25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7224

Nisma: Kush i dha leje Vuçiqit të vijë në Kosovë?

0

Nisma per kosove1Nisma për Kosovën edhe një herë ka pyetur institucionet e Kosovës se kush ia dha lejen për të ardhur në Kosovë, një kryeministër të vendit që ka pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës.

E po ashtu sipas Nisma-s, nuk është dashur të lejohet ai në Kosovë, kur vazhdon ta quan Kosovën “djep të Serbisë”.Nisma nëpërmjet një deklaratë dërguar Presidencës, kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendhsme dhe atij të punëve të jashtme, ka pyetur se a kanë përgjegjësi për t’i njoftuar qytetarët e këtij vendi, në mënyrë që të jeni transparent, çka po ndodhë me vizitën e Kryeministrit të Serbisë në Kosovë.

Ja deklarata e plotë:

A u ka pyetur kush për ketë vizitë dhe kush ia dha lejen për të ardhur në Kosovë, një Kryeministër i vendit që ka pretendime të hapura territoriale ndaj Kosovës, një Kryeministër i shtetit që ka ushtruar gjenocid në Kosovë dhe nuk ka kërkuar as falje për atë gjenocid, dhe i cili vazhdon ta quan Kosovën “djep të Serbisë”. As politika e Millosheviqit nuk thoshte më shumë. Një Kryeministër, vendi i të cilit në Kushtetutën e tij, Kosovën e ka pjesë të Serbisë? Një Kryeministër që nuk e njeh shtetin tuaj dhe as ju si udhëheqës të tij?!

E gjithë mënyra sesi po vjen Vuçiqi, i gjithë protokolli i tij, i bërë nga njerëzit e tij, pa u pyetur juve fare, pa pasur as vullnetin më të vogël për t’ju takuar, si të parë të këtij vendi, ai po thotë: “Unë kam ardhur në krahinën e Kosmetit (emërtimi zyrtar serb për Kosovën), si pjesë të pa ndashme të Republikës së Serbisë dhe shkoj ku të dua dhe ju udhëheqësit fiktiv të Kosovës, nuk guxoni të ma prishni timin e duhanit”?! Ky është mesazhi i këtij udhëtimi të Vuçiqit në Kosovë. Ketë mesazh ai po ua jep edhe qytetarëve serbë në Kosovë dhe në Serbi.

Ju, zyrtarë të Republikës se Kosovës, nëse nuk është kështu si u tha më lartë, mund t’ua thoni të kundërtën qytetarëve të Kosovës, të cilët po arrini t’i mashtroni me sukses?! A po jo? Bëhu transparent para qytetarëve me “kaçikun që e keni”. Këtij vendi i duhet thënë e vërteta edhe nëse ajo është me pelin!.

Këta janë kandidatët për kreun e LDK-së?

0

FatmirSejdiu-IsaMustafaPranvera e këtij viti do të gjejë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, me kryetar të ri.

Por, ndryshe nga AAK ku kryetari aktual Ramush Haradinaj pothuajse e ka të sigurt edhe një mandat në krye të kësaj partie, këtë fat mund të mos e këtë kreu i LDK-së, Isa Mustafa. Hyrja në koalicion më PDK-në mund t’i kushtojë atij në zgjedhjet e brendshme partiake.

Edhe pse zyrtarisht ende nuk i kanë shpallë kandidaturat e tyre, burime të Gazetës Tribuna brenda LDK-së bëjnë të ditur se janë së paku tre kandidatë potencial që mund t’i futën garës për të parin e LDK-së.

Bëhet fjalë për kreun aktual të LDK-së, Isa Mustafën, kryetarin nderit, Fatmir Sejdiu dhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ish presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, nuk e ka përjashtuar asnjëherë mundësinë qe të konkurrojë për kryetar të kësaj partie duke e ndërlidhur rikthimin në krye të LDK-së me vullnetin brenda anëtarësisë.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, ka thënë për Gazetën Tribuna se, kandidaturat shpallën në Kuvend dhe se tani për tani nuk ka asgjë zyrtare për emrat e mundshëm.

