28.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025
Home Blog Page 7746

Cameron: Të tregojmë se nuk u frikësohemi rusëve

0

DavidCameron5-23Kryeministri britanik David Cameron ka thënë se NATO duhet të rishikojë sa është i zoti t’i mbrojë anëtarët e vet nga kërcënimet potenciale ushtarake të Rusisë e në dritën e krizës ukrainase, njofton Reuters.

“NATO gjithmonë ka dashur të jetë partner me Rusinë, jo kërcënues, por është e qartë se Rusia e sheh NATO-n vetëm si kundërshtar. Duhet ta pranojmë faktin se bashkëpunimi i viteve të fundit aktualisht është i pamundur për shkak të hapave ilegalë rusë te fqinjët e Aleancës dhe ne duhet të rishikojmë me ç’parime të udhëhiqemi në marrëdhëniet me Rusinë”, tha Cameron.

“Të gjithë aleatët e NATO -s kanë ndihmuar në përgjigjen e Aleancës në krizë dhe duhet të merremi vesh për prani të fuqishme në Lindje të Evropës për t’ia bërë me dije Rusisë se as NATO dhe as anëtarë e saj nuk janë të frikësuar”.

Tërbim deti

0

Skender Berisha

Çeli sytë e thellë deti
kaltër kaltër i çeli
një copë loti
në sytë e mi mbeti

tërbim prej së thelli
në mua diçka therri
pastaj valë mbi valë
shfryu shumë mallë

mbylli sytë deti i vrarë
te syri loti i bardhë
që përplaset
te shkëmbi i heshtur

symbyllur i ra rërës
gjurmët e mia prishi
me qiellin njësh u bë
sot sa shumë më tha
sa shumë.

Skender Berisha

Françeska e “BB”: Shenja në vithet e mia

0

Françeska e “BB”Ish-banorja seksi e “Big Brother”, Françeska, është diskutuar këto ditë për një foto ku shfaqet me bikini. Ajo e ka publikuar vetë foton që shihni më poshtë, por këtë herë, përveç pamjes së bukuroshes, komentuesve u ka rënë në sy një shenjë që ajo ka në të pasmet e saj.

Kështu, gjatë gjithë javës, Françeska është vënë sërish në qendër të vëmendjes nga agjencitë e ndryshme të lajmeve apo në statuse të rrjeteve sociale. Bukuroshja nuk e pëlqen aspak faktin që diskutohet vazhdimisht për lajme të tilla. “Nuk dua të diskutohem më për të tilla gjëra. Shenja në të pasmet e mia është nishan. Nuk jam çmendur akoma, që të nxjerr trupin me shenja në foto”, – sqaron ajo për “Bluetooth”.

Pyetjes sonë nëse bukuroshja është duke jetuar një lidhje dashurie siç përflitet, ajo i është përgjigjur me një “jo” të madhe. “Nuk kam të dashur. Vazhdoj të jem ‘single’, ndaj mjaft më vutë të dashur djem 17-vjeçarë që i kam thjesht shokë. Edhe nëse do kem një lidhje, nuk dua ta flas nëpër media. S’kam pse e bëj publike”, – rrëfen e revoltuar bukuroshja e ekranit. Aktualisht Françeska vazhdon të punojë si menaxhere në një prej lokaleve të natës në Tiranë. Po ashtu, ajo vazhdimisht realizon sete fotografike profesionale, dhe njëherësh është angazhuar me xhirimet e një seriali shqiptar.

