34.2 C
Prizren
E enjte, 14 Gusht, 2025
Home Blog Page 7829

Lara Stone e rrethuar me ujq!

0

Lara Stone-modeleModelja më e kërkuar e momentit Lara Stone është rikthyer angazhimeve në karrierë një vit pas lindjes së djalit të saj. Kohëve të fundit ajo ka pozuar për revistën “Vogue” që e kishte organizuar miku i saj Kate Moss. E rrethuar me dy ujqër dhe me një fustan të zjarrtë, Lara tregoi që është rikthyer t’i mbërrij majat e suksesit në karrierë.

Supermodelja më e kërkuar e momentit Lara Stone, ka pozuar për revistën “Vouge” të organizuar nga miku i saj Kate Moss. E rrethuar me dy ujqër, me “Gothik make-up” dhe një fustan mëndafshi të zjarrtë nga Versace me shirit të vlerës 1436 £, Lara pozoi në një dhomë antike të rrethuara me një mini-bibliotekë. Ajo është kthyer në formë të mahnitshme vetëm një vit pasi lindi djali i saj Alfred dhe duket më e mrekullueshme se kurrë më parë. Stone dukej me një humor të mirë për promovimin e veshjeve për stinën e vjeshtës ndonëse vera sjell më shumë dëshirë dhe vullnet për krijimin e kreacioneve.

Veshja që ajo mbante gjatë pozimit nuk është vetëm për ditët e errëta. Ajo është e përsosur për muajt e verës dhe do të jetë i bukur po të vishet me një palë sandale me thembra të larta.

Lara gjatë muajve kur ishte shtatzënë pësoi ndryshime në trupin e saj saqë përmasat e saj ishin “mjaft tronditëse”. Por pas lindjes së djalit, ajo është rikthyer përsëri angazhimeve të saja në karrierë dhe është paraqitur si imazhi i firmës L’Oreal.

“Ndryshimet në trupin ishin marramendëse dhe unë patjetër doja që pas lindjes të kthehem ashtu siç kam qenë më herët pasi fytyra ime dhe trupi im janë ato prej të cilave jetoj” ka thënë Stone.

Lara po ashtu ka theksuar se do të ketë edhe projekte të tjera në të cilat do të punojë intensivisht.

Kim Kardashian në rrugë të mbarë, plot 73 ditë martuar

0

Kim Kardashian-Kaney West-just marriedDuke u bazuar në hitoritë e saj të mëparshme kur Kim i tha ‘PO’ Kanye West në altar, në mediat rozë filluan të qarkullonin fjalë ndodhta edhe baste për kohëzgjatjen e martesës së tyre.

Martesa e saj me basketbollistin Kris Humphries në tetor të 2011 zgjati vetëm 72 orë, këtë herë kjo martesë duket se do zgjasë më shumë se me basketbollistin.

Ndërkohë Kim ka qënë e ftuar në emisionin e Jimmy Kmmel veshur më një bust e cila I nxirrte në pah gjoksin e saj të bëshëm dhe krahëve kishte hedhur një mantel mëndafshi të gjatë e cila sigurisht që i mbulonte format e saj.Teksa ka mbërritur pranë studios dhjetra fansa e kanë pritur bukuroshen duke I kërkuar asaj selfie dhe autografe.

Në emisiont Kim ka folur për historinë pas ‘dasmës perfekte’ me Kanye West e cila kujton motrwn e saj “Khloi e cila konsumoi aq shumë alkool nw festwn time tw beqarisw sa mezi është ngritur në mëngjesin e dasmës, madje dhe tualetin ia kanë bërë teksa ka qënë në gjumë” shprehet duke qeshur.

Kim gjithashtu foli dhe për të bijën e saj North madje drejtuesi I emisionit vuri Kim në provë se sa shpejt mund të ndërronte një fëmijë, sigurisht që Kim fitoi çmimin.

