3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Numri i lartë i aksidenteve në komunikacion, shqetësues

Aksident 4Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion po rrit rastet që po përfundojnë me fatalitet, thonë zyrtarë të Policisë së Kosovës. Një gjë të tillë e pohojnë edhe mjeket e Qendrës emergjente në QKUK, ku sipas tyre me ardhjen e bashkëatdhetarëve në Kosovë vërehet rritje e kërkesave të pacientëve për trajtim në këtë qendër.

Numri i lartë i aksidenteve në komunikacion është shqetësues për shumë qytetarë të Kosovës. Këto raste jo rrallë herë po përfundojnë edhe me fatalitet thotë për Radio Kosovën zëdhenësi i policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Në sezonën veror kryesisht në muajtë korrik dhe gusht është e vërtet që këmi një shtim të qarkullimit të automjeteve në komunikacionin rrugor në Kosovë duke e parë edhe ardhjen e bashkatdhetarëve tanë që vijnë në Kosovë. Ne e kemi bërë një analizë në tre mujorin e parë të këtij viti ku mund të themi se ka pasur aksidente më pasoja fatale”, thekson ai.

Lëndimet e shkaktauara nga aksidentët po dyshim se po shtojnë edhe nevojën e kërkesave për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së, thotë Dr Avdush Bajgora mjek në këtë qendër.

”Mund të them që pacientët e lënduar në trafik janë mergimëtarë tanë. Kështu që shkaku kryesor sipas mendimit tim është se infrastruktura e rrugëve ndryshon prej Kosovës nga vendet perendimore kah vijnë”, theksoi ai.

Ndërsa njëri nga bashkatëdhetaret tani i cili pushimet po i kalon në vendlindje ka kritika të shumëta jo vetëm në Policinë e Kosovës, por edhe të qytetarët të cilët mendojnë se vetëm bashkatëdhetarët janë fajtorë të aksidenteve.

”Nuk janë krejtë diaspora, po janë do që janë ma të ri edhe këtu ka problem shumë se fillimishtë kur të shkojshë të rrethi shumica nuk dinë kush ka përparsi e kush jo. Edhe një vërejtje e kam të policia, sa kam mujtë më vërejt une nuk janë duke u sjellë mirë me mergimëtaret, sepse kur t’i ndalin kerret shumicën i ndalin me tabela të huaja menjeherë i denojnë. Këtu po na terheq vendi jonë Kosova edhe pse po na kushton shumë shumë ma shumë shtrejt prap po vijmë këtu”, tha ai.

Por, zëdhënësi i policies, Kelani thotë se shqiptimet e dënimeve janë të barabarta pa dallim çfarë targa posedojnë.

Më Shumë

Liria zyrtarisht bie nga Superliga

Liria edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë, ndonëse ishte dorëzuar kohë më pak. Skuadra prizrenase gjashtë xhiro para fundit nuk ka më gjasa...

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur — mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Edicioni i këtij viti...

Lajmet e Fundit