16.6 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025
Home Blog Page 7474

Urime Kurban Bajrami!

0

Zafir BerishaKryetari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, ka uruar të gjithë besimtarët islam për festën e Kurban Bajramit.

“Të dashurë qytetarë, besimtarë të besimit islam më lejoni që me rastin e festës së Kurban Bajramit, të iu uroj që paqja, hareja dhe dashamirësia të mbretëroj kudo dhe çdo herë tek ju”.
“Kurban Bajrami, në rrafshin e marrëdhënieve shoqërore, vjen si opsioni më efektiv në luftimin e sjelljeve devijante dhe negative në shoqëri, është festë e faljes dhe falënderimit,sakrificës,solidariteti, prandaj kjo festë le të shërben si një pikënisje për reformim shpirtërorë,le të jetë si një vlerë e domosdoshme për ne shqiptarët, për të punuar dhe vepruar për një të ardhme sa më të mirë të brezave që vijnë pas nesh, dukë vënë interesat e përgjithshme mbi interesat personale”.

Nis sesioni i 13-të i Parlamentit Kulturor Evropian

0

Sesioni i 13 i Parlamentit Kulturor EvropianKanë filluar punimet e Sesionit të 13-të të Parlamentit Kulturor Evropian edhe në Kosovë, ku prej këtij viti Kosova në Parlamentin Kulturor Evropian do të ketë pesë anëtarë.

Sipas, ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ky sesion është shumë i rëndësishëm për Kosovën pasi që prej këtij viti do të jenë më shumë anëtarë të Kosovës dhe se kontributi i tyre ka ndikuar për të ardhmen.

Krasniqi tha se Kosova në Parlamentin Kulturor Evropian ka filluar me një anëtar ndërsa që nga ky vit do të ketë pesë anëtarë.

“Kosova është një vend i vogël, por ka shumë për të ofruar. Në vitet e fundit dhe veçanërisht në këto 15 vitet e fundit, pas çlirimit të Kosovës, pavarësisht shumë sfidave që është dashur t’i përballim, kemi provuar, para së gjithash njerëzit e artit dhe kulturës në Kosovë kanë bërë përpjekje dhe punuar fort për të krijuar një situatë të re, një mjedis të ri…..Më duhet të them se duke filluar nga ky vit, Kosova do të këtë pesë anëtar në Parlamentin Kulturor Evropian. Në filluam më një anëtar, Shkelzen Shkololli me shumë së dhjetë vite më parë dhe mendoj që ishte pikërisht ai që hapi rrugën për të tjerët. Jam i sigurt që kontributi i tyre, jo vetëm për diskutime por edhe për projektet tona në të ardhmen plotësisht është thelbësore”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, Karl-Erik Norrman, sekretar gjeneral i Parlamentit Kulturor Evropian, tha se projekt nuk është vetëm për politika dhe ekonomi por është edhe software, madje u shpreh se gjithë anëtarët e këtij parlamenti duke përfshirë edhe anëtarët e Kosovës janë prezent në këtë institucion për punën dhe kapacitetet e tyre.

“Kishim idenë që të krijojmë Parlamentin Evropian Kulturor të pavarur, i cili që atëherë është zhvilluar nga 40 anëtar në 160 nga 43 shtete. Është shumë më rëndësi të dihet se të gjithë këta anëtar, duke përfshirë edhe anëtaret e ri nga Kosova dhe nga vendet tjera, janë këtu në kapacitetet e tyre individuale që të gjithë, dhe në këtë kuptim, ata po kontribuojnë. Jemi unik sepse jemi organizata e vetme që ofron forum personalitete kulturore, për personalitete kulturore të njohura për të diskutuar jo patjetër problemet e tyre artistike ditore por për të diskutuar për Evropën”, ka thënë Norrman.

E, kryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi, tha se ky forum nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën por edhe për vendet e rajonit, madje sipas tij, artistët dhe personalitetet e kulturës në Kosovë që nga vitet 90-ta u ndërpre për shkak të presionit dhe izolimit, por se këta të fundit nuk ndërprenë punën e tyre.

“Prandaj promovimi i dialogut mes kulturave, promovimi i tolerancës dhe i bashkëpunimit në mes të kulturave janë mënyra më e mirë për ta arritur bashkëpunimin në politikë si dhe për të ndërtuar urat e tolerancës dhe bashkëjetesës. Kosova mund të shikoj prapa dhe të kujtojë ditë të mira të zhvillimit të artit dhe kulturës. Në vitet 80-ta artistët dhe personalitetet e kulturës përkundër faktit që duhet t’i nënshtroheshin cenzurës të regjimit të atëhershëm mundoheshin të bënin hapin me zhvillimin, me botën e artit e kulturës dhe të qark grupit, ishin pjesë e debatit kulturor e artistik në botë, pjesëmarrës dhe kontribues aktiv në të”, ka thënë Thaçi.

