Home Blog Page 731

Oda e Prizrenit përmbyll me aktivitete të suksesshme vitin 2024

0

Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve në Prizren ka përmbyllur vitin 2024 me një gamë të gjerë aktivitetesh, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve për zejtarët dhe forcimin e bashkëpunimeve me partnerët lokalë dhe ndërkombëtarë.

Kryetari Afrim Tejeci, tregon se ky ka qenë një vit i suksesshëm, me një numër të konsiderueshëm iniciativash që kanë përfshirë sektorin zejtarisë.

“Ky ka qenë një vit i mbushur me aktivitete të shumta dhe bashkëpunime të rëndësishme, ku kemi forcuar lidhjet me partnerët, si Oda e Zejtarëve të Koblenzit dhe institucionet qendrore e lokale”, shprehet Tejeci.

Ai gjithashtu e vuri në dukje rëndësinë e përpjekjeve për miratimin e Ligjit të ri për Zejtarinë, i cili ka për qëllim përmirësimin e kushteve për bizneset zejtarë dhe krijimin e një ODE Nacionale Zejtare.

“Një sfidë e madhe mbetet mungesa e punëtorëve të kualifikuar, ndaj kemi vendosur edukimin profesional si prioritet”.

Oda e Prizrenit ka bashkëpunuar ngushtë me shkolla profesionale dhe ka ofruar mundësi trajnimi, si dhe ka mundësuar praktika profesionale për nxënësit në Gjermani.

Gjithashtu, përmes partneriteteve ndërkombëtare, Oda e Prizrenit ka organizuar panaire dhe ekspozita, duke mbështetur bizneset zejtarë në promovimin dhe ekspozimin e produkteve të tyre.

“Një tjetër arritje e rëndësishme ishte fuqizimi i Departamentit të Gruas, që ka trefishuar numrin e anëtarëve dhe ka mbështetur gratë në aspektin ekonomik. Po ashtu, Departamenti i Rinisë ka organizuar seminare dhe trajnime për të rinjtë”, u shpreh  Tejeci.

Në bashkëpunim me KIESA, Oda e Prizrenit ka mundësuar gjithashtu grante dhe mundësi pjesëmarrjeje në panaire për bizneset zejtarë.

“Një nga projektet më të suksesshme të vitit ishte iniciativa gjashtëvjeçare me Sequa dhe Handwerkskammer, përmes së cilës 9 biznese anëtare përfituan mbështetje në formën e faqeve interneti, videoklipeve dhe materialeve promovuese”.

Përmbyllja e vitit 2024 ka sjellë një rritje të numrit të anëtarëve dhe krijimin e një zyre të re në Tiranë, si pjesë e zgjerimit të aktivitetit të Odës sw Prizrenit.

Tejeci tregon se  Oda e Prizrenit ka në plan të mbështesë edhe më shumë zejtarët përmes projekteve të reja, si “ACCWB” (Association Chambers of Crafts Western), një iniciativë që pritet të nisë në mars 2025.

Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve në Prizren vazhdon të jetë një faktor kyç në përmirësimin e kushteve dhe mbështetjen e biznesve zejtarë./PrizrenPress.com/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ministri Çeku feston Krishtlindjen në Prizren

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shënuar festën e Krishtlindjes në Prizren, duke marrë pjesë në aktivitete festive dhe vizita tek qytetarët.

“Ditën e nisëm në Meshën e Krishtlindjes në Katedralen ‘Zonja Ndihmëtare’, ndërsa e mbyllëm me vizitat në familjet Koni dhe Gjini, të cilët na mirëpritën në shtëpitë e tyre në këtë ditë feste. Ishte kënaqësi takimi dhe biseda me ta. Për shumë mot Krishtlindja!”, shkroi ministri Çeku në Facebook, përcjell PrizrenPress.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti: Tre milionë euro i kemi ndarë deri më tani për arsim në Malishevë

0

Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se tre milionë euro i kanë ndarë si qeveri deri më tani për arsim në Komunën e Malishevës.

“Me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci vendosëm gurthemelin e çerdhes së re në fshatin Bellanicë. Çerdhja do ketë një hapësirë prej 886.3 m2, e mjedis të përshtatshëm për edukim, zhvillim e socializim për 80 fëmijë të këtij fshati dhe tre fshatrave tjerë të Malishevës: Guncat, Temeqinë dhe Bardh. Punime të mbara!”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ministria e Ekonomisë i bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike: Sistemi ynë është ngarkuar tej mase

0

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se mbrëmë vonë ka mbajtur takim të përbashkët me KOSTT dhe KEDS për të trajtuar situatën e furnizimit me energji elektrike pasi që qytetarët e disa komunave të Kosovës kanë raportuar ankesa gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Ekonomisë përmes një komunikate për media, bën të ditur se, KOSTT dhe KEDS kanë raportuar se, “me uljen e temperaturave, konsumi i energjisë elektrike ka arritur nivele shumë të larta, mbi 1400 MW në kohë të caktuara. Si rezultat, sistemi ynë elektro-energjetik është ngarkuar tej mase, duke shkaktuar vështirësi teknike në furnizim dhe duke e rrezikuar rrjetin; kësisoj, ka qenë e domosdoshme që operatorët të bëjnë shkyçje në disa vendbanime ku ngarkesa ka qenë e papërballueshme për rrjetin”

“Vështirësitë janë hasur veçanërisht në komunat e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut dhe Prizrenit, dhe si rrjedhojë mund të jenë ndikuar edhe disa nga vendbanimet të cilat furnizohen nga linjat e afektuara. Ndërsa, ekipet e KOSTT-it dhe KEDS-it janë duke punuar pandërprerë në terren për të minimizuar ndikimin në furnizim të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Tutje kjo ministri njofton se gjatë javës në vijim pritet të përfundohet ndërtimi i nënstacionit të tretë në Ferizaj nga KOSTT, që sipas tyre, pritet të zgjidh problemet me energji elektrike në këtë komunë.

