10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Rrëfimi rrëqethës i familjes së Zejnepes: 16 herë denoncoi dhunën, por askush nuk bëri asgjë

Vrasja me thikë nga bashkëshorti i saj i Zejnepe Bytyqi-Berishës mbrëmjen e së Premtes ka tronditë Suharekën. Ajo ka lënë pas 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë, nga 15 deri në 6 vjeç. E pamja për të tashmë është hapur në të njëjtën kohë në dy familjet, në atë në Suharekë, dhe në fshatin Semetishtë, tek familja e gjinisë së saj.
Në shtëpinë ku ajo jetoi për 16 vite, e ku edhe u vra tre ditë më parë nuk pranojnë të flasin për vrasjen. Gazetës Express aty i është thënë se nuk dëshirojnë të flasin për rastin, pasi e tërë familja është e tronditur nga ngjarja.

Por të tronditur dhe të indinjuar janë familjarët e Zejnepës. Ata janë të indinjuar me organet e Drejtësisë të cilët, sipas tyre, ndonëse kanë qenë në dijeni për dhunën që N.Berisha ka ushtruar ndaj gruas së tij, nuk ka arritur ta parandaloj një masakër të tillë.

Ata thonë se e ndjera kishte paraqitë plotë 16 herë padi ndaj bashkëshortit të saj në policinë e Kosovës, por Policia e Kosovës nuk e ka mbajt, pasi që ai është betuar e nuk do të përsërit veprimet e njëjta.

“I fajësojmë organet e drejtësisë për gjithë këtë që ka ndodhur. Shteti nuk ka reaguar, nuk e ka shtri dorën e vetë për ta parandaluar këtë tragjedi. A duhet shteti me prit me u vra njerëzit, e më pas të reagoj”, shprehet një i afërm tjetër i viktimës.

E motra e Zejnepës, Hysnije Bytyqi- Shala, rrëfen për natën tragjike.

“Të premten në mbrëmje ai i ka kërkuar një kafe, ajo ia ka përgatit kafen, e fëmijën i ka dërguar në dhomë për të fjetur, në ato momente është kthyer nga motra jonë dhe e ka masakruar atë me thikë. Vajza e madhe e ka dëgjuar nënën e vetë duke bërtitur nga plagët dhe ka vrapuar tek ajo, e në ato momente ai i ka ra me thikë në dorë edhe vajzës”.

Në momentin kur e ka kryer krimin, ai ka vrapuar pas fëmijëve të cilët kanë dal nga dhoma në oborrin e shtëpisë. Ai e ka lënë thikën në oborr dhe është dorëzuar në Polici”, thotë ajo.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka qenë gjithnjë përdorues i alkoolit, mirëpo ai e kishte ndërprerë atë në 5 vitet e fundit, për të rifilluar atë në muajin e fundit. Ditën e tragjedisë ai ka pirë pa kontroll thotë ajo.

Arsye për këtë thotë e motra e Zejnepës ishte edhe një thirrje nga një numër i panjohur në telefonin e nënës së saj. Sipas saj atij i është bërë fiksim ky numër. Familjar të Zejnepes i kishin premtuar atij që të shkojnë bashkë tek operatori Vala, për të sqaruar thirrjen, por ai nuk e ka pritur një gjë të tillë, dhe ka kryer aktin.

Zejnepja ishte motra e katërt e familjes Berisha. Ajo nuk kishte vëllezër dhe as babain.

Por Policia e rajonale e Prizrenit kanë deklaruar për Gazetën Express së viktima ka parqitur dy padi për dhunë në familje. Sipas komandantit Milazim Lumi, njëra padi ka qenë në vitin 2002, kur ai ka ushtruar dhunë në familje, ndërsa rasti tjetër në vitin 2012 kur ai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Sipas Lumit, policia e Kosovës ka përcjellur rastin për muaj të tërë, deri në kohën kur viktima i kishte deklaruar atyre se marrëdhëniet mes tyre tashmë ishin përmisuar.

Më Shumë

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Lajmet e Fundit