16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Prizreni dhe rrënimi i perspektivës

Shkruan: Blerim Çoçaj

Çdo vizitor që së paku një herë merr mundin të udhëtojë nëpër qytetin e Prizrenit, që në fillim do t’i bie në sy dy kontraste të jetesës, të cilat rrjedhin si dy rryma të kundërta, që përfaqësojnë nga një anë forcën dhe nga ana tjetër mungesën e perspektives. Ky vend i ngrohtë çdo herë shpërndau jetë dhe lumturi e pasuri. Ishte mbretëreshë e luftërave dhe vendimeve historike të kësaj bote. Shtrihet si suitë e një pallati margaritar të mbështjella me petkat e qëndisura me argjend. Me të vërtet, çdo anë e Prizrenit është e ngrohtë. Kjo është edhe dhuratë e natyrës dhe fuqia kryesore e lindjes së shumë lumturive shpirtërore e lëndore.

Në një vend të bukur siç është Prizreni, lindin dhe qelin lulet e qenieve shpirtërore, ndërsa në një atdhe të ngushtë në radhën e parë ngjallen vuajtjet dha pastaj groposën fuqitë shpirtërore. Prizreni meriton të lartësohet në shpirtrat tanë deri në dashuri dhe deri në besim. Por ç’ dobi ? Çfarë fatkeqësie! Me gjithë këtë bukuri dhe bagazh historik në Prizren, qytetarët ende nuk kanë arrit krijimin e një lumturie. Ende nuk janë nxjerrë mrekullitë që mund t’i krijonte njeriu i qytetërimit perëndimor. Një edukatë e vjetër misterioze që prej shekujsh ka rënduar si një barrë mbytëse në këtë vend të cilët i kanë mësuar të mos shohin as djallin.

Qytetarët e Prizreni, gjenden të fundosur në këtë tokë të helmatisur e rrënimtare nga politika. Një fytyrë orientale dhe e amshuar që takohet në Prizren, e rëndon njeriun dhe ia rrëmben gjithë gëzimin e jetës, dashurin e punës, besimin e së ardhmes dhe shpresën e ruajtjes. Në tre anët e hyrje -daljet e Prizrenit, gjenden varrezat e dëshmorëve, të cilat plotësojnë atmosferën e munguar dhe shpresën për një jetë edhe më të mirë. Pasi kalon nëpër këto varreza të dëshmorëve, çdo vizitor hynë në brendësin e heshtjes dhe në botën e nëntokës. Të gjithë e dimë se sa zemra pushojnë në hapësirat e atyre varrezave. Vetëm në këto vende tingëllon zëri dhe ndërgjegjja e pastër e tyre, për një jetë më ndryshe dhe me të mirë për qytetarët.

Një xhami e moçme plot mozaik dhe shatërvani që vërshon pa pushuar nga vizitorët e të gjitha anëve të vendeve të botës, ende nuk e ka kthyer kurrizin e përparimeve të atyre që derdhën gjakun për një jetë më të mirë. Një jetë familjare e mbuluar mbrapa portave të trasha e njohuri sunduese për libër dhe më në fund një jetë mesatare qyteti është Prizreni heroikë, në brendësinë e të cilit jeton një (mos)shpresë e madhe e jetesës e çdo qytetari…

Zogjtë cicërojnë ndër degët e gjelbëruara të selvive. Ndoshta janë jehonat e shpirtrave që flenë aty poshtë. Ndoshta janë shpresat e gjalla të një jete me perspektivë të gjysmuar. Ndoshta janë shpresat e gjalla të së ardhmes. Por, ndoshta janë vuajtjet dhe mallëngjimet e njerëzve që kanë rënë për këtë vend pa e parë plotësimin e ëndrrave shekullore, pa e dëgjuar zërin e drejtësisë dhe pa e shijuar lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi me plot zhgënjim e pak hare…!

Më Shumë

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit acarohet me vendimin e MPJ-së ku iu ndalua hyrja në Kosovë, patriarkut serb

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, ka reaguar ndaj vendimit të autoriteteve kosovare, të cilat i ndaluan hyrjen në territorin e Kosovës, patriarkut serb, Porfirije. Nga...

Abdixhiku viziton Dragashin: Qeni i Sharrit, ndër bukuritë e pasuritë më të mëdha shqiptare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar Dragashin, shkruan PrizrenPress. Ai është pritur në Sharr nga kryetari Bexhet Xheladini. "Sonte në Sharr, Dragash....

Lajmet e Fundit