Home Blog Page 7032

Punësim në kundërshtim me Ligjin i mësimdhënëses në Suharekë

0

Drejtoria e Arsimit në Suharekë nuk respektoi ligjin kur punësoi një mësimdhënëse të gjuhës shqipe.

Kjo drejtori kishte hapur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në vitin shkollor 2015/16 edhe për 12 orë të gjuhës shqipe në Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi” të Suharekës.

Për këtë pozitë ishin intervistuar 34 kandidatë, ndërsa është pranuar në punë Shqipe Gashi me fakultet të kryer të edukimit.

Sipas Udhëzimit Administrativ 06/2015 në nenin 6, pikën 1.1 thuhet se “për shkollat e mesme drejtimi gjuhë shqipe, kandidati duhet të jetë me fakultet të edukimit programi master i mësimdhënies, ose në mungesë të kësaj, duhet të jetë me fakultet filologjik katërvjeçar”.

E pranuara në punë nuk ka të kryer masterin e fakultetit të edukimit siç është paraparë me udhëzim administrativ. Ajo nuk deshi të flasë për punësimin e saj, kur u kontaktua nga KALLXO.com.

Sherif Berisha, drejtor i Arsimit në Komunën e Suharekës, e pranon se kandidatja që është zgjedhur nuk e ka të kryer programin master, por thotë se e pranuara ka përvojë të mëhershme pune.

“Unë nuk mendoj që është bërë njëfarë shkelje. Është pranuar kandidatja, e cila ka të kryer fakultetin e edukimit, por e ka edhe master fakultetin filologjik, edhe pse nuk ka diplomuar, por jemi bazuar në përvojën e cila ka pasur në të kaluarën, ajo na ka bërë që t’i japim një përparësi të vogël karshi kandidatëve të tjerë,” thotë Berisha.

Por Sedat Gashi, njëri nga kandidatët, plotësonte kushtet e përcaktuara për këtë vend pune sipas udhëzimit administrativ.

Ai ka të kryer Fakultetin e gjuhës shqipe, drejtimin katërvjeçar në kuadër të fakultetit filologjik.

“Aty përparësi u jepet njerëzve që kanë master të gjuhës shqipe, ose të letërsisë shqipe, pastaj sistemi katërvjeçar, ndërkaq kandidatja, me gjithë respektin për të, kam dëgjuar që është me edukim,“ ankohet kandidati Gashi.

Asamblisti i PDK-së Alush Shala punësimet nga pushteti aktual lokal në Suharekë i konsideron politike, pa kriter dhe në kundërshtim me ligjin. Ai kërkon ndjekje penale të përgjegjësve.

“Unë kërkoj nga organet e hetuesisë ose prokuroria që të hetohen këto dhe përgjegjësit të dalin para ligjit,” thotë Shala.

KALLXO.com shkroi të shtunën edhe për punësimin pa konkurs të gruas së një asamblisti të LDK-së në Suharekë.

Zafir Berisha: Hashim Thaçi, i sëmurë psikik

0

Deputetit të Nismës Zafir Berishës ka filluar t’i dhimbset kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, për gjendjen psikike në të cilën ka rënë. Ai thotë se koalicioni PDK-LDK, në seancën e kuluar kanë bërë mirë që në bufe kanë miratuar Ligjin për Shëndetin Mendor.

“Duke shiku emisionin “Zona e Debatit” erdhe në përfundim se kanë bërë mirë, edhe pse në bufe që kanë miratuar Ligjin për të sëmurët psikik, jam duke pa edhe një pacient në këto momente në TV. Kam menduar se veç Halil M. e ka vendin në ,,Shtime,, po jem të malltretuar në keto momente vetin e duke dëgjuar H.Th cka është i gjori te ,,shkretu,, qenka bbërë për gjynah , s’di a ka vendë ne..”, shkruan Berisha në Facebook./PrizrenPress.com/.

