11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

‘Blloku’: Të ndalojnë praktikat korruptive të qeverisë në largim

Limaj-Mustafa-Haradinaj14

(E plotësuar) Vakuumi institucional po e dëmton rëndë Kosovën, është vlerësimi që koalicioni paszgjedhor i partive opozitare e ka bërë sot përmes një komunikate dërguar mediave.

LDK-AAK-Nisma gjithashtu vlerëson se “praktikat korruptive po vazhdojnë edhe në këto ditët e fundit të kësaj qeverisje”, ndërsa koalicioni ka kërkuar “me ngulm që të ndalohen këto praktika”.

Ata e kanë akuzuar PDK se duke dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese po kërkon me ngulm të mbes në pushtet, ndërsa vlerësojnë se me krijimin e qeverisë prej tyre,”njëherë e përgjithmonë do të përfundoj epoka e pasurimit përmes praktikave korruptive.

“Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar”, njoftohet gjithashtu përmes komunikatës së koalicionit LDK-AAK-Nisma.

Ata gjithashtu thonë se integrimet euroatlantike do të kenë përkushtimin e plotë të koalicionit.

“Blloku” ka dalë edhe një program qeveritar:

PROGRAMI QEVERITAR

Të ndalet keqqeverisja dhe të bëhet ndërrimi i pushtetit ka qenë sfidë për qytetarët e Kosovës. Megjithatë, nevojat e qytetarëve të Kosovës shkojnë përtej ndaljes së keqqeverisjes.

Qytetari i Kosovës ka nevojë për rend dhe ligj, zhvillim ekonomik, arsim më të mirë dhe shërbime shëndetsore të duhura. Praktikat korruptive duhet dhe do te ndalen me çdo kusht dhe menjëherë.

Njëherë e përgjithmonë do të përfundoj epoka e pasurimit përmes praktikave korruptive.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar.

Ne jemi të përkushtuar që të kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e Kosovës, të vendosim rend dhe ligj si dhe të nxisim zhvillim të shpejtë ekonomik në Kosovë. Arsimi, shëndetësia dhe resorët e tjerë do të kenë trajtimin e duhur dhe që nga dita e parë e Qeverisjes ky trajtim do të vërehet.

Në Kosovë do të ndodhë ndryshimi rrënjësor ku po përfundon një mentalitet i gabuar qeverisës dhe po fillon një epokë e re për Kosovën. Ne në këtë proces presim ndihmën dhe bashkëpunimin e tërë qytetarëve të Kosovës.

INTEGRIMET EUROATLANTIKE

Kauza jonë është Kosova e integruar në të gjithë mekanizmat Euroatlantik. I gjithë programi ynë do të jetë i fokusuar në arritjen e kësaj kauze. Nuk do të fajsojmë të tjerët për mos punën tonë. Të gjithë mekanizmat shtetëror do të vihen në funksion të plotë të anëtarsimit dhe realizimit të qëllimit për një Kosovë Europiane.

 

Takohet Blloku

Takimi i radhës së liderëve të Bllokut LDK-AAK-Nimsa mbahet të martën, prej orës 12:00, në Zyrën e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës.

Takimet e liderëve opozitarë po vazhdojnë edhe më tutje me qëllim të koordinimit të hapave të mëtutjeshëm për zgjidhjen e çështjes së Kryeparlamentarit në kushtetuese dhe më pas formimin e Qeverisë që do të udhëhiqte me vendin në katër vitet e ardhshme.

Më Shumë

Intervenohet për ndalimin e rrjedhjes së ujit në lokacionin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit

Një problem i vazhdueshëm me rrjedhjen e ujit në lokalitetin arkeologjik në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit ka shqetësuar autoritetet që nga fundi i...

Tentim vrasje në Dragash: Dyshohet se dhëndri e ka plagosur vjehrrin

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash. Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka...

Lajmet e Fundit