Ky sesion është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Parlamenti Kulturor Evropian, me përkrahje edhe nga Këshilli Britanik në Kosovë.

Ndryshe, sesioni i Parlamentit Kulturor Evropian i cili është hapur sot do të vazhdojë deri më 5 tetor të këtij viti.

Çka tregoj sot shumica parlamentare?

0

Krasniqi-Jakup5-21Shkruan: Jakup Krasniqi

Sigurisht që varet shumë se nga cili këndvështrim e shikon çështjen. Dikush mund të thotë se shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 8 qershorit 2014, tregoj pa fuqinë e saj vendimmarrëse!? Ndoshta edhe kanë të drejtë! Por ky nuk ishte qëllimi. Qëllimi ishte, t’u tregoj atyre që e kanë suspenduar vullnetin e qytetarëve të Kosovës e në rastin konkret anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese; t’i tregoj opinionit publik të Kosovës, vëzhguesve ndërkombëtar në Kosovë dhe të gjithë të interesuarve për të ditur se çka po ndodh te ne, se ndërprerja e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, është dashur të bëhej në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç parashihet në Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës. Dhe pa dyshim shumica parlamentare tregoi kulturë institucionale e parlamentare. Me një fjalë, suspenduesëve të Kuvendit ua dhanë një leksion demokratik e parlamentar se kush ka të drejtë ta shtyjë seancën e thirrur. Sjellja e pakicës parlamentare, është jo demokratike dhe aspak parlamentare, ose se paku diçka të tillë nuk e njeh praktika parlamentare evropiane. Ndonëse pakica e dukshme parlamentare po mundohet ta hedhë fajin të shumica parlamentare, e cila po sillet me kulturë e maturi të skajshme. Por të gjithë ketë po e bënë për hir të Republikës së Kosovës, për të cilën populli ynë ka sakrifikuar shumë.

Këto ditë, një opinionist, ju drejtua deputetëve përmes një pyetje se “A po ju vjen marre”? Natyrisht që deputetet, të cilët bartin edhe një pjesë të sovranitetit qytetar (neni 2 i Kushtetutës), nuk mund të ndjehen mirë, por a janë deputetet problemi që gjendja në Kosovë është e tillë? Pa hyrë në çështjen, janë apo nuk janë deputetet meritor për përgjegjësinë qytetare që kanë marr në zgjedhjet e qershorit, ata dikush me metoda jo demokratike, jo parlamentare dhe jo ligjore po i pengon në kryerjen e detyrave të tyre kushtetuese. Ndoshta pyetja duhet të shtrohet edhe ndryshe, apo na vjen marre si shoqëri e organizuar politike, intelektuale, akademike, si medie, si shoqëri civile e madje edhe si zgjedhës për gjendjen e krijuar. Se te gjithë jemi fajtor për zgjedhjet që i kemi bërë. Çka kemi zgjedhur ne si kategori shoqërore të organizuara dhe si qytetarë? Pse po i “fusim krejt ne një thes”? A po i kontribuojmë zgjedhjes së problemit politik me ketë qasje? Me këtë oportunizëm ndaj gjerave më vitale për vendin, a mund t’i zgjidhim problemet e grumbulluara gjatë gjithë këtyre viteve? Me oportunizëm e pa ndjesi qytetare, me heshtje e nënshtrim, në cilin vend dhe cili popull arriti zhvillimin ekonomik e demokratik dhe progresin shoqëror? Dihet se pa i adresuar qartë e saktë problemet dhe pa u angazhuar seriozisht ato nuk zgjidhen.

Ne, jo pak herë gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar të thuhet shumëçka në adresë të Kuvendit, si institucion dhe deputetëve të zgjedhur, të cilët i kemi parë jo pak herë sesi janë trajtuar nga “të fuqishmit” e partive politike. I kemi parë jo pak herë se çfarë diktati i janë nënshtruar e në ç’pozita te veshtira janë gjendur ata në sytë e botës. Kuvendi si institucion më i lartë i vendit është udhëhequr nga shefi i opozitës, i cili zakonisht ka qenë Kryeministër, veçmas pas pavarësisë së shtetit tonë.

