9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Drejtorët nuk ia respektojnë vendimin

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja nuk po mund t’i kontrollojë veprimet e drejtorëve të Ekzekutivit. Ata nuk janë duke ia respektuar as vendimin e tij, për mosshfrytëzimin e veturave zyrtare për shkuarjen në punë-shtëpi.

Muja në fillim të mandatit të tretë ka marrë vendim që të mos shfrytëzohen veturat zyrtare nga drejtorët për ardhjen në punë. Ndërkaq, ky vendim ka mbetur vetëm në letër. Drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit, vazhdojnë t’i përdorin veturat zyrtare për të shkuar në punë-shtëpi.

Ata i kanë obliguar vozitësit që të shkojnë t’i marrin herët në mëngjes në shtëpi,para fillimit të rregullt të punës.

Burimet e ‘PrizrenPress’-it brenda Komunës së Prizrenit tregojnë se vendimi i kryetarit Ramadan Muja, për mosshfrytëzim të veturave zyrtare nga drejtorët është respektuar vetëm në muajt e parë.

“Në fillim drejtorët e kanë respektu vendimin e kryetarit dhe nuk i kanë shfrytëzu veturat zyrtare për me ardhë në punë,por tash më nuk janë ka i kqyrin letrat Mujës”,tregon me kusht anonimiteti një zyrtar i Komunës së Prizrenit.

“Nuk keni nevojë më m’besu mua. Dilni në ora 7:00 të mëngjes dhe i shihni vetë me sy veturat e Komunës duke shkuar në shtëpi të drejtorëve”.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë ndërkaq se vendim i kryetarit Ramadan Muja për mosshfrytëzim të veturave për shkuarjen e drejtorëve në punë-shtëpi ende është në fuqi.

“Ai vendim është ende në fuqi”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Ai nuk është në dijeni për mosrespektimin e këtij vendimi nga drejtorët e Ekzekutivit. “Unë e di që ai vendim është në fuqi dhe po respektohet”, tha shkurt Berisha.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja në fillim të mandatit të tretë kishte marrë vendim që drejtorët e Ekzekutivit të mos i shfrytëzojnë veturat zyrtare për shkuarjen në punë-shtëpi. Ai ishte arsyetuar se vendimi ka për qëllim që të ulë shpenzimet për derivate të Komunës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hamza: Qytetarët e dinë, kur unë them diçka, e realizoj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se përkrahja e tij për këtë post do të jetë nga...

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva–Drita

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të. Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante....

Dhimbja

Lajmet e Fundit