16.2 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025
Home Blog Page 7556

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,Minxhozi vizitoi Spitalin e Prizrenit

0

QEMA-620x330Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, dhe zyrtarët më të lartë të Spitalit rajonal “Daut Mustafa” në Prizren,janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit mes spitalit Rajonal të Prizrenit dhe spitalit të Kukësit.

Gjatë vizitës në spitalin Rajonal në Prizren, ambasadori Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi ,tha se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në mes të spitalit rajonal të Prizrenit dhe atij të Kukësit.

Drejtori i Spitalit, Afrim Avdaj duke e falenderuar ambasadorin për vizitën theksoi se “në spitalin rajonal në Prizren, 6 pacientë nga Kukësi trajtohen në repartin e dializës, ndërsa edhe shumë të tjerë marrin tretmane shëndetësore të përditshme”.

Ndërkaq,drejtoresha mjekësore e spitalit rajonal Lumnije Hoxha, tha se bashkëpunimi mes spitalit të Prizrenit dhe atij të Kukësit ka filluar menjëherë pas luftës, dhe se në të ardhmen ky bashkëpunim pritet të intensifikohet. Ambasadori i Shqipërisë ka vizituar disa reparte të spitalit rajonal ” Daut Mustafa” , i shoqëruar nga drejtuesit më të lartë të spitalit, me ç’rast u njoftua me punën në këtë institucion shëndetësor/TVPZ/

Limaj: Kosova shumë shpejtë do t’i ketë institucionet

0

Fatmir Limaj 230Shpresojmë se shumë shpejte do të gjejmë zgjidhje dhe të gjithë do të reflektojmë dhe se Kosova shumë shpejtë do t’i ketë institucionet e saj. Kështu pohoi Fatmir Limaj pas takimit me ish deputet të Parlamentit Europian, të cilët u informuan për zhvillimet aktuale dhe situatën në të cilën gjendet vendi.

“Unë shpresoj se jemi futur në një moment ku zgjidhja duhet të vijë sa më shpejtë. Është koha për të ardhur te zgjidhja, është momenti për të reflektuar dhe pres që shumë shpejtë të vijmë te zgjidhja”, tha Limaj.

Zgatar/Dragash: Përurohet pllaka përkujtimore i nacionalistit, Nuri Xhelil Jenuzi

0

967825_10204004313660866_127169920_nNë Zgatar të Dragashit është përuruar sot pllaka përkujtimore e nacionalistit, Nuri Xhelil Jenuzi.
Pjesë e këtij manifestimi ishin familjarë të atdhetarit, Nuri Jenuzi, banorë të Zgatarit dhe fshatrave përreth, drejtuesit e pushtetit lokal në Dragash,historianë dhe të ftuar të tjerë.
Para të pranishmëve një fjalë rasti e mbajti, nipi, i patritot Nuri Xhelil jenuzi, Nuriu, i cili e ka trashëguar emrin e xhaxhait të tij.

“Me zbulimin e kësaj pllake përkujtimore duam t’i informojme brezat e rinj për figurën e harruar të nacionalistit, Nuri Jenuzi, i cili gjithmonë kishte ide përparimtare që populli shqiptar të mos i nënshtrohet zgjedhes së robërisë”,tha ai.

Ndërkaq, kreu i komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, tha se Nuri Jenuzi ishte ndër atdhetarët e devotshëm të Zgatarit që luftoi për Lirinë e shqiptarëve.

Për figuren e ish anëtarit të Ballit Kombëtar, Nuri Jenuzi, folën edhe historianët, mr. Enver Batiu dhe Skender Skenderi. Ata thanë se me zbulimin e kësaj pllake kushtuar atdhetarit Jenuzi, “po e bëjmë një korigjim të një historie të dhimbshme që përjetuan shumë figura të shquara për çështjen kombëtare”.
Në emër të fshatit foli, Naser Veseli.

“Sot është një ditë e rëndësishme për banorët e këtij lokaliteti,të cilët në etapa të ndryshme i falën atdheut burra të mëdhenjë si Ymer Prizreni”.