Qeveria menaxhon me paranë publike (buxhetin) dhe me pasurinë publike e kombëtare në përgjithësi. Të themi shkurt e shqip: turpi ka adresë Gjykatën Kushtetuese dhe pakicën parlamentare e cila, përveç që e ka ngulfatur debatin brenda vetvetes, ajo tani po e pengojnë debatin dhe në Kuvendin e Kosovë, për çka edhe është i thirrur ai. Kuvendi është shtëpia e demokracisë, vendi i bërjes së ligjeve, i marrjes së vendimeve dhe i mbikëqyrjes se institucioneve që zgjidhen nga ai, dhe për të gjitha këto çështje debatohet paraprakisht.

Pakica parlamentare do të duhej ta hapte debatin e brendshëm, pse nuk po gjejnë aleat për të qeverisur? Çka kanë bërë udhëheqësit e kësaj pakice parlamentare që të vijnë në një situatë ku askush nuk u beson të qeverisë me ta? Pse, atëherë kur ishit edhe humbës e kishin shumë shokë e pak profiterë, arrinit edhe të qeverisnin pa ndonjë vështirësi? Me shokë fituat dy herë, ndërsa qeveriset me profiterë!? Derisa tani, që keni pak shokë e shumë profiterë, edhe pse jeni koalicioni i parë i dal nga zgjedhjet e fundit, jeni humbësit e pas zgjedhjeve? Pse keni humbur besimin e bashkëluftëtareve me të cilët keni themeluar e organizuar partinë ( më parë keni udhëhequr luftën çlirimtare e cila solli lirinë dhe pavarësinë)? Pse nuk kanë asnjë aleat për të qeverisur? Pse ata e kanë humbur besimin te të gjithë? Le t’i hedhin një sy përbërjes së deputetëve të Kuvendit. Sa deputet të Vetëvendosjes, Aleancës dhe NISMA-s dikur ishin anëtarë të PDK-së. Ata që e braktisën logjikën despotike të funksionimit të PDK-së nuk habiten me logjikën absolutiste që mundohet lideri i saj t’ia imponojë të gjitha institucioneve të shtetit të Kosovës!

E them me bindje të plotë, praktika parlamentare evropiane njeh shumë raste kur partia më e madhe e dalë nga zgjedhjet ka mbetur në opozitë, pse nuk ka gjet partner qeverisës, por, po kjo praktikë parlamentare, nuk e njeh asnjë rast të ngjashëm, me ketë që po ndodhë në Kosovë. Ku pakica parlamentare i ka uzurpuar të gjitha institucionet e shtetit! Kësaj praktike jo demokratike e jo parlamentare, aspak kushtetuese, nuk mund t’i themi tjetër, veçse uzurpim i shtetit nga pakica parlamentare, kësaj ndryshe në teorinë politike të demokracisë i thonë: TIRANI E PAKICËS!

Blerim Kuçi: Veç Ramushi Kryeministër

0

Blerim KuciSekretari Organizativ i AAK’së, Blerim Kuçi, në një intervistë për Express, ka thënë se s’mund të ndryshohet baza e marrëveshjes së arritur mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt. E baza, sipas tij, është pozita e kryeministrit. Kuçi thotë se Blloku nuk do të lëshojë pe as sa i përket pozitës së kryeparlamentarit, sepse e njëjta pastaj mund të ndodhë edhe me mandatarin e Qeverisë.

Express: Cila është zgjidhja, sipas jush, në krejt këtë bllokadë politike, e cila është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit?

B. Kuçi: Më shumë po më duket lojë nervash në përgjithësi mes koalicioneve dhe partive politike dhe lojë nervash edhe me qytetarë. Zgjidhja është shumë normale dhe ai që ka shumicën në Parlament nuk ka kuptim të mos i krijojë institucionet shtetërore. Cila do të jetë zgjidhja, unë, tash për tash nuk e di.

Express: Enver Hasani e ka qartësuar se pozita e Kryetarit të Kuvendit i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, në këtë rast, PDK’së. Njëra prej zgjidhjeve që po përmendet është që Blloku të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit për të formuar pastaj qeverinë?

B. Kuçi: Kjo pyetje është për liderët e Bllokut dhe ata kanë përgjigje edhe për këtë. Qysh po e shoh unë, deklarata e Enver Hasanit është krejtësisht politike. Me këtë deklaratë ai ka treguar animin e tij në drejtim të PDK’së. Deklarata e Enver Hasanit në këtë formë e ka vërtetuar, e ka konfirmuar, e ka argumentuar që ai ka anime politike në raport me këtë rast.