Diktatori: Në fotot e nënës

0

helidon-gjergji-e-mages-11-200x200Pas një karriere në galeri të ndryshme arti në Europë apo SHBA ku jeton tani, Helidon Gjergji vjen për herë të parë me një ekspozitë personale në vendin e tij. Punët e tij janë komentuar në revista të njohura për artin pamor, por ajo çfarë i ka munguar gjithnjë artistit ka qenë komunikimi me median dhe publikun që flet gjuhën e tij. “E-Mages” e ka quajtur ai ekspozitën, e cila u hap dje në Galerinë Kombëtare të Arteve. Një video-instalacion, i cili hulumton të shkuarën, por dhe hap debate mbi rrjetet sociale, rolin që po marrin çdo ditë e më tepër në shoqëri. “Video-instalacioni, ‘E-Mages’ (imazh në internet, elektronik), është një lojë fjalësh me imazhin se si ai ka ndryshuar tani në kohën e internetit, ndryshe nga imazhi në letër. Ideja e projektit ka ardhur nga mediat sociale, të cilat janë dominuese në të gjithë botën. Është një reflektim mbi këtë situatë, duke qenë se fëmijët që lindin sot, pothuajse nuk e njohin letrën”, thotë Gjergji. E për ta treguar forcën e “Facebook”-ut dhe imazheve që ai përcjell, Gjergji ka zgjedhur një fabul, e cila të çon në kohë në Rusinë staliniste, në një epokë që i kujton diktaturën komuniste.

“Kam ardhur me një pjesë të historisë sime personale. Isha 20 vjeç kur komunizmi ra. Mendoj që personalja mbetet gjithnjë personale, dhe në art ajo duhet të marrë një dimension më të gjerë”, thotë Gjergji. Vetëm një artist që ka jetuar komunizmin mund të kuptojë atë çfarë ka ndodhur në Rusinë e largët. “Video-instalacioni im, ‘E-Mages’, sjell një histori të sajuar për nënën e Stalinit, Ketevan Geladze, e cila ka hapur një profil në ‘Facebook’ dhe çdo ditë hedh foto të familjes.

Në ekranin e madh që projektohet në muret e Galerisë së Arteve mund të shohësh Stalinin fëmijë në krahët e Geladzes, adoleshent apo në momente të tjera familjare. Kjo familje duket kaq e lumtur, ashtu si mijëra njerëz në rrjetet sociale që e fshehin realitetin e tyre. Shoqëruar me një vals nga Shostakovitch (të orkestruar nga Andrea Rieu), këto imazhe fshehin gjithçka nga njeriu që bëri aq krime njerëzimit. Kjo video, si ‘një matrioshka (kukull) ruse hiperreale’, projektohet fillimisht mbi një pasqyrë të thyer e më pas pasqyrohet e copëzuar në mur. Në jetën reale jeta e Ketevan Geladze nuk ka qenë e lumtur. Ajo u martua me Besarion Jughashvilin kur ishte 17 vjeçe. Dy fëmijët e parë i vdiqën vetëm pak pas lindjes. Fëmija i saj i tretë dhe i vetëm Joseph (Stalini) u rrit në një ambient të dhunshëm. Babai e dhunonte atë dhe të shoqen.

Njëherë ai e torturoi atë aq shumë, sa Stalini fëmijë doli jashtë dhe kërkoi ndihmë, duke thënë: ‘Ndihmë ai po e vret nënën!’. I ati do të largohej nga shtëpia pas dhembjeve që shkaktoi. Ajo punoi në familjet e tregtarëve çifutë duke mbledhur të holla për shkollimin e djalit. Ajo donte ta bënte atë Peshkop… Kur Stalini drejtonte Rusinë, nëna e tij jetonte në pallat në Kaukaz. Në një dhomë të vogël ajo shkruante letra në gjeorgjisht, pasi nuk arriti asnjëherë të mësonte mirë rusisht. Ai e vizitoi atë edhe pas revolucionit, dhe në momente zemërimi i kujtonte fëmijërinë. Kjo është me disa fjali jeta e Ketevan Geladze, të cilën Stalini e thërriste Keke që në faqen e saj në ‘Facebook’, duket kaq e lumtur.

Videoja nuk projektohet direkt në mur, por projektohet në një pasqyrë, e cila më pas e reflekton në mure. Kjo punë është realizuar nga Gjergji vite më parë, dhe është ekspozuar në disa galeri arti në botë. Ai zgjodhi të sillte Stalinin në Galerinë e Arteve si një moment reflektimi për të shkuarën, por dhe për faktin se këtu i sheh njerëzit të fiksuar pas rrjeteve sociale”. Asnjë lloj pasqyrimi nuk jep të vërtetën, por është thjesht pasqyrim. Unë e thyej pasqyrën në një farë mënyre edhe për t’i zgjuar njerëzit: kjo është pasqyrë, është sipërfaqe dydimensionale, realiteti qëndron diku tjetër”, thotë ai. Pasqyra dhe thyerja e pasqyrës është për të treguar se interneti vetë nuk është realitet, është pasqyrim i diçkaje.