Latifi: Idriz Vehapi dështoi në Rahovec

0

SmajlLatifi-rahovecIsh-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka kritikuar mënyrën e qeverisjes nga kryetari aktual Idriz Vehapi. Ai vlerëson se për shtatë muaj qeveria aktuale e Vehapit nuk ka demonstruar vullnet dhe vizion të punës.

“Besoj se qeveria komunale e Rahovecit gjatë kësaj periudhe nuk ka demonstruar vullnet veprues, plan pune, vizion të zhvillimit dhe nuk ka dëshmuar se ka filluar të përmbushë premtimet parazgjedhore”, thotë Latifi për “PrizrenPress’.

“Ky është edhe një argument i fortë se kjo qeveri nuk është e gatshme për të kryer punë në interes të qytetarëve”.

“Si asnjëherë më parë në komunën e Rahovecit janë ulur këmbëkryq dhe kërcënojnë hapur lufta e dukshme për interesa personale dhe grupore, punësime të disa militantëve pa kriter me kontrata mbi vepër etj”.

“ Po ashtu në frymën e përmbushjes së interesave të ngushta, Kuvendi Komunal i Rahovecit, me datën 30 korrik 2014, vendosi që të avancojë në këtë drejtim, ku me ndryshimet e kontestuar nga ana e MAPL-së në statutin e komunës, themeloi një drejtori të re, “Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”.

“Pas ankesave, vajtimeve dhe lotëve të derdhur për më shumë se 7 muaj për të ashtuquajturat borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar, justifikimeve banale nga ana e tyre për mungesë plani të qeverisjes dhe fakteve të shumta të mospunës, kryetarit Vehapi dhe qeverisë së tij duket se i ka dalë boja”.

“Ashiqare, shihet se kryetari Vehapi gjen mjete për themelim të drejtorive të reja, punësim të militantëve etj., ndërkaq kur është fjala për investime dhe projekte zhvillimore të komunës, ende ankohet dhe vajton”./PrizrenPress.com/

‘Blloku’: Të ndalojnë praktikat korruptive të qeverisë në largim

0

Limaj-Mustafa-Haradinaj14

(E plotësuar) Vakuumi institucional po e dëmton rëndë Kosovën, është vlerësimi që koalicioni paszgjedhor i partive opozitare e ka bërë sot përmes një komunikate dërguar mediave.

LDK-AAK-Nisma gjithashtu vlerëson se “praktikat korruptive po vazhdojnë edhe në këto ditët e fundit të kësaj qeverisje”, ndërsa koalicioni ka kërkuar “me ngulm që të ndalohen këto praktika”.

Ata e kanë akuzuar PDK se duke dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese po kërkon me ngulm të mbes në pushtet, ndërsa vlerësojnë se me krijimin e qeverisë prej tyre,”njëherë e përgjithmonë do të përfundoj epoka e pasurimit përmes praktikave korruptive.

“Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar”, njoftohet gjithashtu përmes komunikatës së koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Ata gjithashtu thonë se integrimet euroatlantike do të kenë përkushtimin e plotë të koalicionit.

“Blloku” ka dalë edhe një program qeveritar:

PROGRAMI QEVERITAR

Të ndalet keqqeverisja dhe të bëhet ndërrimi i pushtetit ka qenë sfidë për qytetarët e Kosovës. Megjithatë, nevojat e qytetarëve të Kosovës shkojnë përtej ndaljes së keqqeverisjes.

Qytetari i Kosovës ka nevojë për rend dhe ligj, zhvillim ekonomik, arsim më të mirë dhe shërbime shëndetsore të duhura. Praktikat korruptive duhet dhe do te ndalen me çdo kusht dhe menjëherë.

Njëherë e përgjithmonë do të përfundoj epoka e pasurimit përmes praktikave korruptive.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar.

