27.8 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7739

Nënkryetari Lulëzim Kabashi, kundër shpenzimeve të mëdha për dreka zyrtare

0

Lulezim KabashiiNënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulëzim Kabashi ka bërë thirrje për kursim të shpenzimeve për dreka zyrtare. Ai thotë se shpenzimet e tepërta paraqesin ngarkesë për buxhetin komunal.

“Është e vertët se ka shpenzime të panevojshme në këtë zë buxhetore.Prandaj, kam kërkuar që kjo praktikë e keqe të ndërpritet sepse kemi raste kur këto dreka e darka kanë imlikime buxhetore”, ka thënë Kabashi, shkruan KD.

Komuna e Prizrenit për gjashtë muajt të këtij viti vetëm për dreka zyrtare ka shpenzuar 64 mijë euro. Edhe partitë opozitare kanë kretikuar Komunën për shpenzimet e mëdha që kanë bërë për dreka zyrtare./PrizrenPress.com/

Çka i shkroi Dafina nënës së saj

0

dafina me nenKëngëtarja e njohur Dafina Zeqiri e cila këtë sezon po radhitet ndër emrat më të kërkuar nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore, shpesh përveç punës ka folur edhe për nënë e saj Melihate Zeqirin.

E pos tatuazhit që këngëtarja ia kushtuar nënës, ajo së fundmi dashurinë që ndjen për te e ka ndarë edhe me fansat e saj në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Instagram, ku ka postuar një foto me nënë, ndërsa karshi fotos ka lënë mbishkrimin.

“Pa ty, kurgjo skish pas kuptim! Një dit kur të bëhem Nënë, Du mu bo Nënë si ti! E pazëvendësueshme! My Queen!”, ishin fjalët që ia ka drejtuar bukuroshja mbretëreshës së saj. Ndërkaq Dafina po ashtu ka bërë me dije së është duke punuar në projektin e ri të titulluar ‘ Ndjenjë tjetër’, projekt ky i cili sipas këngëtares është duke u punuar nga Max Production.

Synohet reformimi i arsimit profesional

0

ASHAK-objektiAgjencia për Arsim dhe Aftësim profesional pas dy vjetësh do të marrë nën menaxhim të gjitha shkollat profesionale të Kosovës. Tashmë kjo Agjenci është dukë pilotuar në gjashtë shkolla, katër prej tyre Qendra të Kompetencës. Drejtues të Agjencisë, thanë për Radio Kosovën, se synimi kryesor është që të bëhet një hulumtim i të nevojave të tregut të punës, në mënyrë që të rinjtë të profilizohen në drejtimet e kërkuara.

Katër Qendra të Kompetencës dhe dy shkolla profesionale kanë kaluar si pilot projekt nën menaxhimin e Agjencisë për Arsim dhe aftësim Profesional. Pritet që pas dy vjetësh të kalojnë nën menaxhimin e Agjencisë të gjitha shkollat profesionale të Kosovës.

Drejtori i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim profesional, Ragip Gjoshi, tha për Radio Kosovën, se synimi është që të reformohet sistemi i arsimit profesional, duke shtuar se gjatë periudhës dy vjeçare do të punohet edhe në hartimin e infrastrukturës ligjore.

“Kemi parashikuar që dy vjet janë të mjaftueshëm për eksperimentim. Gjatë kësaj periudhe do të krijojmë infrastrukturën ligjore, pra do të bëjmë hartimin dhe natyrisht do t’i propozojmë qeverisë miratimin e ligjit të agjencisë, që rregullon veprimtarinë dhe të hartohet një strategji kombëtare e arsimit dhe aftësimit profesional”, tha ai.

Gjoshi tha se arsimi dhe aftësimi profesional është nj fushë e përshtatshme për të zbutur papunësinë në Kosovë. “Synimi kryesor është që të krijojmë kuadro jo vetëm për tregun e brendshëm, por edhe për tregun e shteteve të BE-së”, tha ai. Gjithashtu, qëllimi është të ndihmohet në hartimin e kurrikulave dhe në ngritjen e cilësisë së menaxhimit.

