11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Blerim Shala e do postin e nënkryetarit të PDK-së!

Blerim Shala15Partia Demokratike e Kosovës shumë shpejt mund të bëhet edhe me një nënkryetar të ri.

Blerim Shala, i cili para pak ditësh u largua nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt, shume shpejt mund t’i bashkohet Partisë Demokratike të Hashim Thaçit. Shala po pretendon që të marrë postin e nënkryetarit të partisë, pozitë të cilën e mbante edhe në AAK.

“Blerim Shala është në negociata me PDK-në për të hyrë në këtë parti. Shala po e kërkon postin e nënkryetarit të partisë, si kusht për t’iu bashkangjitur partisë së drejtuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, ka thënë ky burim brenda PDK-së.

Sipas këtij burimi, PDK ende nuk ka marë kurrfarë vendimi për marrjen eventuale të Blerim Shalës.

“Megjithatë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli vendosin për gjithçka pa e pyetur askën”, thotë ky burim.

Ndërkaq, zyrtarisht në PDK nuk e kanë mohuar që janë në negociata, mirëpo nuk kanë dhënë detaje tjera. Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë për Gazetën Blic se ai nuk është pjesë e negociatave.

“Unë nuk jam pjesë e atyre negociatave”, ka thënë shkurt për Gazetën Blic, Hajredin Kuçi.

Ndërkaq, Blerim Shala nuk është përgjigjur në thirrjet e redaksisë. Ish- dyshi i AAK-së, kishte zgjedhur postin e koordinatorit të delegacionit kosovar të bisedimeve, para atij të nënkryetarit të partisë.

Në anën tjetër, PDK që nga formimi i qeverisë së Kosovës ka një pozitë të lirë nënkryetari, të cilin e liroi deputetja Margarita Kadriu, e cila e pakënaqur me kabinetin qeveritar dha dorëheqje nga partia dhe nga grupi parlamentar i kësaj partie./Blic/

Më Shumë

Dy raketa hedhës me predha, granata dore – gjenden dhe konfiskohen arsenal armësh në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren

Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj dy personave të tjerë, si dhe...

Në 25-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, djali i tij publikon një letër të shkruar nga i ati

Kryetari i Komisionit për të Pagjeturit, Andin Hoti, në 25-vjetorin e zhdukjes së babait të tij, veprimtarit Ukshin Hoti, e ka përkujtuar atë mënyrë...

Lajmet e Fundit