Veseli: Policia në Kuvend, sepse u rrezikua jeta e deputetëve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli thotë se e kishte të pamundur të mos e ftonte sigurimin në një situatë kur po rrezikohej jeta e deputetëve.
Në një intervistë për RTK-në, Veseli ka thënë se në seancën e fundit, më nuk ishte në pyetje funksionaliteti i Kuvendit si institucion, por ishte në pyetje jeta e deputetëve.

“Asnjëherë në jetën time nuk do ta kisha besuar se mund të vijmë në situatë të tillë, por vërtetë nuk ishte më çështje e funksionalitetit të Kuvendit si institucion por ishte çështje e drejtpërdrejt e cënimit dhe rrezikimit të jetës së kuvendarëve aty”, ka thënë Veseli në intervistë për RTK-në.

Ai ka thënë se imazhi i Kosovës po rrezikohet seriozisht nga veprimet e opozitës.

Thotë se çdo vendi demokratik i duhet opozita e fuqishme, por jo fuqinë ta shprehë me shishe e gaz lotësjellës.

“Më lejoni të theksoj se zakonisht kur mbahen ose dështojnë seancat thuhet humbësi, fituesi. Të qenit shtet juridik dhe funksionimi i shtetit ligjor nuk ka fitues e humbës. Është në pyetje a funksionin ai shtet apo jo. Këtu ne duhet të fokusohemi, këtu duhet të tregojmë. Në këtë situatë duhet të tregojmë se funksionaliteti institucional e ligjor i Ksovës, është i merituar, funksional dhe do të funksionojë bashkërisht pozitë-opozitë. Tjetër rrugë nuk kemi. Nuk ka demokraci të konsoliduar pa opozitë të fuqishme por jo me shishe e gaz lotsjellëse se na sakatuan për besë. Jo ne si individë por edhe imazhin e vendit”, ka thënë Veseli.

Më Shumë

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Lajmet e Fundit