Emrat qe po qarkullojnë në opinionin publik, sipas tij, janë vetëm spekulime. Rugova nuk është në dijeni nëse kryetari i nderit të LDK-së, Fatmir Sejdiu do të kandidoj për kryetar të LDK-së.
“Secili ka të drejtën statutore të konkurrojë për kryetar, por fillimisht duhet të kalojë në procedurat përkatëse, nëpër nivele me të ulëta të zgjedhjeve, në Kuvend.

Dhe si mund ta shpallë dikush kandidaturën tani kur mund të mos jetë delegate i Kuvendit, kryetari i partisë duhet të jetë delegate i Kuvendit. Janë rregulla të shkruara në të cilat jemi të përkushtuar qe t’i respektojmë gjithsesi”, ka thënë Rugova.

Poashtu ai ka thënë se nëse kryetari aktual Mustafa do të kandidoj ai do ta mbështes për një mandat të ri. Ai konsideron se ka vullnet edhe brenda anëtarësisë së LDK-së qe kryeministri i vendit të udhëheq edhe një mandat më LDK-në.

Ndryshe, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë caktuar afatet kohore për zgjedhjet e brendshme partiake. Në këtë mbledhje është vendos që nga 15 marsi të fillojnë zgjedhjet në degë dhe nëndegë ndërsa Kuvendi zgjedhor ku do të zgjidhet kryetari i ri do të mbahet në muajin maj.

Qeveria miraton planin vjetor

0

isa mustafa thaci ,shalaKabineti Qeveritar ka miratuar planin vjetor, i cili është vlerësuar të jetë i bazuar në vlera demokratike dhe evropiane. Ky plan është i bazuar në pesë shtylla kryesore, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, agjendën evropiane, arsimi, kultura e sporti dhe zhvillimi i një shëndetësie moderne.

Në këtë mbledhje, zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar se marrja pjesë javën e kaluar në marshin e paqes në Paris, ka dëshmuar përkushtimin dhe vullnetin e Kosovës në luftë kundër të keqes dhe terrorizmit dhe solidarizimit me popullin francez.

Mustafa: Në programi e Qeverisë janë vlerat demokratike evropiane

“Në filozofinë e këtij programi janë vlerat demokratike evropiane siç është respekti për traditën lirinë, drejtësinë, tolerancën, transparencën, lirinë e të shprehurit, lirinë individuale dhe kolektive të cilat paraqesin fondamentin e shoqërisë moderne dhe evropiane të Kosovës dhe i cili program përqendrohet në 5 shtylla kryesore. Në shtyllën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit dhe të shtetit të së drejtës; në agjendën evropiane dhe politikat e jashtme; në arsim, shkencë, sport dhe zhvillim rinor dhe zhvillimin e shëndetësisë moderne”, tha Mustafa.

Prioritete kryesore të Qeverisë për vitin 2015, ku parashihen, 5 prioritete, 50 objektiva dhe 176 aktivitete; Programin Legjislativ, që përcakton përgatitjen e 101 projektligjeve të cilat do të procedohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Programin e Dokumenteve Strategjike, i cili përcakton përgatitjen e 43 dokumenteve strategjike. Po ashtu, janë prioritetet sektoriale, përkatësisht të ministrive, e ku përcaktohen 99 objektiva dhe 507 aktivitete të ndryshme nga ana e ministrive.

Kabineti qeveritar ka debatuar për pezullimin e përkohshëm të shtesave në paga, për kategori të veçanta të profesioneve deficitare në shërbimin civil dhe të nëpunësit publik, në të gjitha organizatat buxhetore të Republikës së Kosovës. Por, rreth këtij propozim vendimi pati debat kundër dhe për.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami tha se duhet të precizohet sepse duhet të ruhen disa kuadro deficitar që i ka Qeveria.

“Alo Komiteti” i Naser Bresës

0

alo komitetiVitet 80 në inteligjencën shqiptare sollën një freski dhe paralajmëruan një etapë te re për popullin shqiptar në Kosovë.

E vërteta është e hidhur por askënd nuk duhet ta hidhëroj, edhe pse te vërtetën e hidhur ia fshehim vetvetes për pendimin apo edhe turpin që e kaluara na ka sjellë.