Veseli: Policia në Kuvend, sepse u rrezikua jeta e deputetëve

0

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se e kishte të pamundur të mos e ftonte sigurimin në një situatë kur po rrezikohej jeta e deputetëve.
Në një intervistë për RTK-në, Veseli ka thënë se në seancën e fundit, më nuk ishte në pyetje funksionaliteti i Kuvendit si institucion, por ishte në pyetje jeta e deputetëve.

“Asnjëherë në jetën time nuk do ta kisha besuar se mund të vijmë në situatë të tillë, por vërtetë nuk ishte më çështje e funksionalitetit të Kuvendit si institucion por ishte çështje e drejtpërdrejt e cënimit dhe rrezikimit të jetës së kuvendarëve aty”, ka thënë Veseli në intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se imazhi i Kosovës po rrezikohet seriozisht nga veprimet e opozitës.

Thotë se çdo vendi demokratik i duhet opozita e fuqishme, por jo fuqinë ta shprehë me shishe e gaz lotësjellës.

“Më lejoni të theksoj se zakonisht kur mbahen ose dështojnë seancat thuhet humbësi, fituesi. Të qenit shtet juridik dhe funksionimi i shtetit ligjor nuk ka fitues e humbës. Është në pyetje a funksionin ai shtet apo jo. Këtu ne duhet të fokusohemi, këtu duhet të tregojmë. Në këtë situatë duhet të tregojmë se funksionaliteti institucional e ligjor i Ksovës, është i merituar, funksional dhe do të funksionojë bashkërisht pozitë-opozitë. Tjetër rrugë nuk kemi. Nuk ka demokraci të konsoliduar pa opozitë të fuqishme por jo me shishe e gaz lotsjellëse se na sakatuan për besë. Jo ne si individë por edhe imazhin e vendit”, ka thënë Veseli.

Rrëfimi rrëqethës i familjes së Zejnepes: 16 herë denoncoi dhunën, por askush nuk bëri asgjë

0

Vrasja me thikë nga bashkëshorti i saj i Zejnepe Bytyqi-Berishës mbrëmjen e së Premtes ka tronditë Suharekën. Ajo ka lënë pas 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë, nga 15 deri në 6 vjeç. E pamja për të tashmë është hapur në të njëjtën kohë në dy familjet, në atë në Suharekë, dhe në fshatin Semetishtë, tek familja e gjinisë së saj.
Në shtëpinë ku ajo jetoi për 16 vite, e ku edhe u vra tre ditë më parë nuk pranojnë të flasin për vrasjen. Gazetës Express aty i është thënë se nuk dëshirojnë të flasin për rastin, pasi e tërë familja është e tronditur nga ngjarja.

Por të tronditur dhe të indinjuar janë familjarët e Zejnepës. Ata janë të indinjuar me organet e Drejtësisë të cilët, sipas tyre, ndonëse kanë qenë në dijeni për dhunën që N.Berisha ka ushtruar ndaj gruas së tij, nuk ka arritur ta parandaloj një masakër të tillë.

Ata thonë se e ndjera kishte paraqitë plotë 16 herë padi ndaj bashkëshortit të saj në policinë e Kosovës, por Policia e Kosovës nuk e ka mbajt, pasi që ai është betuar e nuk do të përsërit veprimet e njëjta.

“I fajësojmë organet e drejtësisë për gjithë këtë që ka ndodhur. Shteti nuk ka reaguar, nuk e ka shtri dorën e vetë për ta parandaluar këtë tragjedi. A duhet shteti me prit me u vra njerëzit, e më pas të reagoj”, shprehet një i afërm tjetër i viktimës.

E motra e Zejnepës, Hysnije Bytyqi- Shala, rrëfen për natën tragjike.

