.

Tri mesazhe për protestën e nesërme!

0

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani, ka përcjell tri mesazhe për protestën e nesërme, që do ta mbajë opozita në Prishtinë.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka kërkuar nga protestuesit që të protestojnë me dinjitet, ndërsa nga qeveria ka kërkuar që mos ta luajë rolin e tensionuesve. Dhe për Policinë e Kosovës, Ramadani ka thënë se duhet të sillet profesionalisht, që mos t’i trajtojë protestuesit sikur të jenë armiq.

Deklarata e plotë e Burim Ramadanit:

Tri mesazhe për protestën e nesërme!

1. PËR PROTESTUESIT:
Protestoni me dinjitet, me qytetari dhe vendosmëri për realizimin e kërkesave. Mos e identifikoni Qeverinë me shtetin. Shtetin duhet ta zhvillojmë së bashku, me dije, angazhim dhe stabilitet. Respektojeni Policinë dhe respektojeni veten!

2. PËR QEVERINË:
Mos luani rolin e tensionuesve. Mos u bëni nxitës me deklarata të pamatura. Dëgjoni kërkesat e protestuesve, respektoni protestuesit. Janë qytetarë të Republikës së Kosovës. Jeni aty për t’i shërbyer të gjithëve, pra edhe atyre që ju kanë votuar, edhe atyre që s’ju kanë votuar. Edhe atyre që pajtohen me ju, edhe atyre që nuk pajtohen me ju.

3. PËR POLICINË:
Mos e mbivlerësoni rrezikun e sigurisë. Profesionalizmi është baza e vetme mbi të cilën duhet ta vlerësoni gjendjen e sigurisë. Mos i trajtoni protestuesit sikur të jenë armiq. Mos e sfidoni kapacitetin policor për kontrollin e masave. Silluni vetëm profesionalisht!

Shteti, siguria dhe demokracia janë përgjegjësi e të gjithë neve. Dinjiteti qytetar duhet të promovohet dhe të forcohet edhe përmes institucioneve, në përgjithësi, edhe përmes presionit qytetar, në momente të veçanta.

E shtuna le të jetë ditë reflektimi për politikën kosovare, qoftë Qeverinë, qoftë opozitën. Për atë që mund të bëjmë më shumë e më mirë për shtetin tonë të përbashkët.

Asgjë më pak, asgjë më shumë.

Hashim Thaçi po përgatit skenar për të prishur protestën

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha parashikon se zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, po përgatit skenar për të prishur protestën e së shtunës. Ai thotë se “Thaçi bashkë me bandat e tij”, po bënë çmos që protestave t’i japë drejtim tjetër.

“Kryeproletari Hashim Thaçi në seancën e Kuvendit paragjykoi protestën e paralajmëruar nga opozita që pritet të zhvillohet ditën e shtunë. Ai është një nga njerëzit, i cili ka qëndruar në pushtet dhe në krye të partisë së tij fal vënies në jetë të metodave makieveliste”, thotë Berisha.

Sipas tij, Thaçi për të ruajtur vasalitetin e tij mbi partinë dhe pushtetin,nuk përton të sajojë plane për të mbrojtur vetën sa herë që i rrezikohet.

“Nga frika e nismave opozitare, siç janë protestat e fundit, të cilat kanë rezultuar gjithnjë e më masive si nga prania e madhe shoqërisë civile dhe mbështetjes në masë nga ana e qytetarëve, ai në pozicionin e njeriut të trembur, paragjykon protestë”.

“Preokupohet për protestën paqësore të opozitës dhe paralajmëron se ajo është e prirur për të ndjellë dhunë”.

“Fjalimi i tij na bën të mendojmë se Thaçi me bandën e tij, pas perdeve të Kryeministrisë, po përgatitet të ndreq ndonjë skenar të rrezikshëm me njësitet parapolitike vetëm e vetëm për t’i dhënë protestës drejtimin që ai dëshiron”.

