19.8 C
Prizren
E diel, 12 Maj, 2024

Nis sesioni i 13-të i Parlamentit Kulturor Evropian

Sesioni i 13 i Parlamentit Kulturor EvropianKanë filluar punimet e Sesionit të 13-të të Parlamentit Kulturor Evropian edhe në Kosovë, ku prej këtij viti Kosova në Parlamentin Kulturor Evropian do të ketë pesë anëtarë.

Sipas, ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ky sesion është shumë i rëndësishëm për Kosovën pasi që prej këtij viti do të jenë më shumë anëtarë të Kosovës dhe se kontributi i tyre ka ndikuar për të ardhmen.

Krasniqi tha se Kosova në Parlamentin Kulturor Evropian ka filluar me një anëtar ndërsa që nga ky vit do të ketë pesë anëtarë.

“Kosova është një vend i vogël, por ka shumë për të ofruar. Në vitet e fundit dhe veçanërisht në këto 15 vitet e fundit, pas çlirimit të Kosovës, pavarësisht shumë sfidave që është dashur t’i përballim, kemi provuar, para së gjithash njerëzit e artit dhe kulturës në Kosovë kanë bërë përpjekje dhe punuar fort për të krijuar një situatë të re, një mjedis të ri…..Më duhet të them se duke filluar nga ky vit, Kosova do të këtë pesë anëtar në Parlamentin Kulturor Evropian. Në filluam më një anëtar, Shkelzen Shkololli me shumë së dhjetë vite më parë dhe mendoj që ishte pikërisht ai që hapi rrugën për të tjerët. Jam i sigurt që kontributi i tyre, jo vetëm për diskutime por edhe për projektet tona në të ardhmen plotësisht është thelbësore”, ka thënë Krasniqi.

Kurse, Karl-Erik Norrman, sekretar gjeneral i Parlamentit Kulturor Evropian, tha se projekt nuk është vetëm për politika dhe ekonomi por është edhe software, madje u shpreh se gjithë anëtarët e këtij parlamenti duke përfshirë edhe anëtarët e Kosovës janë prezent në këtë institucion për punën dhe kapacitetet e tyre.

“Kishim idenë që të krijojmë Parlamentin Evropian Kulturor të pavarur, i cili që atëherë është zhvilluar nga 40 anëtar në 160 nga 43 shtete. Është shumë më rëndësi të dihet se të gjithë këta anëtar, duke përfshirë edhe anëtaret e ri nga Kosova dhe nga vendet tjera, janë këtu në kapacitetet e tyre individuale që të gjithë, dhe në këtë kuptim, ata po kontribuojnë. Jemi unik sepse jemi organizata e vetme që ofron forum personalitete kulturore, për personalitete kulturore të njohura për të diskutuar jo patjetër problemet e tyre artistike ditore por për të diskutuar për Evropën”, ka thënë Norrman.

E, kryeministri në detyrë i Kosovës Hashim Thaçi, tha se ky forum nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën por edhe për vendet e rajonit, madje sipas tij, artistët dhe personalitetet e kulturës në Kosovë që nga vitet 90-ta u ndërpre për shkak të presionit dhe izolimit, por se këta të fundit nuk ndërprenë punën e tyre.

“Prandaj promovimi i dialogut mes kulturave, promovimi i tolerancës dhe i bashkëpunimit në mes të kulturave janë mënyra më e mirë për ta arritur bashkëpunimin në politikë si dhe për të ndërtuar urat e tolerancës dhe bashkëjetesës. Kosova mund të shikoj prapa dhe të kujtojë ditë të mira të zhvillimit të artit dhe kulturës. Në vitet 80-ta artistët dhe personalitetet e kulturës përkundër faktit që duhet t’i nënshtroheshin cenzurës të regjimit të atëhershëm mundoheshin të bënin hapin me zhvillimin, me botën e artit e kulturës dhe të qark grupit, ishin pjesë e debatit kulturor e artistik në botë, pjesëmarrës dhe kontribues aktiv në të”, ka thënë Thaçi.

Ky sesion është organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Parlamenti Kulturor Evropian, me përkrahje edhe nga Këshilli Britanik në Kosovë.

Ndryshe, sesioni i Parlamentit Kulturor Evropian i cili është hapur sot do të vazhdojë deri më 5 tetor të këtij viti.

Më Shumë

Kurti fton në darkë pune liderët e partive opozitare: Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj ende pa përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur t`i ul tensionet me opozitën. Ai i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët...

Nxënësit e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren organizuan aktivitet humanitar për nxënësin Benjamin Beqirin

  Të premten, në shkollën “Abdyl Frashëri”, u organizua një aktivitet humanitar për të ndihmuar një nga nxënësit e shkollës, Benjamin Beqiri, i cili vuan...

Lajmet e Fundit