“Të premten në mbrëmje ai i ka kërkuar një kafe, ajo ia ka përgatit kafen, e fëmijën i ka dërguar në dhomë për të fjetur, në ato momente është kthyer nga motra jonë dhe e ka masakruar atë me thikë. Vajza e madhe e ka dëgjuar nënën e vetë duke bërtitur nga plagët dhe ka vrapuar tek ajo, e në ato momente ai i ka ra me thikë në dorë edhe vajzës”.

Në momentin kur e ka kryer krimin, ai ka vrapuar pas fëmijëve të cilët kanë dal nga dhoma në oborrin e shtëpisë. Ai e ka lënë thikën në oborr dhe është dorëzuar në Polici”, thotë ajo.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka qenë gjithnjë përdorues i alkoolit, mirëpo ai e kishte ndërprerë atë në 5 vitet e fundit, për të rifilluar atë në muajin e fundit. Ditën e tragjedisë ai ka pirë pa kontroll thotë ajo.

Arsye për këtë thotë e motra e Zejnepës ishte edhe një thirrje nga një numër i panjohur në telefonin e nënës së saj. Sipas saj atij i është bërë fiksim ky numër. Familjar të Zejnepes i kishin premtuar atij që të shkojnë bashkë tek operatori Vala, për të sqaruar thirrjen, por ai nuk e ka pritur një gjë të tillë, dhe ka kryer aktin.

Zejnepja ishte motra e katërt e familjes Berisha. Ajo nuk kishte vëllezër dhe as babain.

Por Policia e rajonale e Prizrenit kanë deklaruar për Gazetën Express së viktima ka parqitur dy padi për dhunë në familje. Sipas komandantit Milazim Lumi, njëra padi ka qenë në vitin 2002, kur ai ka ushtruar dhunë në familje, ndërsa rasti tjetër në vitin 2012 kur ai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Sipas Lumit, policia e Kosovës ka përcjellur rastin për muaj të tërë, deri në kohën kur viktima i kishte deklaruar atyre se marrëdhëniet mes tyre tashmë ishin përmisuar.

Rektori Zejnullahu ka vendosur: Do të qëndrojë në krye të Universitetit

0

Rektori i shkarkuar nga Këshilli Drejtues dhe i kthyer prap në punë nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se shkarkimi nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtinës që ndodhi të mërkurën ishte një veprim i planifikuar me muaj të tërë, i cili nuk u realizua plotësisht sipas skenarit.
Përkundër kësaj, Ramadan Zejnullahu ka thënë se anulimi i vendimit për shkarkim nga ministri i arsimit dhe dënimi i këtij akti të papërgjegjshëm nga opinioni i gjerë publik ka qenë një mbështetje për punën që ka bërë deri tani bashkë me ekipin e tij.

“Në një situatë të tillë do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime dhe e ekipit tim që ta braktisim Universitetin, edhepse jemi të vetëdijshëm për të gjitha pengesat që i kemi. Prandaj, kam vendosur të qëndroj në krye të Universitetit deri në përfundimin e procesit zgjedhor, në fillim të vitit 2016”, thuhet në komunikatën dërguar mediave të rektori Zejnullahu.

Lexojeni të plotë komunikatën:

Komunikatë për media nga Rektori i UP-së

Prof.dr. RamadanZejnullahu

Shkarkimi im nga detyra e rektorit të Universitetit të Prishtinës që ndodhi të mërkurën ishte një veprim i planifikuar me muaj të tërë, i cili nuk u realizua plotësisht sipas skenarit. Sado që bënë përpjekje t’i sjellin “argumentet” e tyre, ata që kërkuan dhe e kryen shkarkimin kishin një arsye të vetme – të ndërpritet procesi i vënies së rregullit në Universitet dhe të rikthehet situata e cila ka dominuar në 15 vitet e fundit. Pika neuralgjike ishte insistimi i menaxhmentit që të respektohen kriteret akademike minimale për avancime. Për fat të keq u arrit që, mbi këtë bazë, të mobilizohet shumica e kualifikuar e anëtarëve të Senatit, me ç’ rast dominoi interesi personal i një numri të anëtarëve të këtij organi.

