10.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Blloku s’është unik për “Tribunalin”

Kuvendi Kosoves 14-17Ndryshimi i ligjeve dhe i Kushtetutës me qëllim të funksionalizimit të Gjykatës Speciale, nuk e ka të sigurt mbështetjen, jo vetëm nga një pjesë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, por as nga të gjithë deputetët e koalicionit paszgjedhor, të cilët pretendojnë ta udhëheqin shtetin në mandatin e ardhshëm katërvjeçar. Janë të paktën tre deputetë të Nismës për Kosovë dhe dy deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ata që nuk kanë votuar në pranverë pro themelimit të një gjykate, e cila do të merrej me krimet e pretenduara nga ushtarë të UÇK-së.

Është fjala për Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn dhe Haxhi Shalën nga Nisma dhe Daut Haradinajn e Time Kadriajn nga AAK. Krasniqi, asokohe si kryetar i Kuvendit, pati abstenuar, Limaj pati munguar, ndërsa Shala pati votuar kundër. Ndërsa Haradinaj e Kadriaj të dy i kanë thënë haptas Jo, vazhdimit të mandatit të EULEX-it dhe themelimit të Gjykatës Speciale.

Tribuna ka insistuar të marrë një qëndrim nga Krasniqi, por ai nuk është treguar i gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjeve të gazetës, për sa kohë që deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Time Kadrijaj, e ka pranuar se ende nuk e ka të qartë nëse do të votoj pro ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale../tribuna/

Më Shumë

Ndërron jetë mësimdhënësja, Drita Zogaj -Krasniqi

Ka ndërruar jetë mësimdhënësja, Drita Zogaj Krasniqi Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë vë ditur drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta...

Stresi ironizon me ish-banorët e BBVK

Stresi ka nisur koncertet e para pasi doli fitues nga Big Brother VIP Kosova.Reperi së fundmi performoi në një klub nate në Tiranë ku...

Një gazetar ideal

Vjedhje në Rahovec

Lajmet e Fundit