25.9 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 7740

Blloku s’është unik për “Tribunalin”

0

Kuvendi Kosoves 14-17Ndryshimi i ligjeve dhe i Kushtetutës me qëllim të funksionalizimit të Gjykatës Speciale, nuk e ka të sigurt mbështetjen, jo vetëm nga një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, por as nga të gjithë deputetët e koalicionit paszgjedhor, të cilët pretendojnë ta udhëheqin shtetin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Janë të paktën tre deputetë të Nismës për Kosovë dhe dy deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata që nuk kanë votuar në pranverë pro themelimit të një gjykate, e cila do të merrej me krimet e pretenduara nga ushtarë të UÇK-së.

Është fjala për Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn dhe Haxhi Shalën nga Nisma dhe Daut Haradinajn e Time Kadriajn nga AAK. Krasniqi, asokohe si kryetar i Kuvendit, pati abstenuar, Limaj pati munguar, ndërsa Shala pati votuar kundër. Ndërsa Haradinaj e Kadriaj të dy i kanë thënë haptas Jo, vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale.

Tribuna ka insistuar të marrë një qëndrim nga Krasniqi, por ai nuk është treguar i gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjeve të gazetës, për sa kohë që deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, e ka pranuar se ende nuk e ka të qartë nëse do të votoj pro ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale../tribuna/

Thaçi edhe “lyps edhe krenar”

0


Thaci14-17a
Edhe në propozimin për qeverinë gjithëpërfshirëse PDK-ja nuk është në gjendje që ta japë postin e kryeministrit. Kjo parti është në gjendje që të heqë dorë nga të gjitha postet e tjera, përfshirë këtu edhe postin e kryetarit të Kuvendit vetëm për ta krijuar një qeveri të spektrit të gjerë, por ne asnjë variante nuk e lëshon nga dora ekzekutivin.

I dyti i PDK-së, Hajredin Kuçi, i kontaktuar nga “Zëri” ka qenë i rezervuar në deklarimin e tij, duke thënë se çështja e posteve “është çështje që diskutohet në mes subjekteve politike dhe në këtë drejtim nuk mund të paragjykojë “..

Obama sot ka ditëlindjen

0

Obama2Sot presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka 53 vjetorin e lindjes.

Sipas certifikatës së tij të lindjes, thuhet se presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, ka lindur me 4 Gusht të vitit 1961 në ora 19:24.

Nëna e Obamës është Ann Stanley Dunham, një Kaukaziane, ndërsa babai i tij ishte Barack Hussein Obama, afrikan. Ann ka lindur në Ëichita të Kansasit, ndërsa Barack ka lindur në Kenia të Afrikës Lindore.

Ndërkaq, stafi i tij, ka disa ditë që ka nisur një “fushatë” ku ftohen njerëzit nga e gjithë bota që t’ia urojnë atij ditëlindjen, nëpërmjet kartolinave online.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma do t`i ç`rehatoj të rehatuarit e PDK-së

0

ramushi, limaj  mustafa8 ministra të qeverisë në largim, disa zëvendëskryeministra si dhe vet kryeministri në largim Hashim Thaçi janë duke e shkelur Kushtetutën e Kosovës pasi në të njëjtën kohë po ushtrojnë funksione ekzekutive dhe e kanë të verifikuar mandatin e deputetit.

Qeveria në largim e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës po e ka të vështirë të pajtohet me faktin se është qeveri në largim dhe se nuk ka të drejtë të marr vendime të rëndësishme ekzekutive.

Pavarësisht se u është konfirmuar mandati i deputetit kryetarit, të PDK-së Hashim Thaçit dhe tetë ministrave në detyrë nuk po iu bëhet vonë për të marrë vendime në qeverinë e Kosovës.

Kështu, ata po thyejnë nenin 72 të kushtetutës në bazë të të cilit nuk ekziston baza juridike që në të njëjtën kohë dikush që i është verifikuar mandati i deputetit të udhëheqë me ekzekutivin ose të ushtroj poste ekzekutive.

Nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e autostradës Prishtinë- Shkup, emërimi i ish-deputetit Ramiz Lladrovci në postin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri dhe “rehatimi” i shumë figurave kyçe të PDK-së nëpër poste të ndryshme jashtë dhe brenda vendit, janë vetëm disa nga vendimet që i mori qeveria Thaçi pas përfundimit të mandatit të saj. /Bota Sot

Gorani: Qeveria gjithëpërfshirëse, joreformiste

0

Dukagjin_Gorani1Analisti politik Dukagjin Gorani e ka vlerësuar të gabueshme idenë për një qeveri gjithëpërfshirëse që është propozuar nga PDK-ja.

Ai ka deklaruar se kjo lloj qeverie do të ishte konformiste, shkruan Epoka e re.

Gorani ka thënë se qëllimi i një qeverie gjithëpërfshirëse do të ishte stabiliteti ndërpartiak në Kuvend, e jo angazhimi për reforma legjislative, politike apo ekonomike.

Gorani ka treguar se e vetmja dobi nga një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë dhe BE-në në rreth marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim.

Policia shkel ligjin duke tentuar të blejë vetura

0

Policia  Kosoves-ShqiperiseGjykata e Tenderëve ka konstatuar shkelje të Ligjit të prokurimit nga ana e Policisë së Kosovës në tenderin për furnizim me vetura.

Tenderi 4.2-milionësh OSHP-ja ka urdhëruar që të anulohet dhe i njëjti të kthehet në ritenderim. Policia e Kosovës ka dështuar të furnizohet me vetura që nga viti 2011, kur për herë të parë e ka hapur tenderin,shkruan KD.

