10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Skandal: Ministri Hoxhaj nuk e njeh fjalën LIGJ

Enver HoxhajjMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj duket se nuk e kupton fjalën ligj, e lërë më kuptimin e vetë ligjit. Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj me vendimin e marrë për emërimin e Burim Gashit në postin e ushtruesit të detyrës, ka bërë shkelje të dyfishtë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme. Sipas këtyre burimeve, Burim Gashi pos që është ushtrues detyre për më shumë se një vjet, ai ushtron dy pozita në të njëjtën kohë.

“Burim Gashi pos që është ushtrues i detyrës së Zyrtarit të Personelit, ai është ushtrues edhe i detyrës së sekretarit të përgjithshëm. Me këtë vendim ministri Hoxhaj ka bërë shkelje të rëndë të ligjit”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti, nga rreziku që mund t’i hakmerret ministri Hoxhaj.
“Burim Gashi thuajse që dy vjet është ushtrues i udhëheqësit të Divizionit të Personelit duke e shkelur Rregulloren për Emërime të Larta e cila e parasheh se sa kohë një mund të jetë një ushtrues detyre në krye të një departamenti”, ka thënë ky burim.

“Këto shkelje nuk kanë mjaftuar për Minsitrin, por tash i ka dhënë edhe përgjegjësitë e UD të Sekretarit të Përgjithshëm të MPJ, duke i anashkaluar disa drejtore të cilët kane mundur të ushtrojnë këtë detyrë, bazuar në Rregullorën për emërime të larta. Rregullorja ia ndalon me u bo UD dikushë që është UD me një pozitë tjetër!”, ka thënë ky burim.

Mirëpo, nga Ministria e Punëve të Jashtme nuk kanë dhënë përgjigje për këtë skandal të ministrit Hoxhaj. Gazeta Blic dy ditë rresht ka pritur përgjigje, mirëpo nga MPJ s’ka kthyer askush.
Sipas burimeve të Gazetës Blic, Burim Gashi konsiderohet si dora e djathtë e ministrit Hoxhaj.
Mirëpo, kjo nuk është shkelja e vetme që ministri Hoxhaj e ka bërë. Para disa ditësh mediet kanë raportuar se si ministri Hoxhaj në mënyrë të kundërligjshme e ka avancuar edhe ish- futbollistin e Prishtinës, Uliks Emra. Nuk është vetëm Uliks Emra dhe Burim Gashi që janë avancuar jashtëligjshëm. Në vazhdimësi ka pasur raportime se si janë graduar zyrtarë të ndryshëm në MPJ pa kurrfarë kriteri. Dhe më skandalozja ka qenë konkursi për staf konsullor, ku para më shumë se dy vjetësh patën aplikuar mbi 700 persona, por që kurrë nuk është bërë publike se kush sa pikë ka marrë. Sipas burimeve të Gazetës Blic të gjithë të punësuarit ministri Hoxhaj i ka bërë ashtu siç ka dashur vetë.

Për më tepër po u sjellim të plotë Nenin 16 të Rregullorës për Emërime të Larta, që ministri Hoxhaj e ka shkelur me të dy këmbët.
Neni 16

Ushtrimi i detyrës
1. Përveç në raste të mungesës së mbajtësit të postit për shkaqe shëndetësore, asnjë pozitë e lartë drejtuese nuk duhet të plotësohet me ushtrues detyre për më shumë se tre (3) muaj.
2. Titullarët e institucioneve duhet të emërojne si ushtrues detyre të ndonjë pozite të lartë drejtuese, vartesin e pare me te ulët, apo kur ka disa vartës të rangut të njëjtë, atëherë zyrtarin i cili zakonisht zëvendëson zyrtarin në pozitë të lartë drejtuese gjatë mungesave të shkurtra.
3. Titullari i institucionit nuk ka te drejte të emëroj si ushtrues detyre te sekretarit të përgjithshëm apo kryeshefit ekzekutiv, një nëpunes i cili është ushtrues detyre në pozitën më të ulët.
4. Ne rast te mbetjes së një pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund te emërohet me gjate se tre (3) muaj.

Më Shumë

Nis mbulimi i fushave të tenisit në Prizren, ministri Çeku: Tenisi më nuk do të jetë sport sezonal

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se në qytetin e Prizrenit ka filluar me mbulimin e fushave të tenisit, për...

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Lajmet e Fundit