Gjykata e Apelit ende nuk e ka shqyrtuar ankesën e Ramadan Mujës

Ramadan MujaNjë vit pas shpalljes së aktgjykimit fajësues ndaj kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, shkalla e dytë e gjyqësorit nuk ka arritur ende që ta shqyrtojë ankesën e tij, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit ka pranuar se brenda kësaj periudhe kohore nuk ka mundur të caktojë seancën për shqyrtimin e ankesës së mbrojtjes së Mujës në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit, në bazë të të cilit kryetari i Prizrenit bashkë me pesë bashkëpunëtorë të tjerë ishin shpallur fajtorë për shpërdorimin e detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas zyrtarëve të Apelit, kjo ka ndodhur për shkak se kishte skaduar mandati i gjyqtarit ndërkombëtar që ishte caktuar për këtë lëndë, ndërkohë që për një kohë Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka qenë jofunksional dhe nuk ka mundur që të emërojë gjyqtarë të rinj. Ndërsa pas funksionalizimit KGJK-ja ka emëruar gjyqtarët ndërkombëtarë, që tani duhet të presin dekretimin nga presidentja Atifete Jahjaga.

Më Shumë

Nesër i jepet lamtumira e fundit të riut nga Malisheva që vdiq në Itali

Nesër do të bëhet varrimi i të riut Miridon Sefer Krasniqi, i cili u mbyt derisa po lahej në një lumë në Orzinovi të...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit