14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Deputetet të shqetësuara pas vrasjes së një gruaje në Suharekë

Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin për përmasat që po merr dhuna gjinore, përherë në rritje dhe jo rrallë herë me humbje të jetëve të grave dhe vajzave tona.

Deputetet theksojnë se ky është edhe një tjetër krim i tmerrshëm ndodhi në një familje shqiptare në Suharekë, një ngjarje që na përkujton se sa të brishtë jemi si shoqëri dhe si femra në veçanti.

“Zejnepe Bytyqi – Berisha është viktima e radhës e cila nuk arriti t’i shpëtojë plagëve të marra me thikë, të shkaktuara nga bashkëshorti i saj. Nuk mund të mos e themi se Diana Kastrati dhe Zejnepe Bytyqi janë viktima të dështimit të drejtësisë për t’ju ofruar mbrojtje! Dhe ky rast tregon se sundimin e ligjit duhet ta shtrijmë në të gjitha nivelet, ndërkaq kujdesin me të madh duhet ta tregojmë te vetë familjet dhe rrethi ynë i ngushtë, sepse aty kanë vendin themelet e shtetit dhe shoqërisë sonë”, thuhet në reagim.

GGD ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës duke dëshiruar që ata të gjejnë forcë për ta përballuar humbjen e njeriut të tyre të dashur.

GGD kërkon nga organet gjegjëse të sjellin para drejtësisë autorin e krimit dhe t’i japin dënimin e merituar, ndërkaq shteti të kthejë vëmendjen tek viktimat e dhunës së krimit në familje.

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Serbia arreston edhe dy kosovarë

Dy persona, përkatësisht shoferi dhe konduktori i autobusit të një kompanie nga Kosova, janë ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Zeri.info.  Mediat serbe kanë...

Lajmet e Fundit