Ne jemi të përkushtuar që të kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e Kosovës, të vendosim rend dhe ligj si dhe të nxisim zhvillim të shpejtë ekonomik në Kosovë. Arsimi, shëndetësia dhe resorët e tjerë do të kenë trajtimin e duhur dhe që nga dita e parë e Qeverisjes ky trajtim do të vërehet.

Në Kosovë do të ndodhë ndryshimi rrënjësor ku po përfundon një mentalitet i gabuar qeverisës dhe po fillon një epokë e re për Kosovën. Ne në këtë proces presim ndihmën dhe bashkëpunimin e tërë qytetarëve të Kosovës.

INTEGRIMET EUROATLANTIKE

Kauza jonë është Kosova e integruar në të gjithë mekanizmat Euroatlantik. I gjithë programi ynë do të jetë i fokusuar në arritjen e kësaj kauze. Nuk do të fajsojmë të tjerët për mos punën tonë. Të gjithë mekanizmat shtetëror do të vihen në funksion të plotë të anëtarsimit dhe realizimit të qëllimit për një Kosovë Europiane.

 

Takohet Blloku

Takimi i radhës së liderëve të Bllokut LDK-AAK-Nimsa mbahet të martën, prej orës 12:00, në Zyrën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës.

Takimet e liderëve opozitarë po vazhdojnë edhe më tutje me qëllim të koordinimit të hapave të mëtutjeshëm për zgjidhjen e çështjes së Kryeparlamentarit në kushtetuese dhe më pas formimin e Qeverisë që do të udhëhiqte me vendin në katër vitet e ardhshme.

Gani Geci është larguar nga Kosova?

0

GaniGeci7-06Familja Geci bëjnë të ditur se sipas të gjitha gjasave Gani Geci e ka lëshuar Kosovën “për arsye të sigurisë së tij”.

Vëllezërit Geci bëjnë të ditur se Ganiu është i gatshëm të lajmërohet në organet e drejtësisë në Kosovë, “por pasi të qetësohet situata dhe pasi të kemi siguri për vënien e drejtësisë në vend”.

“Ne dhe Ganiu nuk kemi siguri as në burgjet e Kosovës. Ne kemi drojën se atij mund t’i montohet ndonjë atentat edhe në burgje të Kosovës, sepse jemi dëshmitarë se gjendja në burgjet e Kosovës është tepër e pa sigurt. Por ne premtojmë se në rrethanat normale Ganiu do të kthehet në Kosovë dhe do të përgjigjet për veprimet e tij”, thotë për Bota press njëri prej vëllezërve Geci.

Begaj takohet me përfaqësuesit e UNHABITAT-it

0

002 (1)Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune,Catarina Camarinas, zyrtare e zyrës së UNHABITAT-it në Kosovë. Begaj e Camarinas kanë biseduar për dy projekte që janë duke u realizuar në Malishevë, ai i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) dhe zgjerimi i urës në Malishevë.

 Me këtë rast kryetari Begaj, e ka falënderuar zyrtaren e UNHABITAT-it, për përkrahjen e kësaj zyre, në hartimin e PZHK. “Hartimi i PZHK-së, është një punë e madhe, por që frytet e saj do të shihen në të ardhmen”, tha Begaj, duke e marrë shembull zgjerimin e urës kryesore në Malishevë. Kryetari Begaj, dha edhe vërejtjet e tij lidhur me vonesat ne hartimet e ligjeve dhe udhëzimeve të nevojshme, pasi sipas tij “kjo vonës po ndikon drejtpërdrejt edhe në zhvillimin e komunave”.

 Camarinas, duke lavdëruar PZHK-në, tha se “ Malisheva është komuna e vetme e cila e ka të hartuar planin zhvillimor komunal në përputhshmëri me ligjin për planifikimin hapësinor. Por vonesa në hartimin e këtij ligji dhe tani vonesa në nxjerrjen e udhëzimit administrativ, është duke e vonuar edhe finalizimin e PZHK-së në Malishevë, pasi projekti i përkrahjes së UNHABITAT-it, përfundon këtë vit, ndërsa duke shumë e vështirë nxjerrja e udhëzimit para përfundimit të projektit”.