Pas fjalimeve, familjarë të patritotit Nuri Jenuzi, shpalosen pllakën përkujtimore kushtuar këtij atdhetari, i cili në vjeshtën e vitit 1943 bie në fushën e nderit si në malin e fshatit Bellobrad, si anëtar i Ballit Kombëtar. Për të gjithë të pranishmit u shfaq edhe një program i pasur artistik në organizim të nxënëssve dhe mësimdhënësve të shkollës “ Ilmi Batjari” paralelja në Zgatar/TV Prizreni/

Ja opsioni i PDK-së për daljen nga ngërçi politik

0

Adem Grabovci-pdk14Partia Demokratike e Kosovës, fituesja e zgjedhjeve të 8 qershorit e vlerëson tejet të dëmshme bllokadën e institucioneve dhe mos krijimin e Qeverisë së re.

Partia e Hashim Thaçit nuk e sheh të arsyeshme shkuarjen e vendit në zgjedhjet të jashtëzakonshme, por që nëse një gjë e tillë i kërkohet, atëherë ata janë të gatshëm.
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, tani më deputet i kësaj partie, Adem Grabovci në një intervistë për Indeksonline ka treguar disa opsione për daljen e vendit nga kriza politike.
Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme do ti merrnin shumë kohë Kosovës, por që, Grabovci thotë se PDK-ja nuk i frikësohet kësaj gare.

“Shkuarja në zgjedhje Kosovës do ti merrte shumë kohë. Ne vlerësojmë që është e dëmshme, nuk është në interes të vendit për të shkuar në zgjedhje sepse na humb shumë kohë, edhe ashtu kemi humb shumë kohë dhe Kosova nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë ai.

Indeksonline: Cila mendoni se do të ishte zgjidhja më e mirë e vendit për zgjidhjen e ‘ngërçit politik’?

Adem Grabovci: Partia Demokratike vlerëson se kemi hapësirë ende për të gjetur zgjidhje brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, duke respektuar Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi. Dhe kjo do të ishte zgjidhje dhe do të fitonte qytetari i Kosovës dhe me kohë. Në të kundërtën, shkuarja në zgjedhje Kosovës do ti merrte shumë kohë. Ne vlerësojmë që është e dëmshme, nuk është në interes të vendit për me zgjedhje sepse na humb shumë kohë, edhe ashtu kemi humb shumë kohë dhe Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Indeksonline: Ç’farë pasoja do të ishin për vendin nëse do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme?

Adem Grabovci: Absolutisht jam shumë i sigurt se pasojat të cilat i janë shkaktuar vendit me këtë bllokadë që i është bërë janë jashtëzakonisht të mëdha dhe patjetër që dikush duhet t’i merr përgjegjësi për këto dëme që i janë shkaktuar vendit. Nëse e shohim në rrafshin, apo interesin e Partisë Demokratike të Kosovës, unë e them me përgjegjësi të plotë se PDK-ja është e përgatitur për të shkuar në zgjedhje dhe jam shumë i sigurt dhe i bindur në një fitore thellë dhe bindëse, shumë më bindëse se sa edhe vet zgjedhjet e kaluara. Sepse ne i besojmë shumë në vlerat tona, në të drejtën tonë dhe jam shumë i sigurt se qytetarët do të veprojnë drejt në përputhje me punët që janë kryer.

Indeksonline: Çfarë alternative jep PDK-ja karshi partive të tjera?

Adem Grabovci: Zgjidhje problemit është vetëm atëherë kur kemi marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me njërin prej partnerëve që do të kenë gatishmëri për të marrë përgjegjësi, që nuk i frikësohen përgjegjësive në jetën institucionale, që vlerësojnë se kanë çka i japin vendit.

Shpërthen Zafiri

0

Zafir berisha 123Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha është revoltuar me gjendjen krijuar në Kosovë. Ai në rrjetin social Facebook, ka ngritur shumë çështje me të cilat po përballet vendi.