“Ne do të marrim menaxhimin e komplet të stafit, të financave, ndërtesave dhe infrastrukturës shkollore tërësisht. Në të vërtetë do të ndodhë decentralizimi i mirëfilltë edhe i financave, sepse do të krijojmë një sistem të tillë, që shkollave t’u japim mundësinë që të menaxhojnë me një pjesë të financave, por do të bëjmë përpjekje që formula e financimit të ndryshojë për këto shkolla”, theksoi ai

Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional, së shpejti do të ketë edhe bordin e saj, që do të përbëhet nga 16 anëtarë, ku do të kenë përfaqësim shkollat profesionale e ato private, Odat Ekonomike, bizneset dhe të gjithë faktorët që janë ndërlidhur me sistemin e arsimit profesional. Gjoshi bëri të ditur se do të ketë trajnime të veçanta për drejtorë të shkollave dhe mësimdhënësit.

Në Kosovë janë 59 shkolla profesionale, të cilat pas dy vjetësh do të kalojnë nën menaxhimin e kësaj Agjencie.

Nëse fitojnë 1 milion, çfarë do bënin VIP-at tanë?!

0

ermali2Janë të njohur dhe me punën që bëjnë kanë arritur që të sigurojnë një jetë të mirë për vete. Disa nga ata ndihmojnë e disa të tjerë janë më pak të hapur për këtë anë njerëzore. Bëhet fjalë për VIP-at tanë të cilët në një bisedë për gazetën Tribuna kanë shpalosur se ku do t’i jepnin po ti fitonin një milion euro

Janë pothuajse gjithë kohës të zënë me mbrëmje e koncerte të ndryshme ku secili nga ata e merr edhe riskun që i takon. E shumica këtë risk e ndajnë edhe me njerëzit në nevojë, ndërsa disa të tjerë nuk parapëlqejnë një gjë të tillë. Por çfarë do të vepronin VIP-at tanë nëse do t’i fitonin një milion euro në loto. Këtë e kanë treguar për gazetën Tribuna, Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Adelina Berisha, Dhurata Ahmetaj e Morena Taraku

Shyhrete Behluli: Do t’i ndihmoja familjarët e mi fillimisht

Është e njohur dhe shumë e dashur për publikun. Bëhet fjalë për këngëtaren Shyhrete Behluli e cila në pyetjen se ku do t’i çonte po ta fitonte një milion euro, me sinqeritet ka thënë që në vend të parë do të ishin familjarët e saj. “Të jem shumë e sinqertë po t’i kisha fituar 1 milion euro do t’u kisha ndihmuar krejt familjarëve të mi në fillim. Edhe pse disa do të kishin thënë që do t’i kishin dërguar për bamirësi apo diçka tjetër. Unë po tregoj sinqerisht që në fillim do t’i kisha ndihmuar të afërmit e mi, kushdo që ka nevojë”, ka thënë Shyhretja. “Më pas sigurisht me pjesën e mbetur do të ndihmoja njerëzit tjerë në nevojë, apo do t’i dërgoja në ndonjë bamirësi gjithsesi”.

Ermal Fejzullahu: Do t’i ndihmoja familjet e dëshmorëve

E pothuajse njëjtë si kolegia e vet, edhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu do të ndihmonte familjarët e vet, mirëpo Ermali ka theksuar se një pjesë do ta jepte edhe për familjet në nevojë, duke mos harruar këtu që një ndihmë të madhe këngëtari do të dëshironte t’ia ofronte familjarëve të dëshmorëve tanë. “Nëse do t’i kisha fituar 1 milion euro, fillimisht 5000 mijë do t’i kisha ndarë për familjet skamnore. Po ashtu do të kisha shumë dëshirë t’i ndihmojë edhe familjet e dëshmorëve. Ndërsa pjesën tjetër do ta ndaja për vete dhe familjarët e mi”, ka thënë këngëtari.

Adelina Berisha: Një pjesë të madhe do ta investoja në karrierë

adelina

E këngëtarja e njohur Adelina Berisha, përveç se do të ndihmonte familjet e varfra, ajo ka nënvizuar se një pjesë të madhe do ta investonte edhe në karrierën e saj, kurse pjesën e mbetur, bukuroshja do të pëlqente ta shpenzojë për qejfin e saj. Po të fitoja gjysmën e kisha dhënë për familjet që kanë nevojë. Kurse gjysmën tjetër do e kisha investuar sa më shumë, besoj që një pjesë të madhe të pjesës së mbetur do e investoja në karriere. Pastaj çfarë mbetet do i kisha harxhuar qysh kisha dashtë unë” , ka thënë Berisha.