Drama “Alo komiteti” e autorit Naser Bresa apo me mirë të themi autori përmes këtij krijimi letrar dëshiron të u kujtoj atyre njerëzve të cilit në emër të bashkim vëllazërimit bënë vepra monstruoze dhe për çudinë e kohës i ka mbuluar harresa. Se paku ata kështu mendojnë!
Tema të cilën z. Naseri i është qasur ta trajtoj vërtetë është një temë e qëlluar dhe shumë pak e trajtuar në letërsinë shqipe. Vërtetë që në fillim duhet përgëzuar.
Është një periudhë e terë kohore e një amullie kolektive e jetës Kosovare.
Si në çdo dramë apo vepër letrare kemi të vendosur përballë njëra tjetrës dy taborre të personazheve: atyre pozitiv dhe atyre negativë.

Grupin e personazheve pozitiv e përbëjnë vetë rinia e viteve 80 , rini që diti t’i dridh themelet e një kalbësire që me vite rrahu çekanin e vdekjes mbi ata që e donin atdheun e tyre të lirë e pa ideologji të huaja. Një atdhe demokratik e të pavarur.

Dhe në anën tjetër vetat negative që askush nuk din t’i bej vetvetes kaq keq sa këta Kamelon, e Dhelpëraka siç i ka emëruar autori. dhe fëmijët e tyre që disa do të vetëdisohen në momentin e caktuar.

Ngjarja merr fillin në vitin 1982 me mënyrën e punësimin te një pseudointelektualit i cili afron vetën në shërbim të se keqes vetëm për famën momentale e cila pa tjetër që një ditë do ta turpëroj.
Përshkruhen skena aq të ulëta të servilizmit te njerëzve frikacak e qyqar ku ne emër të një dogme japin edhe pjellën e tyre vetëm që të ruaj karriget e pozitave shtetërore e partiake.

Duke lexuar këto pamje të këtij krijimi artistik e pyet veten athua është e mundur kjo që ka ndodhur me ne apo është trillim i fantazisë krijuese të një momenti të caktuar të një shkrimtari.

Skenat e njohura të torturave serbo- sllave , për dike të dëgjuara e për dike të përjetuara nuk mungojnë në pamjet e ndryshme që has gjatë leximit të kësaj vepre.
Ngjarjet zhvillohen kronologjikishtë ashtu vërtet si dhe kanë mundur te ndodhin.
Kurorëzimi i keçëbërsëv do të përfundoj me arritjen e qëllimit të tyre dënimin e rinisë shqiptare dhe prindërve te tyre edhe pse te vetditur për veprën e tyre që një ditë do të mbajnë kokën ne mes të dy këmbeve…..

Ndritesat e Jetesat dhe familjet e tyre edhe një kohë të gjatë nga fillimi i ngjarjes të këtij krijimi artistik do të paguajnë shumë e shumë shtrenjtë haraçin e lirisë e deri të lufta e lavdishme e UÇK-së kur vendi ynë do të frymoj lirshëm.

Duhet theksuar se drama është një krijim letrar i cili shkruhet për tu luajtur në teatër e kjo vepër ende sa di unë nuk është venë në skenë që të shijohet si krijim artistik por edhe një herit të ju kujtoj kameleonëve veprën e tyre makabre dhe të lutin zotin dhe njeriun për krimet e bëra që të marrin dënimin e merituar.
Naser Breses do të ju kisha lutur ne rastin e ribotimit të kësaj vepre të këtë parasysh përdorimin e didaskalive dhe te ato të mos jenë shumë të gjata nga se e rendojnë procesin e të lexuarit dhe të përjetuarit të përmbajtjes së veprës.
Duke i dëshiruar realizimin e aspiratave te tija në jetën letrare dhe atë politike i uroj çdo te mirë.

Shkruan: Berat Batiu

Zyrtarët e BE-së takohen me udhëheqës të Vetëvendosjes

0

VV-logo9-09Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Visar Ymeri, u takuan me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Drejtoratit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim nga Komisioni Evropian, Jean-Eric Paquet, kryesuesen e Njësisë për Kosovën nga i njëjti Drejtorat, Catherine Wendt, Zyrtaren për Kosovë nga po kjo Drejtori, Cindy Van Den Boogert, si dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, njofton kumtesa partiake.