“Por skenarët e tij tashmë janë bërë të lexueshme dhe shumë të kollajshëm për t’u kuptuar nga qytetarët e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Stefan Çapaliku rrëfen përvujtninë

0

Mëngjesi krijues i muajit prill vjen sot me temën “Përvujtni” apo “Përunjësi”, të trajtuar nga dramaturgu dhe regjisori, Stefan Çapaliku. Një takim i cili zhvillohet në Tirana Backpacker Hostel. Tema është zgjedhur nga kapitulli “Orlando” dhe është ilustruar nga Sean Tulgetske.

Gjuha shqipe e merr fjalën “përulësi” dhe e devijon nga origjina fonetike dhe etimologjike prej latinishtes, duke u larguar nga metafora për të krijuar një kuptim vertikal dhe të qartë; modesti apo nënshtrim.

Stefan Çapaliku ka lindur në Shkodër, në vitin 1965. Ai është diplomuar në degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988. Më pas ka ndjekur studimet në Itali, Republikën Çeke dhe Angli. Në vitin 1996 ai përfundoi studimet dhe mori titullin Ph.D në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në 1998-n ka qenë kryetar i Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Më pas, deri në vitin 2005 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Politikave të Librit. Që nga viti 2005 punon si kërkues në Qendrën e Studimeve Shqiptare dhe është profesor i Estetikës në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Pjesë nga krijimtaria e tij në poezi, prozë, dramë dhe ese janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, polonisht, bullgarisht, serbisht, maqedonisht dhe turqisht. Aktualisht ai është kandidat përçmimin “Europa Theater”, për realitetet e reja të teatrit.

Eventi zgjat 90 minuta dhe përveç prezantimit e seancës së pyetjeve përfshin gjithashtu edhe mëngjesin e shijshëm. Creative Mornings zhvillohet çdo muaj kudo nëpër botë, përkatësisht në 104 qytete, ashtu sikundër edhe online, ku bisedat dhe eventet zhvillohen nëpërmjet videove, fotografive dhe medias sociale.

Marrëdhënie seksuale me persona të pazotë, nis procedimi

0

Ndaj një personi, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona të pazotë, ka nisur procedimi penal në qytetin e Devollit.

Burime nga policia bëjnë me dije se ditën e djeshme, më 16 prill është proceduar penalisht dhe po ndiqet në gjendje të lirë 48 vjeçari me inicialet A.Z., banues në Miras të Devollit.

Procedimi ndaj tij nisi pasi para dy vitesh, ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona të pazotë ndaj 18 vjeçarit R.K. Materialet në lidhje me këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./noa/

Muja mbështet ndihmën për këshilltarët me sëmundje të rënda

0

Miratimi i një propozimi të Drejtorisë së Shëndetësisë për lejimin e mjeteve për trajtimin mjekësor të këshilltarit të KTAP-së, Cemil Luma, ka shtyrë kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, që të kërkojë rishqyrtimin e një vendimi të Kuvendit të Komunës, në saje të të cilit i ofrohet mbështetja financiare për shërim të zgjedhurve të pushtetit lokal.

Shefi i ekzekutivit komunal ka konsideruar se përkrahja materiale duhet t’u ofrohet këshilltarëve në rastet e sëmundjeve të rënda malinje dhe jo për të gjitha diagnozat.

“Ofrimi i mbështetjes financiare për çdo sëmundje nuk po më duket bash në rregull”, ka thënë Muja, gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë lokale.

Ai ka konsideruar se në këtë mënyrë të gjithë këshilltarët mund të paraqesin kërkesë për ndihmë për çfarëdo diagnoze që marrin. Po ashtu ka propozuar që çdo kërkesë për ndihmë të ketë 3 nënshkrime nga mjekët kosovarë se operacioni nuk mund të kryhet në Kosovë dhe se duhet trajtimi jashtë vendit. /Koha Ditore/