Zgjedhja e Stalinit si personazh për këtë video, erdhi për faktin se figura e tij është më e njohur në botë se diktatori shqiptar Hoxha. “Arti nuk është një pasqyrë e vendosur përpara realitetit, por më së shumti një çekan që i jep formë”, do të shprehej Breht. Por Gjergji vendos të bëjë të kundërtën. Ai reflekton mbi realitetin duke e riformuar, duke përdorur një kornizë strategjike, më shumë se një çekan. “Duke bërë një gjë të tillë çon sinjale alarmi dhe jo atë final, siç bën një çekan. Duke treguar realitetin të jepet mundësia që ta riformosh në një mënyrë të thjeshtë, duke sugjeruar strategji dhe jo duke u imponuar, siç bën një çekan”, thotë ai. Helidon Gjergji ka lindur më 1970-n dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve, Tiranë, në vitin 1994, në Akademinë e Arteve të Bukura të Napolit në vitin 1996, dhe ka një Master për Artet Pamore nga Universiteti Northwestern në Çikago, SHBA. Ai ka qenë pjesëmarrës në Bienalen e Venecias. Nga viti 2004 jeton dhe punon në Nju Jork.

Fotoja e parë e Zahos me motrën dhe vëllain

0

Zaho i  ramesNdërsa jo më larg se dje, kryeministri Edi Rama falenderoi publikisht bashkëshorten e tij Linda, për sjelljen në jetë të djalit të tyre Zaho, duke e cilësuar të voglin shumë king, një foto na e vërteton këtë fakt.

Zaho Rama, djali i kryeministrit, shfaqet për herë të parë me nje foto në publik, falë motrës Rea dhe vëllait Gregori, që e kanë ndarë kënaqësinë e lindjes së tij, me miqtë e tyre në Facebook.

Kjo foto, i bashkon ata të tre së bashku.

Drejtorët nuk ia respektojnë vendimin

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk po mund t’i kontrollojë veprimet e drejtorëve të Ekzekutivit. Ata nuk janë duke ia respektuar as vendimin e tij, për mosshfrytëzimin e veturave zyrtare për shkuarjen në punë-shtëpi.

Muja në fillim të mandatit të tretë ka marrë vendim që të mos shfrytëzohen veturat zyrtare nga drejtorët për ardhjen në punë. Ndërkaq, ky vendim ka mbetur vetëm në letër. Drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit, vazhdojnë t’i përdorin veturat zyrtare për të shkuar në punë-shtëpi.

Ata i kanë obliguar vozitësit që të shkojnë t’i marrin herët në mëngjes në shtëpi,para fillimit të rregullt të punës.

Burimet e ‘PrizrenPress’-it brenda Komunës së Prizrenit tregojnë se vendimi i kryetarit Ramadan Muja, për mosshfrytëzim të veturave zyrtare nga drejtorët është respektuar vetëm në muajt e parë.

“Në fillim drejtorët e kanë respektu vendimin e kryetarit dhe nuk i kanë shfrytëzu veturat zyrtare për me ardhë në punë,por tash më nuk janë ka i kqyrin letrat Mujës”,tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i Komunës së Prizrenit.

“Nuk keni nevojë më m’besu mua. Dilni në ora 7:00 të mëngjes dhe i shihni vetë me sy veturat e Komunës duke shkuar në shtëpi të drejtorëve”.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë ndërkaq se vendim i kryetarit Ramadan Muja për mosshfrytëzim të veturave për shkuarjen e drejtorëve në punë-shtëpi ende është në fuqi.