 U vlerësua lartë edhe puna në zgjerimin e urës kryesore në Malishevë, projekt i cili gjithashtu realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Malishevës dhe UNHABITAT-it./PrizrenPress.com/

Komuna e Prizrenit lë në harresë Konferencën e vet për UNESCO

0

Prizren-shtepia bardheNë kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë muajve të fundit ka hulumtuar çështjen e implementimit të rekomandimeve të dala nga Konferenca dy ditore “Prizreni dhe UNESCO – Alternativat e Përfshirjes”, të organizuar nga Komuna e Prizrenit më 16 dhe 17 maj të vitit 2013 në Prizren.

Në bazë të informatave që monitoruesit kanë grumbulluar nga zyrtarët përgjegjës komunal del se ekzekutivi i Prizrenit nuk ka ndërmarrë masa për zbatimin e asnjërit prej rekomandimeve të kësaj Konference, për organizimin e të cilës ishin shpenzuar mbi 4 mijë e 500 euro nga buxheti komunal.

Raporti mbi zhvillimet e Konferencës pos pjesës përmbledhëse ka edhe kapitullin e konkluzioneve dhe rekomandimeve që përmban 13 pika, në të cilat parashihen veprime të ndryshme që duhet ti ndërmerr komuna e Prizrenit në bashkëpunim me institucionet tjera shtetërore e rajonale për tu përgatitur gradualisht për procesin e aplikimit në UNESCO.
Mirëpo përgjigjet e marrë nga zyrtarët komunal konfirmojnë se ekzekutivi lokal i Prizrenit nuk e ka zbatuar asnjërin prej tyre dhe nuk ka ndonjë plan në këtë drejtim.

Zyrtarët përgjegjës të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport janë përgjigjur se kjo drejtori “deri më tani nuk ka marrë kurrfarë njoftimi për hapat e mëtejmë që mund të jenë bërë pas
Konferencës së organizuar për mundësinë e përfshirjes së qytetit të Prizrenit në UNESCO”. DKRS ka njoftuar se Konferenca është organizuar nga zyra e ish-nënkryetarit të Komunës së Prizrenit, Ruzhdi Rexha.

Ish-nënkryetari Rexha ka njoftuar se rekomandimet janë prezantuar te Kryetari i Komunës gjatë një mbledhjeje të kolegjiumit të drejtorëve, me vërejtjen se ato duhet të implementohen dhe se asnjë hap nuk është ndërmarrë pavarësisht premtimit se ato do të implementohen.
Nënkryetari aktual i Komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi ka njoftuar se “nuk ka marrë asnjë informatë nga asnjë drejtori apo organ tjetër i Kuvendit të Prizrenit, të cilët kanë ndërmarrë diçka në lidhje me rekomandimet e Konferencës”.

Në bazë të këtyre të gjeturave dhe vrojtimeve disa mujore të monitoruesve, EC Ma Ndryshe konstaton se Komuna e Prizrenit që prej qershorit të vitit 2013, sikurse edhe para kësaj date nuk ka treguar as më të voglin vullnet për të ndërmarrë ndonjë veprim konkret për inicimin e procesit të përfshirjes së Prizrenit në Listën Botërore të Trashëgimisë. Edhe pse organizimi i Konferencës do të mund të shërbente si momentum që Komuna e Prizrenit të nisë t’i bëj “detyrat e shtëpisë” për këtë aspiratë ambicioze, megjithatë ajo është dëshmuar si “nxënëse e dobët” që nuk qanë kokën shumë për këtë proces.

Edhe pse nga Konferenca në fjalë kishte dalë rekomandimi që të hulumtohet dokumentacioni i viteve të 70-ta, kur për herë të parë autoritetet e ish-Jugosllavisë patën iniciuar procedurën e aplikimit për qytetin e Prizrenit në UNESCO si dhe të kompletohet dokumentacioni dhe komunikimet e bëra nga institucionet e Kosovës me UNESCO-n nga viti 2000 e këndej, Komuna ka vazhduar të jetë pasive.

