8.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Blerim Kuçi: Veç Ramushi Kryeministër

Blerim KuciSekretari Organizativ i AAK’së, Blerim Kuçi, në një intervistë për Express, ka thënë se s’mund të ndryshohet baza e marrëveshjes së arritur mes Isa Mustafës, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt. E baza, sipas tij, është pozita e kryeministrit. Kuçi thotë se Blloku nuk do të lëshojë pe as sa i përket pozitës së kryeparlamentarit, sepse e njëjta pastaj mund të ndodhë edhe me mandatarin e Qeverisë.

Express: Cila është zgjidhja, sipas jush, në krejt këtë bllokadë politike, e cila është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit?

B. Kuçi: Më shumë po më duket lojë nervash në përgjithësi mes koalicioneve dhe partive politike dhe lojë nervash edhe me qytetarë. Zgjidhja është shumë normale dhe ai që ka shumicën në Parlament nuk ka kuptim të mos i krijojë institucionet shtetërore. Cila do të jetë zgjidhja, unë, tash për tash nuk e di.

Express: Enver Hasani e ka qartësuar se pozita e Kryetarit të Kuvendit i takon vetëm grupit më të madh parlamentar, në këtë rast, PDK’së. Njëra prej zgjidhjeve që po përmendet është që Blloku të heqë dorë nga pozita e kryeparlamentarit për të formuar pastaj qeverinë?

B. Kuçi: Kjo pyetje është për liderët e Bllokut dhe ata kanë përgjigje edhe për këtë. Qysh po e shoh unë, deklarata e Enver Hasanit është krejtësisht politike. Me këtë deklaratë ai ka treguar animin e tij në drejtim të PDK’së. Deklarata e Enver Hasanit në këtë formë e ka vërtetuar, e ka konfirmuar, e ka argumentuar që ai ka anime politike në raport me këtë rast.

Express: Disa zyrtarë të LDK’së kanë kërkuar ridizajnim të marrëveshjes së Bllokut. Sa është e mundshme një rishikim i kësaj marrëveshje?

B. Kuçi: Ndoshta ka mundësi, por baza e kësaj marrëveshje në qoftë se nuk lëviz. Gjithçka është e mundshme, por me kusht që baza, pra themelet e marrëveshjes të mos ndryshojnë. Sepse gjithçka është e mundshme. Për mua me rëndësi është që PDK’ja në mënyrë definitive të mos e ketë mandatin tjetër, sepse i ka bërë shumë dëme Kosovës. Duke u nisur prej këtij parimi zgjidhjet edhe brenda Bllokut mund të gjenden.

Express: Rrjedhimisht, zyrtarët e LDK’së kanë kërkuar që marrëveshje të preket në themel dhe z. Mustafa të bëhet kryeministër e jo Haradinaj, siç parashihet në marrëveshje?

B. Kuçi: Po e them thuajse nuk ka mundësi, sepse baza e marrëveshjes nuk mund të ndryshohet. Megjithatë, gjithçka është e mundshme duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti që PDK të shkojë në opozitë. Mirëpo, duhet ta kemi parasysh se baza e marrëveshjes, fundamenti i saj që është pozita e Kryeministrit nuk mund të ndryshohet. Mund të ketë edhe zgjidhje tjera e jo vetëm çështja e Kryeministrit.

Express: Cilat janë zgjidhjet tjera?

B. Kuçi: Zgjidhjet tjera janë, unë po besoj, se liderët veç janë duke biseduar së bashku. Nuk po dua t’i them përmes mediave, por liderët janë të vetëdijshëm për situatën që është në Kosovë. Janë të vetëdijshëm çfarë vlerë është që PDK të shkojë në opozitë dhe e gjejnë zgjidhjen e tyre.

Express: Mirëpo, deri më tash, Blloku ka dëshmuar se më e rëndësishme është pozita e kryeparlamentarit se sa largimi i shpejtë i Thaçit nga Qeveria?

B. Kuçi: Duke e pasur parasysh deklaratat politik të Enver Hasanit, ne edhe nëse e gjejmë një zgjidhje për kryeparlamentarin prapë do të jetë e njëjta situatë për çështjen e mandatimit të mandatarit për Qeveri. Kjo lojë neve na ka shtyrë të dyshojmë që është një pjesë e lojës së z. Hasanit dhe të tjerëve sa i përket çështjes së kryeparlamentarit. Për të dalë nga kjo situatë e kishim gjetur një zgjidhje por kjo lojë do të shkonte edhe më tutje lidhur edhe me mandatarin. Deklarata politike e z. Hasani e ka vërtetuar se kjo është lojë dhe PDK përmes bllokimit të institucioneve, çfarë është edhe Gjykata Kushtetuese do të na fuste në një lojë e cila vërtetë është e dëmshme edhe për këtë proces. Pra, ka mundësi që siç ka ndodhur me kryeparlamentarin, edhe për mandatarin t’ia jap disa herë Thaçit. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë çështje ne nuk kemi qenë tolerant as për kryeparlamentarin.

Express: AAK nuk lëvizë prej marrëveshjes sa i përket pozitës së kryeministrit?

B. Kuçi: Nuk lëviz prej marrëveshjes sepse nuk është zgjidhje. Lëshimi pe në raport me Kryeparlamentarin nuk do të thotë se Gjykata Kushtetuese nuk e bën të njëjtën gjë edhe me mandatarin.

Më Shumë

Xhamia më e veçantë në Ballkan, ndodhet në Delvinë

Xhamia më e veçantë në Ballkan ndodhet në Delvinë. Për një mijë e një arsye. Historia dhe emri i xhamisë, janë unike. Quhet xhamia...

Quni: Nëse vërtetohen largimet e hetuesve, duhet të ketë hetim nga Prokuroria

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se nëse vërtetohen largimet e hetuesve, atëherë duhet të ketë hetim nga Prokuroria. Sipas tij, nëse këto...

Lajmet e Fundit