20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Hasani: Gjykata e ndikuar politikisht, perceptim i një pjese të politikës

Enver HasaniKryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke i komentuar paralajmërimin e koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe “Vetëvendosje” (VLAN), se do ta dërgojnë në Kushtetuese interpretimin e pikës 127 të aktvendimit të kësaj Gjykate, ka thënë se nëse dikush e sjellë këtë kërkesë, atëherë sipas tij, do të vlerësohet lejueshmëria dhe merita e kërkesës.

Hasani në një prononcim për RTV 21, ka theksuar se “nuk mund të jap mendim tani, sepse kjo është një çështje hipotetike, duke shtuar se nëse “dikush në këtë fazë sjellë këtë kërkesë në Kushtetuese (interpretimin e pikës 127), atëherë janë dy faza: e para, lejueshmëria dhe e dyta, a ka merita ajo kërkesë”.

“Por ne do të veprojmë në baza standarde”, ka shtuar ai.

Hasani është përgjigjur edhe deklaratave, se Gjykata Kushtetuese është e ndikuar politikisht, duke theksuar se “ ky është një percepcion i një pjese të politikës.

“Ne nuk mund t’i komentojmë ato. Gjykata Kushtetuese nuk i ka parasysh pasojat politike të aktvendimeve të saj. Ne jemi të bindur për atë që e kemi arsyetuar. Është demokraci dhe njerëzit mund t’i shprehin mendimet, por duhet ta kenë parasysh ta ruajnë dinjitetin dhe të mos kërcënojnë, fyejnë ofendojnë, sepse Gjykata nuk e ka ofenduar askënd”, tha Hasani.

Ndërsa, i pyetur se a mundet që presidentja Jahjaga të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, Hasani tha se nuk mund të japë mendim për këtë.

“ Atë pyetje mund t’ia drejtoni Jahjagës, por nëse kemi ndonjë rast do të vendosim. Është çështje Kushtetuese dhe ne nuk mund të flasim për çështje që janë potencialisht problematike për të ardhmen”, ka deklaruar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

Më Shumë

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje të tij i duhet ndihmë. 9 vjeçar nga Prizreni vuan nga...

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Lajmet e Fundit