Ky rast edhe njëherë dëshmon se Komuna e Prizrenit nuk e ka prioritet trashëgiminë dhe ruajtjen e saj si dhe është njëra prej “kontribueseve” për degradimin e trashëgimisë kulturore, kryesisht për shkak të mosveprimit dhe pasivitetit të skajshëm.

Duke i marrë parasysh këto të gjetura, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Prizrenit që:

– Të sjellë në vëmendje të politikave të saja publike raportin e shkurtër mbi zhvillimet e Konferencës “Prizreni dhe UNESCO…” dhe të nisë menjëherë zbatimin e rekomandimeve të paraqitura në këtë raport, siç janë: fillimi i procesit të përgatitjes së Dosjes për Aplikim në UNESCO, hulumtimi i dokumentacionit të viteve të 70-ta dhe komunikimit nga viti 2000 me UNESCO-n, nisja e procesit të inventarizimit të aseteve kulturore të Prizrenit, Kufizimi i ndërtimeve të reja derisa të hartohen planet e konservimit, bashkëpunimi me qytetet e rajonit që janë në listën e UNESCO-s (përpos Beratit e Gjirokastrës, etj.

– Të mos shpenzoj mjete të buxhetit komunal në ngjarje e organizime, rezultatet e të cilave më pastaj nuk i trajton dhe nuk i implementon.

Ti nuk lexon

0

Edison YpiShkruan: Edison Ypi

Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavitesh. Por nuk je i qetë, nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa, xerxelera, grricje, kërruajtje. Je edison-ypi2011rrrrrrrrgjithë kohën i mërzitur. Ke probleme me shëndetin. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Hak e ke. Këto dhe të tjera taksirate i ke dhe do t’i kesh deri sa të ngordhësh. Sepse ti mor’ zotni, ti moj zonjë, ti mor’ djalë, ti moj vajzë, nuk lexon. Vendi yt ka vuajtur diktaturën më gjakatare të botës, gjatë së cilës u përdhosën të gjitha vlerat dhe u kultivuan e u himnizuan veset më të ndyra dhe më kriminale; pabesia, hajdutllëku, spiunllëku, dembelizmi.

Prej një çerek shekulli vendi yt nuk është më diktaturë, por vend i lirë ku fatet nuk i vendos 1 njeri i vetëm por vullneti i shumicës. Megjithatë ti gjithë kohën ankohesh. Ankohesh dhe do ankohesh, sepse ti nuk di, ti nuk kupton, ti s’ke se si të dish, ti s’ke sesi të kuptosh, sepse ti nuk lexon. Ti pi kafe dhe sodit njerëzinë. Habitesh, mendohesh, dhe nuk e gjen dot, se si dhe pse nuk janë të gjithë si ty, por njëri kështu e tjetri ashtu, dhe kafja të duket zeherr. Kafja zeherr e helm do të bëhet sepse ti, ngaqë nuk lexon, nuk do ta kuptosh kurrë madhështinë e laryshisë së karaktereve njerëzorë, të cilët po aq sa janë identikë, janë edhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndërsa pretendimi yt idiotesk që të gjithë të jenë si ty, domethënë që askush të mos lexojë, do ishte groposja për së gjalli e të gjithëve. Qëllon ndonjëherë që ti del në rrethinat e qytetit ku sheh shtëpi të reja, vila, oborre të rregulluara, jo rrallë edhe me shatërvane dhe pishina. Sa herë që kjo ndodh, ti nis e bërtet;
-Nuk janë bërë me punë të ndershme. Janë bërë me pare droge, me trafiqe, me dallavere.