Postimi i plotë në Facebook

A është e lehtë të jetosh në kohën e idiotizmave ?
( protestë publike për kohën që po jetojmë)
Të jetosh në kohën kur fundërrinat dhe idiotizmi zënë hapësirë në jetën publike dhe mediale nuk është e lehtë.
Kjo nuk është e lehtë veçanërisht për ata të cilët asnjë herë Kosovën nuk e kanë menduar kështu:
– Kur prapanica e një prostitute bëhet top lajm në mediet e shkruara dhe elektronike.
– Kur politikanet në media më shumë përshkruhen se sa janë seksi, se sa për vlera tjera.
– Kur studentja kushtëzohet nga profesori me shkuarje në shtrat.
– Kur spiuni bëhet patriot dhe shet mend se si duhet bëhet shteti.
– Kur dezertori shitet si komandant i UCK-së e komandanti mendon se Kosova është pronë e tij.
– Kur ai që ka dhënë gjymtyrët e trupit për këtë vend jeton i harruar dhe në mjerim si në kohen e mesjetës.
– Kur luftëtari i vërtet i UÇK-së ka mbetur në duart e dezertorit për tu verifikuar aktiviteti i tij ushtarak.
– Kur politikani edhe kur gënjen bëhet top lajm në media.
– Kur të vetë quajturit “analist” shesin mend duke menduar se vetëm ata dinë.
– Kur ai që ka dhënë qoftë 5 marka për Kosovën dikur në Gjermani , kurse në anën tjetër i ka vjedhur 500 mijë bëhet faktorë për shkak të vasalitetit ndaj politikës
– Kur hajduti i parasë publike respektohet nga qytetari edhe pse dihet që është hajdut.
– Kur dikush nuk të përshëndet as në rrugë edhe pse dikur e ke ushqyer me bukë.
– Kur analfabeti që ka diplomë me “vulë patate” është faktorë institucional.
– Kur hajnia,mashtrimi dhe prerja në besë quhet politik bërje.
– Kur “ në emër të zotit me drejtësi” vidhet dhe pacienti trajtohet si mall “kusuritje”
– Kur i jepet të drejtë , pa të drejtë edhe idiotit vetëm pse është faktorë në politikën ditore.
– Kur për një traktor dru shkon 2 vjet burg efektiv, e për 60 milion euro dënohesh 2 vite me kusht.
– Kur qytetari ankohet në polici për padrejtësi që i bëhet nga pushtetarët , polici i thotë mos u anko se nuk të del mirë.
– Kur nota kaluese ne Gjimnaz jepet për 5 qebapë.
– Kur profesori i ndëshkon nxënësin vetëm pse prindi i tij nuk mendon politikisht sikur ai.
Pas gjithë kësaj që thash natyrshëm shtrohet pyetja: kur në këtë vend do të kthehet jeta normale dhe kur do të vlerësohen vlerat e mirëfillta, kur do të gjykohet i pa drejti dhe të vlerësohet i drejti, kur drejtësia dhe ligji do të jenë mbi të gjitha, kur amoraliteti nuk do të trajtohet si moral.

Cliff: Klasa politike e frustruar në krijimin e institucioneve

0

IanCliff6-12Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ian Cliff ka thënë se për tri vite e gjysmë sa është në Kosovë, raporti i progresit ka ardhur pothuajse i njëjtë. Megjithatë, sipas tij, kësaj radhe e ka gjetur Kosovën pa institucione. Ai ka thënë se Kosova ka nevojë që sa më shpejtë për e krijimit e institucioneve të reja.

Megjithatë, ai ka thënë se ka një frustrim për situatën e krijuar. “Kosova duhet të lëvizë shpejt me formimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera. Ka një frustrim nga ana e politikanëve kosovar që nuk janë në gjendje që t’i krijojnë institucionet që të funksionojnë. Ky frustrim vërehet edhe në Bruksel edhe në Londër, edhe në Berlin edhe në shumë vende të tjera”, ka thënë Cliff.

Ky vlerësim ka dal gjatë debatit të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, lidhur me Raportin e Progresit për vitin 2014, në të cilin u tha se Kosova duhet që t’i marrë më seriozisht të gjeturat e këtij raporti dhe të bëjë plan konkret për adresimin e tyre.

Thomas Gnocchi shef i sektorit politik në Zyrën e BE-së në Kosovë ka vlerësuar se ndonëse kishte një progres për liberalizimin e vizave, moskrijimi i institucioneve mbetet ende problem.

“Duke shikuar vitin e kaluar ka pas progres por duhet bërë shumë dhe duke pas një kohë kaq të gjatë pa parlament dhe një qeveri në detyrë, atëherë kjo gjithsesi se do të ndikoj në këtë proces”,vlerëson ai,

Nga ana tjetër Agron Demi nga GAP, ka thënë se qeveria vendit asnjëherë nuk i ka marrë me seriozitet gjeturat e Raportit të Progresit që më pas t’i adrsoj ato dhe të marr hapa konkret. Sipas tij, Raporti i Progresit vlerëson se në 51 fusha është shënuar progres i ulët, ndërsa vetëm dy fusha me progres të mirë. “Në asnjë fushë me progres të kënaqshëm. Kur e them këtë kam parasysh se në lajmet e mbrëmjes do t’më cilësoj i ndonjërit subjekt apo tjetrit”, ka thënë Demi.

