Home Blog Page 754

Tërmet në zonën Prizren-Kukës

0

(I plotësuar) Një tërmet 3.2 ballë Rihter ka dridhur Prizrenin. Udhëheqësi i Rrjetit Sizmologjik Kosovës, Shemsi Mustafa , tha se tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës dhe se sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetarët apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 01/01/2025 n’ora 00:15 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës dhe i Shqipërisë (zona Jugperëndimore e Kosovës dhe zona VeriLindore e Shqipërisë)  është goditur me një tërmet me magnitudë 3.2 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit  Thellësia hipoqendrore ishte 14 km”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas tij, epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata Gjeografike; 42.151,  20.561)

“16.5 km në Jugperëndim JP të Prizrenit
13.5 km në VeriLindje VL të Kukësit
Epiqendra ishte në fshatin Vërmicë.Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jugperëndim të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët,  njëherësh këto termete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit që është zonë aktive e cila në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë më të madhe, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, tha ai.

2025-ta dyshohet se nisi me tërmet në Prizren

Dyshohet se ka ndodhur një tërmet në Kosovë.

Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren

0

Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët disa lokale dhe banesa që kanë qenë përreth.

“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike”, ka thënë për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”.

“Kjo punë ka shkuar në mënyrë të pakontrolluar. Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Gashi tha që situata tashmë është nën kontroll dhe që njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj e vlerëson të suksesshëm vitin 2024

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka vlerësuar vitin 2024 si një vit të suksesshëm.

Ai tregoi se shuma e përgjithshme e shpenzimit të buxhetit për vitin 2024  ka qenë  rreth 96 %, ndërsa ajo e investimeve kapitale arrin në 92 %.

“Kjo është një indikator relevant i performancës solide të komunës”, tha Totaj.

Ai u zotua se në vitin 2025 do të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm dhe përkushtim, “duke thelluar dhe forcuar më tej bashkëpunimin e frytshëm për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, gjithmonë në dobi të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni, qyteti që tërheq vizitorë të huaj e shqiptarë edhe në ditën e fundit të vitit

0

Numri i turistëve që vizitojnë qytetin e Prizrenit gjatë stinës së dimrit është rritur dukshëm këtë fundvit. Vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme të botës ndjehen të befasuar pozitivisht, si nga shërbimi, kultura dhe historia që e karakterizon këtë qytet të bukur.

Oliver Dias me familjen e tij nga Filipinet kanë zgjedhur që ditët e fundit të vitit 2024 t’i kalojnë në Prizren, duke e vlerësuar qytetin me përshtypje tejet pozitive, bashkë me qytetarët e tij.

Vizitorë të shumtë gjatë ditëve të fundit kanë qenë qytetarë të Shqipërisë, veçanërisht nga Elbasani, Lushnja, por edhe nga Manastiri i Maqedonisë së Veriut, të cilët prisnin me padurim të eksploronin qytetin piktoresk dhe historik.

Ndryshe, festat e fundvitit kanë mbledhur vizitorë jo vetëm nga hapësirat mbarëshqiptare, por edhe nga vende të tjera, për të kaluar dhe kremtuar ndërrimin e moteve në një atmosferë të këndshme dhe miqësore./tv prizreni

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

0

Një aksident  ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Amazon e njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës

0

Oda Amerikane në Kosovë dhe Zyra e Presidencës kanë njoftuar se gjiganti teknologjik “Amazon” e ka njohur zyrtarisht shtetin e Kosovës.

Pra nga tash e tutje edhe Kosova do të figurojë në platformën e “Amazon”.

“Kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor 2024, ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu dhe përfaqësuesve të gjigantit teknologjik Amazon në Uashington D.C., SHBA”.

“Këto diskutime janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga Task Forca për Diplomacinë Digjitale, një iniciativë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetje të rëndësishme nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Tutje vlerësohet se kjo gjë do t’u lehtësojë qasjen konsumatorëve.

“Ky zhvillim gjithashtu lehtëson qasjen për konsumatorët, të cilët tani mund të lidhen pa pengesa me një nga platformat më të mëdha të tregtisë elektronike në botë si dhe përdorimin e shërbimeve si Amazon Web Services (AËS), Amazon Alexa, etj. Ky përparim është një dëshmi e qartë e fuqisë së diplomacisë dhe bashkëpunimit publiko-privat në avancimin e interesave ekonomike dhe zhvillimit të Kosovës”, thuhet tutje aty.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni siguron grantin mbi 2 milionë euro për projekte zhvillimore në 2025

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot marrëveshjen e përgjithshme për shfrytëzimin e grantit të Performancës Komunale për vitin 2025.

Marrëveshja, e firmosur në bashkëpunim me zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, vjen si rezultat i performancës së lartë të Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2023.

Në njoftimin e komunës thuhet se grantin, në vlerë prej 2,047,132.85 euro, do ta gëzojnë qytetarët e Prizrenit përmes projekteve të rëndësishme që do të realizohen për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

KEDS-i angazhon rreth 1000 punëtorë dhe makineri të mjaftueshme për festat e fundvitit

0

KEDS-i ka njoftuar të gjithë konsumatorët se janë bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura për festat e fundvitit.

Sipas KEDS-it, përgjatë tërë verës janë kryer të gjitha mirëmbajtjet e parapara të rrjetit elektrik shpërndarës dhe janë implementuar afro 280 projekte në kuadër të planit investiv, me qëllim që të kemi një rrjet të qëndrueshëm.

“Për festat e fundvitit, KEDS ka angazhuar rreth 1000 punëtorë, të cilët do të jenë në dispozicion që konsumatorët tanë të kremtojnë me drita. Përveç tyre, KEDS ka angazhuar edhe makineri të mjaftueshme si mbështetje logjistike e punëtorëve në mënyrë që intervenimi, në rast nevoje, të jetë sa më i shpejtë dhe efektiv. Po ashtu, për festat e fundvititi do të jenë në dispozicion 135 makineri e automjete, prej tyre: 68 vetura, 31 platforma, 16 makineri të rënda, 16 bagerë dhe 4 automjete për detektimin e kabllove”, ka njoftuar KEDS-i.

Më tej thuhet se aktualisht, sfidë vazhdon të mbetet rajoni i Ferizajt, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit dhe Gjilanit, si pasojë e mbingarkesave të shkaktuara.

“Në Malishevë, si rezultat i implementimit të super-përçuesit nga KEDS-i, kapacitetet janë dyfishuar dhe situata po qëndron më mirë krahasuar me vitet e kaluara. U bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike kudo që është e mundur. Kujdes të shtuar të kihet me ngrohjen me energji elektrike. Ftojmë konsumatorët që nëse kanë alternativa të tjera për ngrohje, t’i përdorin ato. Çdo përpjekje për kursim kontribuon në lehtësimin e ngarkesës dhe në përmirësimin e situatës për të gjithë. Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre sfidave. Paçi një vit të mbarë e të suksesshëm, ju dhe familjet e juaja! Gëzuar Viti i Ri 2025!”, ka njoftuar KEDS-i.