-Ore eja në vete, të thotë ndonjëri që eventualisht të ndodhet pranë. Kanë punuar në kurbet duke ngritur llaç e beton në katin e shtatë e të tetë. Kanë bërë punën e vinçave dhe buldozerave. Këto shtëpi nuk i kanë ngritur në 1 ditë, por tullë pas tulle për vite të tëra. Shtëpitë e reja në Shqipëri janë me qindra mijëra. Eja në vete. Kaq drogaxhinj nuk ka gjithë bota.
E kotë. S’ka spjegim që të bind, s’ka argument që të sjell në vete ty që nuk lexon, ty që duke mos lexuar nuk kupton, duke mos kuptuar nuk ndjen.

Je vërdallosur ca kohë “jashtë shtetit”. U thua miqve, italiani është kështu, gjermani ashtu, greku i tillë, turku i atillë, dhe të gjithëve, deri edhe filipinit, u vë nga një nofkë. Përcaktimet që nuk guxon t’i bëjë asnjë dijetar dhe asnjë enciklopedi, guxon t’i bësh pa të lëvizur qerpiku ti që nuk lexon asgjë. A e kupton se çfarë shtaze të bën mos-leximi ?

Ti udhëton. Duke udhëtuar përmes bukurive të natyrës, pyjeve, grykave të maleve, rrjedhave të lumenjve, sheh aty-këtu ura të vjetra, mure të rrënuar kështjellash të lashta, fytyra të çuditëshme banorësh lokalë. Por ti nuk bën asnjë dallim mes pamjeve të tilla që i sheh të gjalla, dhe të njëjtave pamje në televizor. Ky tmerr e kjo llahtarë nuk ndodh për absolutisht asnjë arësye tjetër por vetëm sepse ti nuk lexon.

Ti i jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon
Ti nuk mban ment përmendësh monologun e Hamletit, ndonjërën nga Introduktat e Nolit, letrën e Tatjanës Onieginit, por mban ment batuta të pështira soc-filmash. Nuk lexon, prandaj.
Ti thua se diktatori bëri krime por bëri edhe disa gjëra të mira. E ke gabim. Gjëja më e mirë që bëri diktatori, është gjëja më e keqe që ekziston, ti që nuk lexon.

Ti voton, dhe të nesërmen e votimit pa pik’ turpi ankohesh ndaj atij ose atyre që votove vetë. Kjo ndodh sepse ti nuk lexon.

Brendinë e librave ti e përfytyron si muhabet kafeneje. Ky, ai, ai tjetri, trokiti në një natë dimri, hyri, u ul pranë vatrës, u ngroh mbi mangall, poqi gështenja mbi prush, u ankua nga majasilli, bërtiti, doli. Shumica e librave kështu janë vërtet. Por ti nuk e di se aq pak libra të mirë sa ka, janë me miliona herë më të vlefshëm se këta me acar dhe mangall, sepse ti nuk lexon. Nuk ke sukses me femrat. Dhe nis e i shan e mallkon kot së koti ato të shkretat. Ulu lexo, mëso të sillesh me to, bëju komplimenta, sa më inteligjente, sa më turbulluese, sa më të bukura. Nëse përsëri nuk u mbushet mendja, ulu lexo edhe më tepër.

Ti çfaqesh në Fejsbuk në foto me gjithato të ngrëna përpara. Është turpi më i madh, njëlloj sikur ta pështysh veten në surrat, më zi se ulja e brekëve tek Zogu i Zi. Por ty nuk të bën asnjë përshtypje. Ti vazhdon të dalësh në fotografi krenar dhe i pamposhtur fill pasi ke gromësitur me sa më tepër tasa dhe pjata të sapo boshatisura, gota të rrëkëllyera, mbeturina mishrash dhe mëlçirash të ngrëna përpara. Sepse ti nuk lexon. Sheh ndonjëherë në televizor shurdhmemeca që mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë. Habitesh pa masë, dhe thua me vete; Ç’u duhet këtyre fatkeqëve leximi ? Ndërkohë që fatkeqi, fatkatrani, fatpjerdhuri je ti që nuk lexon.