Anulimin e vendimit për shkarkim nga ministri i arsimit dhe dënimin e këtij akti të papërgjegjshëm nga opinioni i gjerë publik i kam kuptuar dhe i kuptoj si mbështetje për punën që kam bërë deri tani bashkë me ekipin tim. Kjo mbështetje më nderon dhe më obligon. Nga ana tjetër, me aktin e shkarkimit, edhe pse të zhvlerësuar nga aspekti juridik, është vënë në pyetje legjitimiteti i të gjitha organeve të Universitetit: Këshillit Drejtues, Senatit, rektorit, këshillave të fakulteteve, dekanëve, Parlamentit Studentor dhe bartësve të tjerë të funksioneve. Prandaj, edhe konsideroj se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme ështërruga e vetme për ta tejkaluar situatën e krijuar.

Në një situatë të tillë do të ishte e papërgjegjshme nga ana ime dhe e ekipit tim që ta braktisim Universitetin, edhepse jemi të vetëdijshëm për të gjitha pengesat që i kemi. Prandaj, kam vendosur të qëndroj në krye të Universitetit deri në përfundimin e procesit zgjedhor, në fillim të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdoj të insistoj në respektimin e ligjshmërisë dhe të standardeve akademike, duke mos bërë kompromise që dëmtojnë cilësinë dhe kredibilitetin e institucionit. Do të punojmë aq sa na lejojnë kushtet për t’i adresuar problemet aktuale dhe për të krijuar kushte për zgjedhje të ndershme.

Shpresoj se këtë periudhë kalimtare disamujore i gjithë personeli akademik dhe studentët do ta shfrytëzojnë për një reflektim të thellë për gjendjen e krijuar. Ndryshimi thelbësor aq i nevojshëm nuk mund të arrihet pa u krijuar një masë kritike e njerëzve të gatshëm që të punojnë me përkushtim për një universitet më të mirë. Kjo kërkon pjesëmarrje më aktive në dialog rreth çështjeve aktuale në Universitet, por edhe qëndrim të përgjegjshëm me rastin e zgjedhjes së përfaqësuesve të personelit akademik dhe të studentëve. Shpresoj se këto zgjedhje do të sjellin një strukturë të përgjegjshme qeverisëse, menaxhuese dhe akademike që do të jetë në gjendje t’ia rikthejë Universitetitkredibilitetin e dëmtuar. /Telegrafi/

Vetëplagoset një person në Zhur të Prizrenit

0

Është vetëplagosur një person në fshatin Zhur të Prizrenit.Policia njofton se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

“Një mashkull pasi që kishte dalë për gjah nga pakujdesia është vetëplagosur, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore për çka dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit”, njofton Policia e Kosovës.

“Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar në pushkë gjuetie me të cilën dyshohet se është kryer vepra”.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”./PrizrenPress.com/

Ekonomisti nga Turqia ligjëroi në Universitetin e Prizrenit

0

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka mbajtur ligjëratë me temë “Investimet e huaja në Kosovë dhe nevoja e një tregu të përbashkët shqiptarë”, ekonomisti dhe biznesmeni nga Turqia, Hayri Içli Kelmendi. Ai është me prejardhje nga Kosova.

Fillimisht Kelmendi u takua me rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, i cili e falënderoi atë për vizitën dhe për gatishmërinë për të mbajtur këtë ligjëratë para studentëve të UPZ-së.  Ata shprehën gatishmëri që bashkëpunimi në këtë kuadër të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ligjërata e ekonomistit dhe biznesmenit të suksesshëm nga Turqia nxiti kureshtjen e studentëve të drejtësisë dhe të ekonomisë në UPZ.