Dhurata Ahmetaj: Herët a vonë do të kem një fondacion bamirësie!

E ndryshe nga kolegët e saj, këngëtarja e cila dita-ditës po bëhet ndër emrat më të pëlqyer të skenës sonë, Dhurata Ahmetaj, ka thënë që me paratë që do t’i fitonte në loto, do të krijonte një fondacion bamirësie, ndërsa thekson se këtë një ditë do ta arrijë ta realizojë. “Do të krijoja një fondacion bamirësie, e të gjitha këto mjete të fituara pa djersen time do t’i dhuroja atyre që kanë nevojë. Këtë, herët apo vonë edhe do ta bëj”, ka thënë Dhurata Ahmetaj.

Morena Taraku: Do t’i ndihmoja ata që nuk kanë

E personave në nevojë do t’u ndihmonte edhe modelja e këngëtarja Morena Taraku e cila ka theksuar se një gjë të tillë do ta bënte me shuam dashuri, duke shpresuar se një gjë të tillë çdo kush do ta bënte. “Po të kisha fituar një milion i kisha ndihmuar personave që kanë nevojë, gjë që e bën secili besoj edhe e bëjë me shumë dashuri si çdo herë në jetën time”ka thënë në fund të bisedës Morena./N.B/Tribuna/

Ami rikthehet në “Dancing”, Alketa i bën konkurrencë me “Dance with me”

0

46525_5Lajme të reja nga bota e televizionit kanë nisur të qarkullojnë qysh në muajin gusht. Risitë që do të shohim në ekranet shqiptare gjatë shtatorit me nisjen e sezonit të ri televiziv pritet të jenë të shumta. Kështu, treshja e prezantueseve Amarda Toska, Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani, megjithëse janë shfaqur vazhdimisht teksa pushojnë në vende të ndryshme, mendjen e kanë pasur tek puna. Shumë do të gëzohen me nisjen e sezonit të ri, duke marrë përsipër poste të rëndësishme në ekranet shqiptare. Por do të ketë dhe nga ata, të cilëve karriera do t’iu pësojë luhatje për shkak të largimeve nga një media në një tjetër. Ne të “Bluetooth” premtojmë se do t’ju mbajmë të informuar gjatë këtyre javëve duke sjellë tek ju çdo të re që ndodh në televizionet tona, ndaj ‘qëndroni në linjë’…

Amarda Toska i rikthehet prezantimit

Pas një pushimi të gjatë për shkak të ardhjes në jetë të fëmijës së saj të parë, moderatorja Amarda Toska duket se është gati për një ‘sulm’ të ri. Burime tonat na kanë njoftuar se Ami do t’i rikthehet prezantimit të “Dancing With The Stars”, edicioni i pestë i të cilit pritet të fillojë shpejt sivjet. Kështu, mami i Joelit në shtator pritet të shfaqet në ekranin e “Vizion Plus” nën drejtimit e spektaklit gjigant, ku kërcejnë yjet e showbiz-t shqiptar, sezoni i fundit i të cilit u prezantua nga dyshja simpatike Jonida Maliqi& Armina Mevlani. Ende nuk kemi informacione nëse producentët do t’i qëndrojnë besnikë formulës së vjetër, duke lënë sërish Ermal Mamaqin si partner të Amit.

Alketa dhe Vera, gati për “Dance With Me”

Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, tashmë janë shndërruar në një garanci suksesi me spektaklet e tyre. Pas disa edicioneve të talent ‘show’-t “X Factor” në televizionin “Klan”, ato kanë vendosur të sjellin një tjetër ‘show’ me përmasa të mëdha në të njëjtin ekran. Bëhet fjalë për formatin “Dance With Me”, një formulë e ngjashme me atë të “Dancing With The Stars” që jemi mësuar të shohim deri më tani. Por në këtë rast ndryshimi është se yjet do të mësojnë të vallëzojnë me njëri-tjetrin e jo me balerinë profesionistë. Sipas zërave që kanë ardhur deri në redaksinë e “Bluetooth”, Vera dhe Alketa kanë arritur të bindin emrat më të famshëm të momentit për t’i bërë pjesë të spektaklit të tyre.