Ai ka bërë të ditur se si shoqëri civile edhe ata para 3 vitësh kanë nxjerr një Raport të Progresit “Made in Kosova”, dhe për një kohë të shkurtë të gjitha të gjeturat i nga GAP-i ,i ka përmendur edhe Raporti i Progresi.

Dënohet Xhemajl Ndreca

0

Gjykata-qekiqiXhemajl Ndreca është dënuar sot me një vit e gjashtë muaj burg nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është shpallë fajtor për lëndim trupor.

“Gjykata Themelore e Prizrenit , Departamenti i Përgjithshëm, ia shqiptoi dënimin të akuzuarit XhemailNdrecaj , nga fshati Lutogllavë, Komuna e Prizrenit, prej 1(një) viti e 6 (gjashtë) muaj burgim efektiv”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuari XhemailNdrecaj pasi u shpall fajtor, për veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.5-1 të KP-së”.

“I akuzuari me datën 18.08.2014, rreth orës 19:50, në fshatin Lutogllavë, Komuna e Prizrenit, i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit B.N. djalit të vëllait të tij, e ndal të dëmtuarin në rrugë duke i kërkuar sqarim se pse po e provokon duke lëshuar muzikë në oborrin e të dëmtuarit, i dëmtuari fillon të sqarohet se këtë nuk e kishte bërë me inat, në atë moment i pandehuri me mjet të rrezikshëm dhe të përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor-thikë, e godet në bark duke i shkaktuar lëndime të rënda trupor”. /PrizrenPress.com/

Ferid Agani, jep dorëheqje!

0

FeridAgani-pdNëse as për mundësi të prishjes së hetimeve, as për trajtim të barabartë dhe për arsye të tjera, Ferid Agani duhet të japë dorëheqje nga aspekti moral: memorandumet që nënshkroi ministria e tij lejuan që pacientët kosovarë të trajtohen si shtazë dhe jashtëqitje njerëzore nga mjekët kosovarë

Edhe këtë të hënë, Ferid Agani, që drejton partinë islamike, Partia e Drejtësisë (PD) dhe Ministrinë e Shëndetësisë doli krejt i qetë nga banesa e tij në rrugën “Rexhep Luci” në qendër të Prishtinës dhe me veturën zyrtare shkoi në zyrën e tij- afro 500 metra larg banesës.

Krenar e pa ndonjë brejtje ndërgjegjeje. I njëjti zakon i daljes në punë për Aganin, ani pse 9 punonjës shëndetësor nën juridiksionin e dikasterit qeveritar që e drejton ai janë në burg për ryshfet e korrupsion sistematik me anë të marrëveshjeve që janë krijuar me memorandume të po kësaj ministrie.

I njëjti zakon i daljes në punë për Aganin, ani pse edhe ai është duke u hetuar në po këtë rast të madh korruptiv, ku bëhet fjalë për vlera milionëshe të korrupsionit, përveç se ai nuk po mbahet në burg.

Agani, një i vetë-deklaruar si mysliman i devotshëm ende nuk ka bërë asnjë hap në drejtim veprimeve morale . Dorëheqjen as që e ka përmendur si opsion.

Por, pse Ferid Agani duhet të japë dorëheqje?

Sepse skandalet me ryshfet të mjekëve ishin të ditura më herët. Për më shumë, ishin të dokumentuara me dokumente të Inspektoratit të ministrisë që ai e drejton.

Sepse zhvatja e të sëmurëve dhe përfitimi për secilën palë të përshirë në zhvatje me nga 500 euro u bë në emër të memorandumeve që i nënshkroi ministria që ai e drejton.

Sepse vetë Agani është nën hetime si i dyshuar.

Sepse, në të kaluarën, pjesa më e madhe e vartësve të tij që janë hetuar penalisht janë suspenduar- një dorëheqje e dhunshme, kushdo në Ministrinë e tij që futej nën hetime.

Kujtojmë rastin e Krye-shefit të Agjencionit për Produkte Medicionale (AKPM), Ilir Dushi, i cili tha se që kur nisën raportimet për skandale në agjencinë që ai drejtonte, Agnai i kërkoi dorëheqjen.