“Probleme të ngjashme ka pasur në Fushë-Kosovë, por me energjizimin e nënstacionit të ri 110kV përgjatë javës së kaluar, është lehtësuar në masë të madhe barra dhe është adresuar problemi i furnizimit për banorët e kësaj komune.

Gjatë javës në vijim pritet që të përfundojë ndërtimi i nënstacionit të tretë në Ferizaj nga KOSTT, gjë që do të zgjidhë problemet e furnizimit në këtë komunë, dhe do të lehtësojë ngarkesën edhe në vendbanimet të cilat furnizohen nga linjat e ndërlidhura me këtë nënstacion”, thotë Ministria.

Gjithashtu thuhet se për ditët e festave të fundvitit janë më kritike sa i përket furnizimit me energji, ndërsa i bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm me konsumin e energjisë, paradite e pasdite në periudha të caktuara kohore.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, investime të tjera planifikohen për komunat e Malishevës dhe Dragashit me qëllim të zgjidhjeve afatgjata për furnizimin e qëndrueshëm me energji.

Zakonisht kohët e festave të fundvitit karakterizohen me rritje të madhe të konsumit të energjisë elektrike, prandaj janë kritike sa i përket sigurisë së furnizimit.

Përgjatë javës në vijim, për të ndihmuar sistemin elektro-energjetik, lusim qytetarët që të jenë sa më të kujdesshëm në konsumin e energjisë, sidomos gjatë orëve të paradites nga ora 09:00-12.00 dhe pasdites nga ora18:00-00:00. Kursimi i energjisë në këto orë është thelbësor për të shmangur mbingarkesat dhe për të ruajtur funksionalitetin e sistemit për të gjithë.

Lusim qytetarët që aty ku është e mundur të përdorin burime alternative për ngrohje si druri ose peleti, si dhe të zhvendosin konsumin e energjisë elektrike pas mesnatës”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Sytë kah Prizreni këtë fundjavë: Dy përballje kyçe në ‘Sezai Surroi’ për mbylljen e vitit

0

Xhiroja e fundit e vitit në Superligën e Kosovës në basketboll do të sjellë emocione të mëdha këtë fundjavë, me dy ndeshje kyçe që do të zhvillohen në Prizren.

Palestra “Sezai Surroi” do të jetë vendi ku skuadrat do të përpiqen të mbyllin vitin me rezultatet më të mira dhe të mbyllin ciklin e dytë të stinorit, përcjell PrizrenPress.

Bashkimi vs. Peja do të jetë ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, që do të zhvillohet të shtunën më 28 dhjetor në orën 17:00. Ky është një përballje me rivalitet të madh, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren për të forcuar pozitat e tyre dhe për të mbyllur vitin me një rezultat të suksesshëm.

Po të njëjtën ditë, më 28 dhjetor, në orën 19:00, Trepça do të përballet me Borën në Mitrovicë, në një ndeshje të rëndësishme për skuadrën që kryeson renditjen.

Në të dielën, më 29 dhjetor, do të zhvillohen dy derbi të tjera të rëndësishme. Vëllaznimi do të ndeshet me Prishtinën në Gjakovë, ndërsa Prizreni do të përballet me Yllin në Prizren.

Orari i Ndeshjeve:

E Shtunë, 28 Dhjetor:

Bashkimi vs. Peja (17:00, palestra “Sezai Surroi”, Prizren)

Trepça vs. Bora (19:00, palestra e Trepçës, Mitrovicë)

E Diel, 29 Dhjetor:

Vëllaznimi vs. Prishtina (17:00, palestra e Vëllaznimit, Gjakovë)

Prizreni vs. Ylli (19:00, palestra “Sezai Surroi”, Prizren)

/PrizrenPress.com/

Zhduket një burrë në Suharekë, Policia nis hetimet

0

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të personit të zhdukur në komunën e Suharekës.

Sipas njoftimit zyrtar, më 23 dhjetor 2024, rreth orës 18:20, një burrë është larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e tij.

“PERSON I ZHDUKUR – Suharekë / 23.12.2024 – 18:20. Me 24.12.2024 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Durmishi: Të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura

0
Moti sot po vazhdon të jetë i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura.

“Reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të ketë reshje edhe në ditët në vazhdim. Ekipet e mirëmbajtjës janë në teren dhe janë duke intervenuar vazhdimisht në mënyrë që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme. Sipas raportimeve nga tereni të gjitha rrugët që janë përgjegjësi e ministrisë janë të hapura. Ju lutemi që të keni kujdes gjatë vozitjes duke respektuar rregullat dhe përshtatur kushteve klimatike. Do të jemi vazhdimisht në gatishmëri që rrugët tona të jenë të hapura për lëvizjën sa më të lehtë për ju”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një person në Vërmicë nën dyshimini për dhënie ryshfeti

0

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet për dhënie ryshfeti.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës.

“PKK. Vermicë/ 24.12.2024-09:10. Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa rasti i nënshtrohet procedurave të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot festohet Krishtlindja

0

Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.

Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe dritës.

Për të krishterët në Kosovë dhe rajon, kjo ditë kremtohet me meshë në kisha dhe mbledhje familjare, ku dhurohet dashuri dhe bëhen urime për paqe e mirësi.

Ndryshe, mbrëmë Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka mbajtur pritjen solemne për festën e Krishtlindjes, ku tha se paqja duhet të mbretërojë në tërë botën dhe se urrejtja mes njerëzve nuk duhet  të ekzistojë.