Arbana Osmani vjen në orët e vona me një ‘talk show’

Ne jemi mësuar që ‘talk show’ i orëve të vona në “Top Channel” është ai i Alban Dudushit, por duket se sivjet do të ketë ndryshime. Kemi mësuar se moderatorja Arbana Osmani po përgatitet për të qenë nën drejtimin e një emisioni me biseda e të ftuar, që flitet se do të transmetohet rreth orës 23:00 në këtë kanal televiziv. Nuk mund të themi akoma se ç’do të ndodhë me Dudushin dhe a do të ketë një sezon të radhës të reality ‘show’-t “Big Brother”, të cilin Osmani e prezanton qysh prej vitit të parë. Na mbetet dhe ca për të zbuluar.

Zefina Hasani nga “Big Brother”, në “The Voice”

Edicioni i shtatë i ‘reality show’-t “Big Brother” mbante firmën e autores së re Zefina Hasani, e cila drejtoi për herë të parë këtë format. Në vitet e mëparshme “Big”-u është drejtuar nga një tjetër autor ‘veteran’ i “Top Channel”, Rezart Aga. Mirëpo duket se drejtuesit e këtij televizioni janë të kënaqur me punën e Zefinës, ndaj sipas informacioneve që kemi, ata ia kanë besuar asaj edhe ‘talent show’-n “The Voice Of Albania”. Madje ne kemi dëgjuar edhe se autorja po përpiqet të bindë emra shumë të famshëm të tregut muzikor, për t’i marrë në juri.

Ulpiana Lama ikën nga “Top Channel”

Prezantuesja e programit “Pasdite në Top Channel”, Ulpiana Lama është larguar nga detyra e saj. Pas disa vitesh në krye të këtij formati, ajo nuk do të jetë më. Nuk e dimë nëse ky ka qenë një vendim i vetë moderatores, apo një urdhër i shefave të saj. Po ashtu edhe emri i ri që do të vendoset nën drejtimin e këtij emisioni vazhdon të mbetet mister.

Fundoset në Bangladesh trageti me 200 udhëtarë, dhjetëra të vdekur

0

bangladesh ania fundosetNjë traget me afro 200 njerëz është fundosur sot në lumin Padma, 30 kilometra në jugperëndim të kryqytetit Daka në Bangladesh.

Zyrtarët, transmeton rel, thanë se më se 40 udhëtarë janë shpëtuar nga kjo anije.

Nuk ka pasur ndonjë informacion zyrtar për viktima eventuale.

Policia lokale tha se “trageti ishte i tejngarkuar me udhëtarë, ndërsa lumi ishte i trazuar”.

Ekipet e shpëtimit dhe ushtria e Bangladeshit janë duke ndërmarrë operacion të shpëtimit.

Drita Millaku, parashtroi më së shumti pyetje për drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit

0

Drita MillakuAsamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka parashtruar më së shumti pyetje në Kuvend për drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit.

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI),Millakun e ka vlerësuar me 16.9 për qind për parashtrimin e pyetjeve që ka bërë në Kuvendin e Prizrenit.
Sipas KDI-së, anëtarët më aktiv në parashtrimin e pyetjeve në Kuvendin e Komunës së Prizrenit kanë qenë Drita Millaku (LVV) me 16.9 për qind, Arbër Rexhaj (LVV) me 12.7 për qind Shani Berisha (BD) dhe Haziz Hodaj (LDK) me nga 8.5 për qind përkatësisht 7.0 për qind të pyetjeve të përgjithshme.

Përfaqësuesi i KDI-së në Prizren, Naim Cahanaj thotë se anëtarët e Kuvendit të Komunës së Prizrenit gjatë seancave të mbajtura në periudhën janar-qershor 2014 kanë bërë gjithsej 71 pyetje nga të cilat gjithsej 47 për qind kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ndërsa 53 për qind e pyetjeve kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Prizrenit.

“Anëtarët e LVV-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 35.2 për qind të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LDK-së me 28.2 % të pyetjeve të përgjithshme”, thotë Cahanaj. /PrizrenPress.com/

Numri i lartë i aksidenteve në komunikacion, shqetësues

0

Aksident 4Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion po rrit rastet që po përfundojnë me fatalitet, thonë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Një gjë të tillë e pohojnë edhe mjeket e Qendrës emergjente në QKUK, ku sipas tyre me ardhjen e bashkëatdhetarëve në Kosovë vërehet rritje e kërkesave të pacientëve për trajtim në këtë qendër.