“Ferid Agani m’u drejtua: Jep dorëheqje ose ke për t’u arrestuar. Unë nuk dhashë dorëheqje dhe pas dy javësh jam arrestuar”, pati thënë Ilir Dushi.

Sepse qëndrimi i Aganit në krye të Ministrisë së Shëndetësisë mund t’i prishë hetimet. Nëse duhet, ministrit Agani mund t’i kujtojmë edhe darkat me hetuesit policorë kur u mbyll spitali “Heeart” në Gjakovë, po ashtu një spital i operacioneve të zemrës i mbyllur me një hetim penal nën dyshimin se aty kanë vdekur pacientë.

“Ferid Agani jep dorëheqje”- është kjo në faqe e hapur tash në facebook. A duhet që “të bëhen 1 milion kosovarë” (një shprehje e zakonshme kur krijohen faqet në facebook) që e pëlqejnë këtë faqe që Agani të japë dorëheqjen?

Nëse as për mundësi të prishje të hetimeve, as për trajtim të barabartë dhe për arsye të tjera, Ferid Agani duhet të jap dorëheqje për arsye morale: memorandumet që nënshkroi ministra e tij lejuan që pacientët kosovarë të trajtohen si shtazë dhe jashtëqitje njerëzore nga mjekët kosovarë (SMS’të e shkëmbyera mes mjekëve e dëshmojnë këtë).

Për më shumë, injoranca më nuk është krim i pafalshëm- nëse veç Agani arsyetohet që nuk e ka ditur se çka po bënin mjekët e tij.

Partia e Aganit, PD’ja ka zgjedhur që nga fushata e fundit elektorale që si simbol ta ketë gishtin tregues të drejtuar përpjetë, shenjë që besojnë në një Zot që sheh gjithçka: A po e sheh Zoti Ferid Aganin?

Presidentja mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, dhe ja se si

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës mund të dërgojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse partitë politike nuk arrijnë të merren vesh për konstituimin e Kuvendit, dhe këtë ia mundëson Kushtetuta e Kosovës.

Ndonëse VLAN dhe disa analistë politikë po deklarojnë se Presidentja nuk mund të shpallë zgjedhjet, leximi i paanshëm dhe objektiv i Kushtetutës së Republikës së Kosovës në fakt tregon se Presidentja mund ta nxjerrë vendin nga bllokimi, duke i shpallur zgjedhjet e reja.

Neni 84 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës që përcakton kompetencat e Presidentit të Kosovës, në pikën 2 thotë se Presidenti garanton funksionimin kushtetues të institucioneve të dala nga Kushtetuta.

Pra, nëse Presidentja konstaton se Kuvendi, si institucion i dalë nga Kushtetuta e Kosovës, nuk po funksionon e për më tepër ky mos-funksionim po e dëmton Kosovën, atëherë Presidentja ka të drejtë të shpallë zgjedhje të reja.

Pika tjetër, Pika 3, përcakton se është Presidenti që shpallë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës e jo ndonjë autoritet tjetër.

Pra, edhe në rrethanat kur Kuvendi i Kosovës e shpërbën veten, nuk është Kuvendi që i shpallë zgjedhjet, por Presidenti i shpallë ato pasi konstatohet mosfunksionimi i Kuvendit pas shpërbërjes së tij.

Kjo e drejtë konfirmohet edhe me pikën tjetër, Pika 4 e Nenit 84, që sqaron se Presidenti ka kompetencë që të lëshojë dekrete në përputhje me Kushtetutën.

Pra, Presidentja ka në duart e saj instrumente të mjaftueshme ligjore e kushtetuese që të shpallë zgjedhjet e reja në Kosovë, nëse VLAN vazhdon të insistojë që të veprojë sipas marrëveshjes së vet politike, duke insistuar në postin e kryetarit të Kuvendit, të cilin Kushtetuta ja garanton ekskluzivisht partisë e cila ka dalë e para në zgjedhje. /zeri/

Hetimet në rastin”Pista”, ngushtohet rrethi

0

ElvisPista14Po bëhen gati katër muaj që kur është vrarë kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Elvis Pista por deri më tani asnjë person nuk është arrestuar. Për më tepër asnjë person nuk është as i dyshuar në lidhje me këtë vrasje. Pavarësisht kësaj se nuk ka as të dyshuar, kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija, thotë se hetimet janë në rrugë të mirë.