Policia e Kosovës ka bërë sërish shkelje të Ligjit të prokurimit në tentim për t’u furnizuar me vetura. Gjykata e Tenderëve ka konstatuar se Policia e Kosovës ka bërë specifika teknike favorizuese për një prodhues, duke i diskriminuar prodhuesit e tjerë të veturave. Ajo ka urdhëruar që tenderi të anulohet, dhe gjatë ritenderimit të hiqen specifikat teknike që janë diskriminuese për shumë marka të veturave.

Kosova me telashe brenda e jashtë

0

QeveriaKosoves-NdertesaPolitikë e prodhimit të problemeve të brendshme dhe të jashtme e kanë përshkuar analistët politikën kosovare.

Kur flasin kështu ata u referohen zhvillimeve paszgjedhore, raportit të kryeprokurorit ndërkombëtar Clint Williamson, për krimet e supozuara të UÇK-së, si dhe problemit në rritje me ekstremizmin fetar mysliman.

Politologu Behlul Beqaj ka thënë se sa i takon situatës së ndërlikuar politike pas zgjedhjeve të muajit të kaluar zgjidhja ekziston. “Zgjidhja është e thjeshtë për ata që janë të interesuar për zgjidhje. Duhet respektuar vullneti politik i shumicës” ka thënë ai.

E Fisnik Korenica, jurist nga organizata Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke iu referuar situatës delikate politike me krijimin e institucioneve, ka thënë se nëse partitë politike i hyjnë “lojës” së kontestimeve procedurale për çdo vendim politik, atëherë kjo betejë politike dhe kjo bllokadë politike hyn në rrugën e pafund./Koha  Ditore/

Krasniqi: Pas Allahut, amerikanët na sollën lirinë

0

Shefqet Krasniqi-hoxhaImami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi thotë se nuk mund të besoj se qeveria amerikane nuk do t’iu lëshojë viza për një kohë atij dhe dy imamëve tjerë, Irfan Salihut dhe Enes Ramës.

“Unë tash sa kuptova prej medieve, asgjë nuk di në këtë drejtim, askush as nuk me ka paralajmëruar e as që më ka thënë gjë. Mbase edhe mund të jetë spekulim nga mediet, si material për konsum, pasi që veç jemi mësuar me to”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për Indeksonline.

Krasniqi thotë se e ka vlerësuar dhe vazhdon ta vlerësoj lart ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, duke shtuar se: “Gjithmonë amerikanët i kam trajtuar dhe i trajtoj me respekt nëpër ligjëratat e mia, ku disa herë e kam potencuar se ata pas Allahut na kanë sjellë lirinë”.

“Madje edhe për liritë fetare, unë e kam marr shembull Amerikën dhe kam kërkuar se: Ne duam një islam anglo-amerikan- në kuptimin e mbrojtjes së lirive fetare dhe praktikimit të lirshëm të Islamit në vendet e tyre”, është shprehur Imami Krasniqi.

Megjithatë, Krasniqi ka pranuar se asnjëherë nuk ka shfaqur dëshirën për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se asnjëherë nuk ka aplikuar për vizë amerikane.

E krejt në fund Krasniqi thotë se “nuk beson dhe nuk do të besoj se demokracia amerikane vendos restrikcione ndaj një personi si Dr. Shefqet Krasniqi vetëm për një fjalë goje, kur dihet amerikanët janë shembull për demokraci dhe iri të shprehjes”.

Ndryshe, mediet kanë raportuar se sipas raportit vjetor të qeverisë amerikane, disa imamëve dhe drejtuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës, nuk do t’u lëshojë viza për një kohë, për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe antisemite në mesin e predikuesve fetarë.

SHBA nuk japin viza për disa imamë e udhëheqës të BIK-ut

0

bikDisa imamëve dhe drejtuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës, SHBA-ja nuk do t’u lëshojë viza për një kohë, mëson Kohavisioni.

Ky hap vjen pas raportit vjetor të qeverisë amerikane që vë në pah rritjen e gjuhës urrejtëse dhe antisemite në mesin e predikuesve fetarë.

Imamët Shefqet Krasniqi, Irfan Salihu dhe Enes Rama, janë ata të cilëve u është përmendur emri në këtë raport. Po ashtu, këta imamë pritet të hyjnë në listën e zezë të presidentit të SHBA-së, Barack Obama.

Në raportin e Qeverisë amerikane për liritë fetare, përmendet edhe rizgjedhja për herë të tretë e kreut të Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Tërnava, që sipas këtij raporti ishte e manipuluar.

Rihanna promovon parfumin e ri “Rogue Man”

0

Rihanna-Rogue ManAtmosfera bëhet “sexy” kudo ku shfaqet Rihanna. Kjo sepse performanca e saj është e mrekullueshme dhe shumë joshëse.

Për të prezantuar parfumin të ri “Rogue Man” ajo vendosi që të postojë disa foto në “Twitter”. Në fotot bardhë e zi ajo shfaqet shumë sensuale teksa pozon me një model i mbuluar i gjithi me tatuazhe.

Gjithashtu, para pak ditësh u fotografua e veshur “casual” në një restorant në Manhatan. Kohët e fundit nuk ka prezantuar një projekt të ri muzikor, por po punon fort për albumin e radhës.

Turi koncertor i artistes nis më 7 gusht së bashku me Eminem, pas suksesit të duetit të fundit “Monster”.