Numri i lartë i aksidenteve në komunikacion është shqetësues për shumë qytetarë të Kosovës. Këto raste jo rrallë herë po përfundojnë edhe me fatalitet thotë për Radio Kosovën zëdhenësi i policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Në sezonën veror kryesisht në muajtë korrik dhe gusht është e vërtet që këmi një shtim të qarkullimit të automjeteve në komunikacionin rrugor në Kosovë duke e parë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve tanë që vijnë në Kosovë. Ne e kemi bërë një analizë në tre mujorin e parë të këtij viti ku mund të themi se ka pasur aksidente më pasoja fatale”, thekson ai.

Lëndimet e shkaktauara nga aksidentët po dyshim se po shtojnë edhe nevojën e kërkesave për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së, thotë Dr Avdush Bajgora mjek në këtë qendër.

”Mund të them që pacientët e lënduar në trafik janë mergimëtarë tanë. Kështu që shkaku kryesor sipas mendimit tim është se infrastruktura e rrugëve ndryshon prej Kosovës nga vendet perendimore kah vijnë”, theksoi ai.

Ndërsa njëri nga bashkatëdhetaret tani i cili pushimet po i kalon në vendlindje ka kritika të shumëta jo vetëm në Policinë e Kosovës, por edhe të qytetarët të cilët mendojnë se vetëm bashkatëdhetarët janë fajtorë të aksidenteve.

”Nuk janë krejtë diaspora, po janë do që janë ma të ri edhe këtu ka problem shumë se fillimishtë kur të shkojshë të rrethi shumica nuk dinë kush ka përparsi e kush jo. Edhe një vërejtje e kam të policia, sa kam mujtë më vërejt une nuk janë duke u sjellë mirë me mergimëtaret, sepse kur t’i ndalin kerret shumicën i ndalin me tabela të huaja menjeherë i denojnë. Këtu po na terheq vendi jonë Kosova edhe pse po na kushton shumë shumë ma shumë shtrejt prap po vijmë këtu”, tha ai.

Por, zëdhënësi i policies, Kelani thotë se shqiptimet e dënimeve janë të barabarta pa dallim çfarë targa posedojnë.

Protestë për pyetjet e gabuara

0

Mjeksi-Pyetjet e gabuaraStudentët e Departamentit të Mjekësisë kanë paralajmëruar se do të protestojnë para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues. Gazeta Tribuna ka raportuar më 30 korrik se në provimin pranues në drejtimet Stomatologji, Farmaci dhe Kimi janë lëshuar shumë gabime, gjë që kanë bërë që shumë studentë të bien nga provimi.

Të hënën (sot) do të bëhet e ditur se kur do të protestohet për këtë çështje. “Protesta organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj padrejtësisë së ushtruar ndaj studentëve në provimin pranues, me ç’rast për shkak të gabimit teknik nga ana e Universitetit, mbi 50 studentë kanë mbetur pa u pranuar”, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ. Në raportimin e gazetës zyrtarë të UP-së kanë pranuar se gabimet ishin teknike dhe nuk kanë ndikuar në listat e të pranuarve.

Ardian Gola nga Rektorati ka thënë se testi është përpiluar mirë ndonëse e pranon faktin se janë bërë pa dashje disa lëshime teknike në tri pyetjet nga hartuesit. Madje ai ka potencuar se hartuesit e testit janë profesorë të shkolluar në Zvicër dhe Francë dhe se nuk kanë organizuar teste të kimisë. Megjithatë, siç kanë vlerësuar ekspertët e fushave për të cilat janë ankuar kandidatët, lëshimet teknike nuk kanë afektuar përmbajtjen shkencore të pyetjeve dhe përgjigjeve të sakta në test dhe si të tilla, këto shqetësime të dala në opinion janë të pabaza./Tribuna/

Gjykata në Prizren mban tetë seanca gjyqësore

0

Gjykata-qekiqiNë Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahen sot vetëm tetë séance gjyqësore.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj njoftoi se Departamenti për Krime të Rënda do t’i mbaj 4 seanca gjyqësore, Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 2 seanca dhe Departamenti i Përgjithshëm do t’i procedojë 2 seanca gjyqësore. /PrizrenPress.com/