12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kambana e alarmit

Eqrem KryeziuShkruan: Eqrem Kryeziu

Kur e pyetën mediet në Beograd ambasadorin e fundit amerikan në RFSJ, të ndjerin Warren Zimmermann, se a paska deklaruar se serbët meritojnë qeveri të keqe, ai tha: “Jo. Kam thënë se serbët e kanë qeverinë që e meritojnë”.
Kjo është pikëpamje shumë e drejtë. Nga ky pikëvështrim do parë edhe mospërzierjen e Perëndimit në pafuqinë e klasës politike kosovare për të formuar institucionet. Madje do të thoshja se, nga dëshpërimi, duket se Perëndimi thotë: “Larg duart nga njerëzit e papërgjegjshëm!”
Pse mos të jetë kështu? Edhe pas zhvillimeve të rrezikshme në Beograd, liderët tanë përdorin për njëri-tjetrin atributin “kriminal”. Ja, deri ku shkon verbëria e “shpëtimtarëve” të Kosovës!

Edhe pas emergjencave elementare të votuesve: bukë, shërim, shkollim, ata kalkulojnë pozicionimet e veta në strukturën sunduese.

Për fat të keq, indiferenca e Perëndimit nuk godet klasën tonë politike: ata janë të lumtur në këto rrethana, e shohin se janë, se ekzistojnë, se gjallojnë dhe ky është zbulim që i mbush shend e verë.
Atëherë? Indiferenca e tyre, veçan e miqve tejet të dëshmuar të çështjes së Kosovës është kambanë që bie për qytetarët e Kosovës, po qe se them se është edhe dënim, nuk do e teproja. Dënim, sepse voton të këtillë liderë.

Dhe kësaj unë i them qëndrim tërësisht të drejtë. Në qoftë se drejtësia na duket si ndëshkim, atëherë punët i kemi edhe më keq.

“Paj, ndërhyni, bre, edhe kësaj radhe!” – do të thoshin shumë zëra. Mirëpo, kjo vetëm sa do ta arsyetonte Ezra Pound-in. Ezra Pound tha: “Nuk ka skllav që s’e do lirinë, por skllavi është skllav sepse pret që dikush tjetër ta shpëtojë”. (A slave is one who waits for someone to come and free him).
Besoj se edhe për miqtë tanë perëndimorë do të ketë njëfarë kufiri, sepse Republika e Kosovës ishte projekt i përbashkët. Të dështojë ky projekt për shkak të bukuroshave të papërgjegjshëm (të cilët vërtet që i kemi votuar), nuk guxojmë ta lejojmë. Të paktën për hir të atyre që nuk kanë votuar, dhe ata janë goxha.

Më Shumë

Sonte gjysmëfinalja e parë në CHL: Bayern përballë Real Madridit

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”. Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit...

Ylli për finale, Peja për barazim të rezultatit – nesër zhvillohet gjysmëfinalja e katërt

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë të mërkurën mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po...

Lajmet e Fundit