Në një bisedë për “Zëri”, kryeprokurorja Bakija e cila edhe muaj më parë ka thënë se hetimet janë në drejt zbardhjes së kryesve të vrasjes, tashmë thotë se pistat e shumta të hetimeve që kanë qenë janë reduktuar në disa sosh.

“Pistat po vijnë duke u ngushtuar. Kemi pasur shumë pista dyshimi dhe pavarësisht kësaj hetimet konsideroj se janë në rrugë të mirë”, edhe pse ende nuk kemi ardhur te personi i dyshuar”, ka thënë Bakija për Zëri. “Hetimet janë duke vazhduar dhe rrethi po ngushtohet”, ka përfunduar Bakija.

Ndonëse kryeprokurorja nuk komenton në lidhje me pistat aktuale të hetimeve dhe me personat që janë intervistuar, gazeta nga burime të veta ka mësuar se deri më tani janë intervistuar më shumë se 20 dëshmitarë.

“Prokurori i rastit ka intervistuar persona të ndryshëm që në apo mënyrë tjetr kanë pasur të bëjnë me përditshmërinë e të ndjerit Pista duke përfshirë këtu familjarët, miqtë, por edhe persona që kanë lidhje me bizneset që kishte Pista”, ka thënë një burim i gazetës i afërt me rastin.

Hetime dhe bastisje

I njëjti burim ka saktësuar se përveç intervistimeve, policia ka kryer edhe bastisje në disa lokacione duke përfshirë edhe shtëpinë e të ndjerit, një shtëpi tjetër si dhe banesën e të ndjerit të cilën e kishte marrë me qira.

“Në vendet ku janë kryer bastisje janë konfiskuar disa prova që mund të çojnë në zbardhjen e këtij rasti”, ka theksuar më tutje ky burim.

Elvis Pista është vrarë në orët e para të 15 qershorit të këtij viti. Ai është vrarë pas një darke që kishte pasur me bashkëshorten dhe me disa miq të tij. I ndjeri me rrethin e tij të afërt, kishte darkuar me rastin e ditëlindjes së bashkëshortes së tij e cila ishte shtatzënë. Vrasja e Pistës është realizuar në mënyrë profesionale dhe atë nga arma me shurdhues të cilës nuk i është dëgjuar zhurma kur ka shkrepur.

Pista është qëlluar me disa plumba derisa pas përfundimit të darkës, së bashku me bashkëshorten dhe dy miqtë e tij, po dilnin nga “Jaha Petrol”, restoran që gjendet në rrugën transite në dalje të Rahovecit.

Pista u vra më 15 qershor

Pista ish punonjës me pozitë të lartë në Postën dhe Telekomin e Kosovës është vrarë në ora 00:45 minuta të 15 qershorit. Pas ditë më parë më 8 qershor në Kosovë ishin organizuar zgjedhjet e përgjithshme nacionale në të cilat Pista kishte qenë kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ndonëse vrasja e tij është kryer vetëm një javë pas zgjedhjeve në të cilat Pista kishte arritur të merrte një numër të konsiderueshëm të votave, vrasja e tij për nuk është cilësuar si vrasje politike.

Pista është vrarë pas shpine nga persona që askush nuk i ka parë. Sipas vendit të ngjarjes besohet se i dyshuari kishte zënë pritë pas një muri që ishte i mbuluar me një bimë dekorative me gjethe të shpeshta dhe nga ajo pozitë e ka qëlluar viktimën me katër plumba. Pas marrjes së plagëve, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Rahavec për ndihmë, mirëpo mjeku ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen, kishte njoftuar Policia ditën e vrasjes.

Pista është varrosur të njëjtën ditë në varrezat e qytetit të Rahovecit. Mijëra persona patën marrë pjesë në përcjelljen e funeralit të tij dhe veprimtaria e tij ishte vlerësuar lartë.

Që në ditën e vrasjes, policia i kishte nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Janë përfunduar të gjitha ekzaminimet në vendin e ngjarjes por ende nuk dihen motivet e vrasjes së tij e as personat e dyshuar. Jo zyrtarisht, në ditët e para të vrasjes së tij ishte thënë se vrasja është kryer me pagesë dhe se dorasit kanë ikur në drejtim të Shqipërisë por një version i tillë as atëherë, e as tash nuk konfirmuar nga organet e rendit.