Ti që nuk lexon je nxitësi më i madh i grafomanëve, atyre delirantëve që presin të lëvdohen nga lexues inekzistentë si ty. Ti je gjithashtu edhe dekurajuesi më i madh i atyre që kanë diçka për të thënë, dinë ta shkruajnë dhe e shkruajnë, por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon.

Çfarë nuk bën ti që nuk lexon. Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, nuk punon ose punon pak dhe keq, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz. Përvojat e njerzimit, aftësitë, paaftësitë, sukseset, mossukseset, mediokritetet, gjenialitetet, Arti, Letërsia, të mirat, të këqiat, të ëmblat, të hidhurat, të gjitha janë nëpër libra, që ti nuk i lexon. Ti që nuk lexon je lënda e parë më e mirë e të gjitha të këqiave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medias së keqe. Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve. Ti që nuk lexon, je një lëvere dhe një këllirë që nuk i duhesh as dreqit. Boshllëkun e leximeve të munguara nuk e mbush dot materia e krejt Universit. Rrofsh e qofsh e qafsh, ti që nuk ke haber nga shiu i gërmave, stuhitë e paragrafeve, tornadot e kapitujve, zjarri i vargjeve, inkandeshenca e Poezive, simfonitë e Poemave, tërmetet e novelave, cunamet e romaneve.

Pse Vuçiq nuk e përmend Kosovën?!

0

Aleksandar Vucic2Pse kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuëiq, në fjalimin e tij me rastin e 100 ditëshit të Qeverisë së tij, në asnjë rast nuk e ka përmendur Kosovën?

Përfaqësues të koalicionit qeveritar konsiderojnë se “fajtor” për këtë është kriza politike në Kosovë pas zgjedhjeve parlamentare dhe kjo, sipas tyre, frenon zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

Opozita pohon se me “heshtjen kosovare” kryeministri dëshiron të fshehë rezultatet disfatiste të Qeverisë së tij në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Në Kosovë gjatë 100 ditëve në kuptimin politik nuk ka ndodhur asgjë. Pritet zgjidhja e krizës politike dhe formimi i Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe për t’u formuar Asociacioni i komunave serbe”, janë të një mendimi kryetari dhe anëtari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Vladeta Kostiq dhe Milovan Drecun, të dy deputetë të SNS-së.

Nënkoloneli i Policisë së Kosovës dyshohet për diplomë false

0

Kamer JanuzajNënkoloneli i Policisë së Kosovës i cili edhe është kryesues i Departamentit për Kontroll dhe Mbikëqyrje të kufirit, Kamer Januzaj, është pezulluar para disa javëve nga Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektorati të PK-së. Siç mëson Indeksonline, suspendimi i Januzajt lidhet me rastin e zyrtarit të AKI-së, Isuf Lumit, i cili ishte arrestuar nën dyshimin për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe për veprën penale të legalizimit të përmbajtjeve të pavërteta.

Jonuzaj dhe zyrtari i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Isuf Lumi dyshohet se në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë sa ishin koleg kishin bërë diploma fallco, tregon ky burim. Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë Arbër Beka ka treguar se rekomandimi për pezullim të Kamer Januzajt është bërë pasi që ndaj të njëjtit me autorizim të prokurorit është iniciuar procedura hetimore me dyshim se ai ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së pavërtetë.

“Më 17.07.2014 Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për zyrtarin e Policisë në fjalë për shkak se i njëjti mund të ndikojë në hetim. Bazuar në këtë rekomandim të IPK-së, Policia e Kosovës ka marrë vendim në të njëjtën datë për pezullim të përkohshëm”, ka thënë Beka. Ai më tej ka shtuar se, hetuesit e Inspektoratit Policor janë duke punuar në këtë rast dhe veprimet e mëtutjeshme do të zhvillohen në koordinim me prokurorin kompetent dhe në përputhje me autorizimet ligjore të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Kodit të Procedurës Penale.