Në këtë takim u diskutuan shumë çështje sikurse ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, e liberalizimit të vizave dhe MSA-së, dialogut me Serbinë, ekstremizmit fetar etj.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën pikëpamjet e tyre të mirënjohura për të gjitha këto duke theksuar që Kosova i ka dy probleme thelbësore prej të cilave derivojnë shumica e të tjerave: ndarja e qytetit të Mitrovicës dhe papunësia e madhe.

“Për të qenë më keq se kaq, të dy këto probleme nga të gjitha qeveritë e pasluftës duke përfshirë edhe atë aktualen janë orvatur të gjejnë zgjidhje me qasje e model të gabuar duke i rritur e shtuar kësisoj problemet. Vetëvendosje si opozita prijëse në këtë mandat do të bashkëpunojë edhe me deputetët e tjerë opozitarë që Kuvendi të shndërrohet në vendin ku mbrohet Republika dhe demokracia, ku zhvillohet mendimi kritik dhe ligjshmëria”, tha Albin Kurti.

Vuçiq në Pasjan: Kosova është djepi i Serbisë

0

Aleksandar Vucic2Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq duke iu drejtuar të pranishmëve në Pasjan, tha se Kosova është djepi i Serbisë.

“Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë ne si qeveri e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, ka theksuar Vuçiq.

Ai ndër të tjera tha se Serbia nuk dëshiron që të jetë në konflikt me askënd.

“Ne dëshirojmë të jetojmë me shqiptarët edhe në 100 vjetët e ardhshëm siç ka jetuar 100 vjet më parë”, tha ai.

Ai luti serbët e kësaj ane që për asnjë çmim mos t’i shesin pasuritë e tyre, sepse sipas tij, shitja do të thotë edhe shpërngulje e serbëve, transmeton Indeksonline.

Vuçiq në fund ka thënë “Rroftë Serbia”, ku dhe është shoqëruar me duartrokitje të gjata.

“Më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë, dhe kjo duhet të vazhdojë dhe mos të ndalet me asnjë kusht”, ka thënë ai, pas përurimit të spitalit gjinekologjik në Pasjan.

SBASHK : Institucionet të ndërrojnë qasjen e gabuar

0

RrahmanJasharaj-sbashkSindikata e Arsimit ka adresuar një Këshillë publike institucioneve qendrore e lokale të Kosovës.

“Qasja e gabuar ndaj problemeve nuk sjell zgjidhje të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar nga kjo sindikatë, të nënshkruar kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.

“Të nderuarit përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të pushtetit, e di se kjo këshillë imja nuk do Ju pëlqej, por po ua them publikisht. Ju keni qasje të gabuar ndaj problemeve ekzistuese e reale dhe prandaj kjo qasje edhe nuk sjell zgjidhjen e tyre. Ju kujtoj se Kontrata Kolektive e sektorit të Arsimit Parauniversitar është nënshkruar në prillin e vitit 2014 dhe ishte marrëveshje që për shkak të mos planifikimeve buxhetore të pritej janari i vitit 2015 për t’u bërë këto planifikime. Planifikimet, po thoni , nuk janë bërë dhe kjo ishte qasje e gabuar”, ka thënë Jasharaj.

Ai bënë të ditur se personalisht me me stafin e tij udhëtoi komunë me komunë dhe u takua me drejtorët e DKA-ve që në verë duke alarmuar se janari po vjen dhe se duhet përgatitur për implementimin e Kontratës Kolektive.

“Ata pohuan me kokë dhe e lan me aq. Qasje e gabuar. Ju kujtoj se u zhvilluan takime e takime me qeveritarë të lartë dhe SBASHK-u alarmoi për gjendjen dhe e tha troç se po nuk u zbatua Kontrata Kolektive nga 10 janari do të ketë veprime të përshkallëzuara sindikale. Institucioneve qendrore e lokale nuk u kishte lënë përshtypje kjo. Qasje e gabuar. Erdhi e marta dhe greva njëorëshe nisi në shkollat fillore e të mesme të Kosovës. Mbi 95 për qind e institucioneve arsimore të Arsimit Parauniversitar respektuan kërkesën e tyre të përforcuar me nënshkrime. MASHT në komunikatën e vet përmend disa shkolla që nuk ishin në grevë , por pranë atij numri është dashur të cek sa institucione shkollore iu përgjigjen grevës. Qasje e gabuar”.