Express: Disa zyrtarë të LDK’së kanë kërkuar ridizajnim të marrëveshjes së Bllokut. Sa është e mundshme një rishikim i kësaj marrëveshje?

B. Kuçi: Ndoshta ka mundësi, por baza e kësaj marrëveshje në qoftë se nuk lëviz. Gjithçka është e mundshme, por me kusht që baza, pra themelet e marrëveshjes të mos ndryshojnë. Sepse gjithçka është e mundshme. Për mua me rëndësi është që PDK’ja në mënyrë definitive të mos e ketë mandatin tjetër, sepse i ka bërë shumë dëme Kosovës. Duke u nisur prej këtij parimi zgjidhjet edhe brenda Bllokut mund të gjenden.

Express: Rrjedhimisht, zyrtarët e LDK’së kanë kërkuar që marrëveshje të preket në themel dhe z. Mustafa të bëhet kryeministër e jo Haradinaj, siç parashihet në marrëveshje?

B. Kuçi: Po e them thuajse nuk ka mundësi, sepse baza e marrëveshjes nuk mund të ndryshohet. Megjithatë, gjithçka është e mundshme duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti që PDK të shkojë në opozitë. Mirëpo, duhet ta kemi parasysh se baza e marrëveshjes, fundamenti i saj që është pozita e Kryeministrit nuk mund të ndryshohet. Mund të ketë edhe zgjidhje tjera e jo vetëm çështja e Kryeministrit.

Express: Cilat janë zgjidhjet tjera?

B. Kuçi: Zgjidhjet tjera janë, unë po besoj, se liderët veç janë duke biseduar së bashku. Nuk po dua t’i them përmes mediave, por liderët janë të vetëdijshëm për situatën që është në Kosovë. Janë të vetëdijshëm çfarë vlerë është që PDK të shkojë në opozitë dhe e gjejnë zgjidhjen e tyre.

Express: Mirëpo, deri më tash, Blloku ka dëshmuar se më e rëndësishme është pozita e kryeparlamentarit se sa largimi i shpejtë i Thaçit nga Qeveria?

B. Kuçi: Duke e pasur parasysh deklaratat politik të Enver Hasanit, ne edhe nëse e gjejmë një zgjidhje për kryeparlamentarin prapë do të jetë e njëjta situatë për çështjen e mandatimit të mandatarit për Qeveri. Kjo lojë neve na ka shtyrë të dyshojmë që është një pjesë e lojës së z. Hasanit dhe të tjerëve sa i përket çështjes së kryeparlamentarit. Për të dalë nga kjo situatë e kishim gjetur një zgjidhje por kjo lojë do të shkonte edhe më tutje lidhur edhe me mandatarin. Deklarata politike e z. Hasani e ka vërtetuar se kjo është lojë dhe PDK përmes bllokimit të institucioneve, çfarë është edhe Gjykata Kushtetuese do të na fuste në një lojë e cila vërtetë është e dëmshme edhe për këtë proces. Pra, ka mundësi që siç ka ndodhur me kryeparlamentarin, edhe për mandatarin t’ia jap disa herë Thaçit. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë çështje ne nuk kemi qenë tolerant as për kryeparlamentarin.

Express: AAK nuk lëvizë prej marrëveshjes sa i përket pozitës së kryeministrit?

B. Kuçi: Nuk lëviz prej marrëveshjes sepse nuk është zgjidhje. Lëshimi pe në raport me Kryeparlamentarin nuk do të thotë se Gjykata Kushtetuese nuk e bën të njëjtën gjë edhe me mandatarin.

LDK në Prizren: Urime Kurban Bajrami!

0

LDK-zyra ne PrizrenKryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, uron të gjithë besimtarëve musliman festën e Kurban Bajramit.

“Besimi tek Zoti është një forcë e madhe, e jashtëzakonshme e njeriut, përbën një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për veten, për familjen, për vendin, për shoqërinë”.

“Ne jemi të bindur në një vlerë të madhe historike që e karakterizon popullin tonë, dhe në ketë vlerë qëndron edhe mesazhi më i shkëlqyer që shqiptarët përcjellin tek kombet e tjera. Në historinë e shqiptarëve, besimet fetare nuk kanë qenë asnjëherë shkak konfliktesh, luftërash apo përballjesh politike”.

“Urojmë që Kurban Bajrami të sjell më shume begati, dhe solidaritet në mes nesh”, thuhet në urimin e LDK-së në Prizren.

