13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Kosova në Orbitrekun e Top Shop-it

Zafir berisha 123Shkruan: Zafir BERISHA

Në realitetin e sotëm në Kosovë është shumë normale të mendosh se kush çka dhe sapo bën për Kosovën. Kjo vjen si rezultat i gjendjes në Kosovë, e cila është në kërkim të identitetit individual dhe politik, ku si rezultat i këtij kërkimi e jetojmë jetën të cilën e jetojmë.

“Jeta është një përplasje vullnetesh e interesash të kundërta”, – thotë Harry Box dhe nëse ia shtojmë edhe mendimin e Bu DDA: “ Bota mbahet mbi të panjohurat”, atëherë barazimi i këtij realiteti në Kosovë i nevojitet origjinalititi i epokës nëpër të cilën po kalojmë,dhe se vështirë mund ta definosh kush, çka është duke bërë në Kosovë, sic është vështirë ta definosh kush, çka po kërkon nga Kosova

S’mund t’i ikësh realitetit në Kosovë dhe të mendosh se politikanët e kanë gjakftohtësinë si forcë që i nevojitet realitetit në Kosovë, kjo që ju desh edhe deri më tani Kosovës së pasluftës. Derisa disa politikanë gjakftohtësinë si forcë e praktikuan, sidomos ata që dolën nga lufta e lavdishme e UÇK-së , disa të tjerë këtë virtyt e keqpërdorën në interes të planeve mafioze ekonomike, të cilat tash po kalojnë në një mafi politike, e cila po rrezikon perspektivën evropiane të Kosovës.

Mungesa e stilit origjinal të klasës politike në Kosovë dhe qasja e gabuar në kërkim të këtij stili rrezikon pluralizmin dhe demokracinë duke u servuar dhe imponuar qytetarëve një politikë “Pozash”, që nuk janë asgjë tjetër veç një kopje e politikanëve dhe politikave tashmë të dështuara.

Kosova është kapluar nga papërgjegjësia në institucione e njerëzve të cilët prioritet të prioritetit e kanë interesin personal dhe grupor, ndërsa qytetarin e trajtojnë si shërbëtor të këtyre interesave. Dhe, në asnjë kohë këtyre farë zhurmagjinjve politikë nuk ju shkon ndërmend të merren me zhvillimin ekonomik, me zbutjen e papunësisë, me ngritjen e cilësisë në arsim, me përmirësimin e shërbimeve shëndetësore… siç nuk merren me aferat korruptive që kanë përfshirë të gjitha nivelet e institucioneve qendrore dhe lokale.

Më Shumë

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Lajmet e Fundit