17.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Meucci, sipas Nismës, e akuzon “Kohën Ditore” se e do shkatërrimin e EULEX-it

EULEX-kosoveShefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, sipas Nismës për Kosovën, e ka akuzuar të enjten “Kohën Ditore” se e ka mision shkatërrimin dhe dëbimin e EULEX-it nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi këtë bazë e ka bërë të qartë se misioni që drejton refuzon të kryejë hetime për dyshimet se ka pasur ndërhyrje politike në rastin “Kleçka”.

Gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit e Nismës, Meucci citohet të ketë thënë se faktet e prezantuara në gazetë, siç janë komunikimet elektronike dhe bisedat e incizuara në audio, janë trillime të gazetarit.

Meucci dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, kanë takuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, sekretarin e këtij subjekti, Bilall Sherifi, dhe shefen e Grupit parlamentar, Valdete Bajrami.

Takimi është mbajtur në zyrat e BE-së në Kosovë pak ditë pas raportimit të “Kohës Ditore” se në shtatorin e vitit të kaluar kishte një plan për dënimin e Fatmir Limajt me qëllim të prishjes së koalicionit LDK, AAK dhe Nisma.

Partia Demokratike e Hashim Thaçit në bashkëpunim me ish-shefin e EULEX-it, Bernd Borchardt, dhe disa zyrtarë të Brukselit, besohet se kishin ndërhyrë në Gjykatën e Apelit me qëllim që Limaj dhe nëntë të tjerët të akuzuar në rastin “Kleçka” të dënoheshin për krime lufte. Kjo përpjekje e tyre dëshmohet nga disa shkëmbime e-mailesh dhe një denoncim i bërë nga një zyrtar i EULEX-it.

Më Shumë

Prizren, deklarohen rreth fajësisë dy të akuzuarit për rastin e aksidentit fatal nga gara në autostradë

Gjykata e Prizrenit ia ka ndëprerë paraburgimin Arlind Sylës, njërit prej të akuzuarëve për aksidentin tragjik në një garë automobilistike që ndodhi më 2023...

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Kuvendi i Kosovës...

Lajmet e Fundit