SBASHK apelon që Institucionet qendrore e lokale duhet ta kuptojnë seriozisht situatën dhe të ulen e të gjejnë zgjidhje.

“Implementimi i plotë i Kontratës duhet të ndodh dhe duhet të gjenden mjete se nuk janë shumë dhe nuk kërkohet të ndahen të gjitha për një herë , por pjesë- pjesë sipas muajve të vitit. Institucione qendrore e lokale ndërrojeni qasjen ndaj këtij realiteti. Angazhohuni sinqerisht dhe zgjidhje ka dhe është e lehtë. Nëse vazhdoni me avazin e vjetër mos harroni se qasja e gabuar ndaj problemeve nuk sjell zgjidhjen e tyre. Mos harroni se problemet mund të trashen. Mos harroni se SBASHK-u deri në implementimin e plotë të Kontratës Kolektive do të vazhdojë me veprimet sindikale sepse kjo është e drejtë e garantuar me ligjet gjegjëse të Kosovës dhe me Konventat Ndërkombëtare”, thuhet në këshillën e Jasharaj, drejtuar institucioneve.

“Politika shqiptare s’marshoi për mua”

0

Laert VasiliAktori dhe regjisori Laert Vasili, i cili i kërcënua kur vuri në skenë pjesën “Corpus Christi” në Greqi, thotë se do kishte dashur edhe ai një marshim kundër kërcënimit të tij.

Vasili u kërcënua në vitin 2012 dhe u akuzua për blasfemi, pasi pjesa që vuri në skenë flet për një personazh, të quajtur Joshua, që ka elementë të jetës së Krishtit, por është homoseksual.

“Këto ditë kuptova që po të më kishin vrarë atëherë, ndoshta mund të ishte bërë një marshim paqësor në Shqipëri nga skena politike. Po meqë nuk më vranë dhe u vranë disa gazetarë në Paris, atëherë skena politike shqiptare bëri një xhiro në Paris, në përkrahje të fjalës së lirë,” tha ai për GSH.

“Dhe kur deputetët shqiptarë rrihen me grushte. Ndërkohë ne parakalojmë në Paris për fjalën e lirë. Mirë është të luftosh për vlerat dhe të ëndërroj që do vijë një ditë që do i kemi. Mua do më pëlqente që të ishte bërë një marshim për çështjen time, kur u rrezikuam unë dhe familja ime me jetë, si nga fanatikët e fesë, ashtu edhe nga neonazistët. Nuk pati diçka të tillë”.

Valon Murati kërkon përgjegjësi ndaj Jabllanoviqit, heshten mikrofonat

0

Isa mustafa  ,mbledhje qeverisMinistri i diasporës Valon Murati ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrë një qëndrim rreth deklaratave të ministrit Aleksandar Jabllanoviq.

Ka vlerësuar se deklaratat e tij janë kundër Kushtetutës së Kosovës dhe i fyejnë nënat e Gjakovës.

Pas kësaj kërkese kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk jemi në Kuvend dhe pastaj janë ndalë mikrofonat ndërsa diskutimi ka vazhduar edhe për 20 minuta pa mundësinë që të ndiqet nga përfaqësuesit e medieve.

Lirohet nga akuza Nait Hasani

0

Nait HasaniDeputeti i Parlamentit të Kosovës, Nait Hasani është liruar nga akuza. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj ka konfirmuar se Hasani është liruar nga akuza, pasi që është konstatuar se nuk ka kryer vepër penale.

“Gjykata me aktgjykimin e saj lirojë nga akuza të akuzuarin Nait Hasani, për shkak të veprës penale të theksuar më lartë me arsyetimin se nuk është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, tha Kicaj.

“Nga provat e administruara në këtë çështje penale, Gjykata erdhi në përfundim se gjatë deklarimit të pasurisë nga i akuzuari janë bërë lëshime teknike e jo që është bërë ndonjë fshehje apo mos raportim korrekt i pasurisë me dashje direkte ashtu si e kërkon dhe vepra penale për të cilën akuzohet, të hyrat financiare të pjesës së padeklaruar janë pranuar në emër të pagës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe atë në llogari ti ligjshme bankare, ku dhe nuk ekziston dashja për kryerjen e kësaj vepre penale.”, tha ajo./PrizrenPress.com/