Në ligjëratën e tij, Kelmendi theksoi se cilat janë parakushtet nga investitorët që kërkojnë të plotësohen nga vendi ku mund të investohet, duke theksuar ndër të tjera, duke filluar nga shteti demokratik ku mbizotëron drejtësia, pastaj ekonomia liberale, barazia e plotë e ndërmarrjeve të huaja me ato vendore, ekzistimi i një vizioni, strategjie dhe plani të qëndrueshëm për zhvillim shoqëroro ekonomik të vendit. /PrizrenPress.com

Deputetet të shqetësuara pas vrasjes së një gruaje në Suharekë

0

Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin për përmasat që po merr dhuna gjinore, përherë në rritje dhe jo rrallë herë me humbje të jetëve të grave dhe vajzave tona.

Deputetet theksojnë se ky është edhe një tjetër krim i tmerrshëm ndodhi në një familje shqiptare në Suharekë, një ngjarje që na përkujton se sa të brishtë jemi si shoqëri dhe si femra në veçanti.

“Zejnepe Bytyqi – Berisha është viktima e radhës e cila nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra me thikë, të shkaktuara nga bashkëshorti i saj. Nuk mund të mos e themi se Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë viktima të dështimit të drejtësisë për t’ju ofruar mbrojtje! Dhe ky rast tregon se sundimin e ligjit duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet, ndërkaq kujdesin me të madh duhet ta tregojmë te vetë familjet dhe rrethi ynë i ngushtë, sepse aty kanë vendin themelet e shtetit dhe shoqërisë sonë”, thuhet në reagim.

GGD ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës duke dëshiruar që ata të gjejnë forcë për ta përballuar humbjen e njeriut të tyre të dashur.

GGD kërkon nga organet gjegjëse të sjellin para drejtësisë autorin e krimit dhe t’i japin dënimin e merituar, ndërkaq shteti të kthejë vëmendjen tek viktimat e dhunës së krimit në familje.

Një muaj paraburgim për N.B. nga Suhareka, që vrau graun e plagosi vajzën

0

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit N.B. nga Suhareka. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale, “vrasje e rëndë”.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 23.10.2015 dhe do të zgjasë deri me datën 23.11.2015, deri në ora 22:00”, njofton zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se me datën 23 10.2015 rrethë orës 21.25 minuta në Suharekë, në shtëpinë e tij familjare, pas një mosmarrëveshje paraprake me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij e cila vepër është kryer në prezencë të fëmijës së tij të mitur ku edhe së cilës i shkakton lëndime trupore”, bën të ditur Kicaj. /PrizrenPress.com

Presidentja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese?

0

Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga këtë javë pritet ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, thonë burime të Gazetës Express.

Shefja e Shtetit po përpiqet ta zgjidh situatën e krijuar në Parlamentin e Kosovës mes Qeverisë dhe Opozitës, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese një interpretim për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes dy kryeministrave.

Opozita është e bindur se më këtë marrëveshje është shkelur Kushtetuta, dhe për këtë ka bllokuar fizikisht Parlamentin e Kosovës. Qeveria, ndërkaq, mban një qëndrim krejtësisht tjetër; sipas tyre marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën dhe plotësisht në të mirë të Kosovës.

Presidentja takoi palët javën e kaluar, kurse këtë javë, sipas burimeve të Gazetës Express, do ta dërgojë lëndën në Gjykatë.

“Presidentja është e bindur se Gjykata Kushtetuese, përmes interpretimit të marrëveshjes, do ta krijojë një ambient tjetër politik; më të përshtatshëm për dialog mes dy palëve”, tha një burim i Express, afër Presidentes së Republikës.

Pavarësisht kësaj, Opozita nuk është shumë entuziaste me ofertën e Presidentes. Sipas tyre, fillimisht duhet që Kryeministri Mustafa të heq nënshkrimet nga marrëveshja me Serbinë, e tek më pas të deklarohet Gjykata Kushtetuese. /Gazeta Express