NISMA në Prizren uron besimtarët mysliman për Kurban Bajram

0

Nisma per kosove1Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Nisma për Kosovën dega në Prizren përcjellë urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët musliman.

“Kjo festë karakterizohet me solidaritetin ndërmjet njerzëve e sidomos me solidaritetin për njerëzit e varfër”.

“Prandaj, urojmë që kjo festë të kaloj në shenjë solidariteti dhe në atmosferë festive”, thuhet në urimin e NISMA-s në Prizren. /PrizrenPress.com/

Muja uron myftiun Lutfi Balleku për Kurban Bajram

0

Ramadan Muja 2Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, uron kryetarin e Bashkësisë Islame në Prizren, myftiun Lutfi Balleku dhe të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Festa e Bajramit, uroj që të na shërbejë në thellimin e respektit, tolerancës, miqësisë dhe dashurisë, për familjen, fëmijët dhe të gjithë qytetarët”.

“Festa e Kurban Bajramit e lartëson shpirtin e besimtarëve, forcon besimin në Zot, i bashkon ata, ngrit ndjenjat e solidaritetit ndërnjerëzorë dhe zgjon idenë e sakrificës për të mirën e përgjithshme njerëzore”.

“Uroj që kjo festë të na bashkojë, të jemi më solidar me njëri tjetrin, të jemi sa më afër atyre që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë së bashku drejt fitoreve të reja”.

“Urime dhe gëzuar Kurban Bajrami!” thuhet në urimin e Mujës./PrizrenPress.com/

Hahn: Në muajt e parë të punës do të merrem me Kosovën

0

Johannes Hahn-BEPesë vendet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë e njohur Kosovën, së shpejti do të përballen me presionin e Brukselit që ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, shkruan gazeta serbe Novosti.

Sipas kësaj gazete ky qëndrim vjen pas deklaratave të para të Komisionerit të ri për politika të fqinjësisë Johannes Hahn, i cili ka thënë se pret ndryshim të qëndrimit të këtyre shteteve dhe ka theksuar se personalisht do ta diskutojë këtë çështje me shefen për politikë të jashtme Frederika Mogerini.

“Duke u përgatitur për këtë post, kam kuptuar se ndoshta në bisedimet me qeveritë e këtyre pesë shteteve, te shohim se ku qëndrojmë për momentin, sa ato janë fleksibile dhe cilat janë hapat e mundshëm me qëllim që gjendja të përmirësohet, në mënyrë që mos të kemi pengesa në bisedimet dhe punën e mëtutjeshme me Kosovën. Kjo do të jetë pjesë e punës time në disa muajt e parë, ka thënë Johannes Hahn.

Në çështjen e Kosovës, shihet më së miri, mosuniteti i vendeve anëtare të bashkimit Evropian, andaj Brukseli në periudhën vijuese do të mundohet që të bëjë diçka në këtë drejtim. Megjithatë, vështirë është të mendohet se do të mund të ndryshohet diçka seriozisht, duke ditur qëndrimet e ngurta të Qipros, Rumanisë, Spanjës, Greqisë dhe Sllovakisë. si dhe gjendjen në terren, në momentin kur po shtohen apetitet rajonale, siç është rasti i Katalonisë.

Johannes Hahn, ka falënderuar paraardhësin e tij, Shtefan Fyle, por nuk ka shkuar më përpara se ai, në raport me Serbinë. Sipas gazetës Novosti, në raportin vjetor që do të publikohet javën e ardhshme, propozohet që në negociatat e BE-së me Serbinë, më në fund të hapet kapitulli i parë, cili kërkon edhe normalizimin e raporteve me vendet fqinje.

Një person arrestohet në Rahovec

0

arrestimi 2Një person është arrestuar në fshatin Dobidol të Rahovecit. I arrestuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Ne bazë të flet rreshtimit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Tre të lënduar në dy aksidente në Prizren

0

Police-tabela per aksidentSi pasojë e dy aksidenteve në trafik, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Tirana” në qytetin e Prizrenit dhe tjetri në fshatin Petrovë.

Në rrugën “Tirana” në Prizren, raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e saj lëndime trupore kanë pësuar pasagjerët dy femra K-shqiptare të njërës nga veturat e aksidentuara. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor nga një qytetar i rastit”.

Ndërsa në fshatin Petrovë të Prizrenit, raportohet për një aksident trafiku me lëndime në mes të një veture me vozitës mashkull K-shqiptar dhe një biçikletë me ngasës mashkull K-shqiptar. Si pasojë e saj lëndime trupore ka pësuar ngasësi i biçikletës dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. /PrizrenPress.com/