“Ai vendim është ende në fuqi”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Ai nuk është në dijeni për mosrespektimin e këtij vendimi nga drejtorët e Ekzekutivit. “Unë e di që ai vendim është në fuqi dhe po respektohet”, tha shkurt Berisha.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja në fillim të mandatit të tretë kishte marrë vendim që drejtorët e Ekzekutivit të mos i shfrytëzojnë veturat zyrtare për shkuarjen në punë-shtëpi. Ai ishte arsyetuar se vendimi ka për qëllim që të ulë shpenzimet për derivate të Komunës. /PrizrenPress.com/

Gaza, 101 të vrarë dhe 350 të plagosur në Rafah

0

gazaTë paktën 101 palestinezë janë vrarë dhe 350 të tjerë janë plagosur që prej ditës së djeshme nga sulmet ushtarake izraelite pas zhdukjes së një ushtari izraelit, që mendohet të jetë marrë peng në Rripin e Gazës, pranë Rafahut, sipas një bilanci të ri forcve të shpëtimit.

Flet terroristi Lavdrim Muhaxheri: Do t’ia pres kokën çdokujt që tradhton

0

Lavdrim MuhaxheriNjeriu që postoi foton e tij duke ia prerë kokën një të riu në irakian, 25 vjeçari nga Kosova Lavdrim Muhaxheri, ka thënë në një intervistë përmes internetit se çdokujt që tradhton do t’ia pres kokën.

Në një bisedë me Gazetën Dita në Tiranë, djaloshi që ka ekzekutuar (prerë kokën) dhe e ka shfaqur në internet video, thotë se atë veprim e parasheh Kurani.

“19 vjeçari është kapur si spiun dhe dispozita në Kuran për atë që tradhton myslimanët është ekzekutimi. Çdo kriminel dhe spiun i qeverisë së malikit merr dënimin e merituar. Mua më akuzojnë se kam prerë kokën e një njeriu? Po nuk kam bërë asgjë më tepër se ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës. Fotot e këtyre krimeve të UÇK-së i kam nxjerrë edhe në Facebook-un tim me i pa e gjithë bota”, shprehet ai.

Ai rrëfen se edhe në Kosovë e botë ka armiq.

Ja cilët janë sipas tij armiqtë: “Enisi, Shefqeti, Gëzimi, Arifhikmeti, Gazeta Express, Shijat, Saudija, Kuvajti, Sahavatet, OKB, CNN, BBC, Assadi, Sissi, janë bashkuar me një zë kundër Hilafetit islamik nuk po e kuptojnë të mjerët që Allahu i ndihmon muxhahedinat kundër Shirkut e kutirit”, thotë Muhaxheri.

Kur shqiptarët ishin “turq që luftojnë kundër turqve”

0

turqitJo vetëm administrata osmane i është përmbajtur këtij koncepti, kur myslimanët i ka trajtuar si “turq”, pavarësisht kombësisë reale të tyre. Këtë ekuacion të rremë e kanë zbatuar për shumë kohë, deri në shekullin XX edhe zyra e kancelari perëndimore.

“Turq luftojnë kundër turqve” është nxjerrë nga një relacion nga Himara, bërë nga mitropoliti i Durrësit, Simeon Lascari, më 12 mars 1661. Ky mes tjerash flet edhe për dy fshatra, Progonat e Dukat, të cilët në atë kohë ishin ngritur kundër Portës së Lartë. “Dukati…”, shkruan mitropoliti, “është një fshat me një mijë banorë, të cilët janë turq kryengritës (si trova una terra delta Ducades, fa anime due mille, e qui sono anche Turchi ribelli)”. Gjithashtu, vazhdon ai, “ndodhet aty edhe fshati Progonat që bën gjithsej dy mijë banorë edhe ata janë turq që luftojnë kundër turqve (terra detta progonates, fa anime due mille turchi…che combattono centro Turchi)”.

Rihanna ‘ndan’ Brownin me Tran

0

rihana5559Një ndarje tjetër ka ndodhur mes këngëtarin të popit Chris Brown dhe Karrueche Tran. 

Bukuroshja 26 vjeçare siç duket nuk e ka pëlqyer faktin që Chris ka bërë “like” një foto të një fansi i cili kishte bashkuar Chrisin me Rihannën, ish e dashura e yllit të popit.

Pasi ka parë këtë Karrueche ka ndërruar numrin e telefonin që këngëtari të mos e shqetësonte më.

Megjithatë Chris Brown për momentin po feston suksesin e këngës së tij “Loyal” e cila fitoi 1,000,000 disqe platiniumi.